Autor: Suad Avdiu

Kryeministri Hristijan Mickoski sot do ta vizitojë Komunën e Bërvenicës, me ç’rast do të marrë pjesë në lëshimin në përdorim të rrugës “Kosta Racin” në fshatin Bërvenicë. Projekti u financua nga Qeveria, me vlerë prej 9.211.939 denarë. Siç informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë, Mickoski do të marrë pjesë në lëshimin në përdorim të rrugës në fshatin Miletinë. Projekti përfshin asfaltimin e plotë të rrugës, një pjesë e së cilës u financua nga Qeveria me vlerë prej 5.425.315 denarë, ndërsa pjesa tjetër nga buxheti i Komunës së Bërvenicës, me vlerë prej 11.000.000 denarë.

Read More

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Në më shumë vende moti do të jetë jo-stabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 26 deri në 32 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të rrëmbyeshme të shiut. Gjatë ditës do të fryjë dhe erë e dobët deri në të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 17, ndërsa…

Read More

Vlen ka reaguar duke zbardhur të hyrat e disa familjarëve të zyrtarëve të BDI-së. “Partia e shpallur Non Grata nga faktori ndërkombëtar paska reaguar ndaj punësimeve të shqiptarëve në institucionet e shtetit. Ata përmes shpifjeve dëshirojnë të mbulojnë dështimet e tyre gjatë periudhës sa kanë qenë në qeveri për mbi dy dekada. Opinioni i gjerë shumë mirë e din se ata për 20 vjet u kujdesën vetëm për rehatimin e familjarëve të tyre edhe atë nëpër vende të punës ku paga mujore është shumëfish më e lartë nga ajo mesatare në RMV. Në vend se të japin llogari pse shqiptarët…

Read More

Policia kufitare ka ndaluar pesë emigrantë ilegalë nga Afganistani të strehuar në xhaminë e fshatit Kosturnik, raporton TV21. Një numër tjetër emigrantësh është kapur gjatë përpjekjes për t’u larguar nga zona. Autoritetet konfirmojnë se grupi i ndaluar do të transportohet në qendrën e emigracionit në Tabanoc për procedurat e mëtejshme. Banorët e zonës bëjnë me dije se kjo rrugë e emigrantëve shpesh sjell persona të dyshimtë që cenojnë sigurinë publike. Ata thonë se disa grupe kontrabanduese ose klandestine përfitojnë para duke organizuar ndalesa të emigrantëve në xhamitë e fshatrave kufitare gjatë transitimit nga Greqia për në Serbi./TV21

Read More

Kandidati i Aleancës për Kombëtare Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Likovës, Erkan Arifi, ka përcjellë një mesazh të fuqishëm nga fshati Llojan, duke theksuar bashkëpunimin dhe unitetin si garanci për një të ardhme më të mirë. “Bashkë, me Llojanin në zemër!” – ka shkruar Arifi, duke shoqëruar postimin me mesazhin e qartë të vizionit të tij për zhvillimin e komunës. Ai theksoi se AKI dhe besëlidhja janë forca që do të garantojnë ndryshim real dhe përfaqësim të denjë për të gjithë qytetarët e Likovës.

Read More

Zëvendësministri Arben Fetai ka zhvilluar sot një vizitë në Luginën e Preshevës, së bashku me profesor Nexhmedin Sadikun, kandidat për kryetar të Komunës së Likovës. Ata janë pritur nga kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani. Fetai tha se në takim është diskutuar për “spastrimin etnik administrativ” që po ndodh në Luginë përmes pasivizimit të adresave të shqiptarëve, të cilin e cilësoi si një padrejtësi që nuk mund të kalojë pa reagim. Në kuadër të takimit, palët u dakorduan për disa hapa konkretë: • Lehtësimin e kushteve për studentët nga Komuna e Preshevës; • Aktivizimin e bashkëpunimit trekëndësh Preshevë–Likovë–Gjilan; • Projekte të…

Read More

Kur në stadiume dhe tribuna publike, në praninë e udhëheqësve të shtetit, dëgjohen thirrje urrejtjeje dhe askush nuk mban përgjegjësi penale; kur përfaqësuesit më të lartë të pushtetit tallen duke thënë se “nuk kanë dëgjuar” ato thirrje, atëherë nuk bëhet më fjalë për incidente të izoluara, por për një klimë të qëllimshme nxitjeje dhe relativizimi të urrejtjes e cila nuk po ndalon. Kështu kanë thënë nga BDI, ndërsa reagojnë për kërcënimin e sërish të tifogrupit nga Manastiri “Çkembari”, të cilët dje paralajmëruan se dhuna ndaj shqiptarit nga Suedia do të përsëritet nëse dikush merr guximin dhe vesh bluzë apo veshje…

Read More

Gazetari Naser Selmani ka bërë të ditur se sot në mëngjes ka zbuluar se një person i panjohur ka dëmtuar me thikë gomën e makinës së tij të parkuar para ndërtesës ku jeton në Shkup. “Nuk i kam borxh askujt dhe nuk kam konflikt me askënd. Rastin e paraqita në polici dhe njoftova personalisht ministrin e Brendshëm, Pançe Toshkovski, nga i cili kërkova zbardhjen e autorëve dhe inspiratorëve të këtij akti kriminal”, shkroi Selmani. Ai tha se ministri i ka premtuar se policia do të punojë për zbardhjen e rastit. Selmani theksoi se është gazetar, qytetar i zakonshëm dhe anëtar…

Read More

Pasi kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski tha se ësht përgjuar ilagalisht nga ASK ai, gazetarët dhe bizinismenë, Bogdanka Kuzeska tha se LSDM kërkon deklasifikimin e menjëhershëm të të gjithë dokumentacionit që lidhet me akuzat për përgjime të paligjshme. “Mickoski thotë se dyshohet se është përgjuar, ndërsa drejtori i ASK-së e mohon dhe thotë diqka tjetër, se bëhet fjalë për mbledhjen e informacioneve rreth individëve të targetuar. Kush po gënjen këtu? Nëse ASK- ja nuk e sqaron rastin, do të bëhet e qartë se kjo është një tjetër përpjekje e dështuar për manipulim nga qeveria dhe keqpërdorim parazgjedhor. Ashtu si në…

Read More

Sadudin Ibrahimi u zotua se universiteti do të vazhdojë me zhvillim të menduar dhe ambicioz, duke zgjeruar ndikimin e tij në arsimin e lartë në vend dhe rajon Urim HASIPI Tetovë, 3 shtator – Pas shtatë vitesh në krye të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, largohet Abdylmenaf Bexheti dhe në vend të tij do të jetë Sadudin Ibrahimi. Me këtë rast në praninë e përfaqësuesve të korit diplomatik, rektorëve të universiteteve nga vendi, Shqipëria dhe Kosova, personaliteteve të jetës shoqërore e të biznesit, familjarëve, stafit akademik dhe studentëve, në Universitetin e Evropës Juglindore u mbajt ceremonia solemne e inaugurimit…

Read More