Autor: Suad Avdiu
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ashpër pas incidenteve të fundit të dhunës ndaj nxënësve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve. Në një deklaratë publike, Ibrahimi dënoi aktet e dhunës të ndodhura mbrëmjen e kaluar, duke theksuar se autorët tashmë janë vënë para drejtësisë. “E dënojmë ashpër dhunën e ushtruar mbrëmjen e kaluar ndaj nxënësve nga disa huliganë,” deklaroi ai, duke shtuar se institucionet janë të përkushtuara për të garantuar sigurinë dhe dinjitetin e çdo qytetari. Ibrahimi gjithashtu u shpreh kundër çdo forme dhune, presioni apo linçimi ndaj gazetarëve, duke theksuar rëndësinë e një media të lirë në funksionimin e një…
Në Klinikën e Kardiokirurgjisë nuk kryhen ndërhyrje kirurgjike për shkak të mungesës së anesteziologëve. Ministri i Shëndetësisë tha se si zgjidhje kanë iniciuar marrëveshje dypalëshe me Slloveninë për të bërë shkëmbimin e mjekëve. Ndërkohë, ai informoi se tetë dosje mjekësore i janë dorëzuar Komisionit të Brendshëm të sapoformuar për të hetuar parregullsitë e mundshme në lidhje me ndërhyrjet kardiologjike, të paraqitura nga një institucion i vetëm shëndetësor publik. “Për momentin jam i njoftuar me rastin se mungojnë njerëz profesional jo vetëm në kardiokirurgji dhe kardiologji por edhe në numrin më të madh të klinikave në Shkup mungon ose personel teknik,…
Giorgio Armani, stilisti legjendar italian që na mësoi të besojmë se koha nuk do të kalonte kurrë, ka ndërruar jetë sot në moshën 91 vjeç. Ai u shoqërua në momentet e fundit nga familja dhe Leo Dell’Orco, shoqëruesi i tij i 20 viteve të fundit. Lajmi ka tronditur botën e modës, pasi Armani punoi deri në fund. Vetëm pak ditë më parë, ai njoftoi blerjen e restorantit të njohur “La Capannina”, një gjest që e përshkroi si “emocional, një kthim në rrënjët e tij”. Aty, në vitet 1960, ai pati takimin vendimtar me Sergio Galeotti-n, i cili më vonë u…
Koalicioni VLEN ka dënuar ashpër dhunën ndaj dy nxënësve shqiptarë nga një pjesë e tifogrupit “Vojvodët” në Tetovë. Rastet e tilla, sipas VLEN-it, janë kujtim i keq nga e kaluara që po ringjallen para zgjedhjeve, e po keqpërdoren për t’i fryrë tensioneve ndëretnike. “Ne e përshëndesim reagimin e shpejtë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, të cilët në kohë rekord identifikuan dhe arrestuan disa prej grupit të tifozëve të dyshuar. Ky reagim i shpejtë është porosi e qartë dhe e prerë se incidente të tilla nuk do të lejohen dhe autorët nuk do të kalojnë pa ndëshkim, siç…
Në Komisionin e Brendshëm janë dorëzuar tetë raste të dyshuara ndërhyrjesh kardiokirurgjikale pa bazë mjekësore, të cilat do të shqyrtohen me hollësi, tha ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, lidhur me operacionet e paarsyetuara kirurgjikale në spitalet private, që si çështje u ngrit nga një mjek disa javë më parë. “Dua të ju informoj se deri te Komisioni i Brendshëm janë dorëzuar dosje mjekësore për tetë raste. Komisioni do ti shqyrtojë të gjitha me hollësi, me qëllim që të përcaktohet e vërteta mbi bazë të fakteve mjekësore. Komisioni nesër do të mblidhet dhe këto dosje do të jenë rastet e para…
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit dhe një nga zërat kryesorë të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bujar Osmani, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se koalicioni shqiptar i udhëhequr nga BDI synon një rezultat historik në zgjedhjet e ardhshme. “Ne presim të marrim rreth 150 mijë vota si AKI, ndërsa rreth 50–60 mijë vota për VLEN,” u shpreh Osmani. Ai theksoi se sipas të gjitha vlerësimeve, AKI do të renditet forca e dytë në nivel shtetëror, ndërsa VLEN, siç tha ai, “do të mbetet e pesta ose e gjashta.” “Për mua është me rëndësi që Aleanca Kombëtare…
Filipçe: 17.000 punëtorë më pak, studentët ikin jashtë, të rinjtë nuk shohin perspektivë në Maqedoni
Të rinjtë në Maqedoni sot jetojnë në një shtet që nuk po zhvillohet, një shtet ku nuk ka prosperitet, theksoi kryetari i LSDM-së, Dr. Venko Filipçe, gjatë takimit me studentët. Gjatë takimit, Filipçe theksoi se mungesa e një strategjie për përmirësimin e tregut të punës dhe varfëria në rritje janë vetëm disa nga arsyet për të cilat të rinjtë e shohin të ardhmen e tyre jashtë Maqedonisë. Statistikat tregojnë shifra të frikshme që tregojnë se të rinjtë po e lënë vendin, thonë nga LSDM. “Numri i personave të punësuar në vend është zvogëluar për mbi 17.000 veta. Për shembull, kam…
VLEN përmes një komunikate thekson se Bujar Osmani është takuar me Gruevskin në Budapest, dëshmitë së shpejti do të dalin në opinion. “Bujar Osmani jo vetëm që ka qenë në Budapest së bashku me familjen e tij, por atje është takuar privatisht me të arratisurin nga drejtësia e Maqedonisë. Përpjekja e Osmanit për t’u fshehur pas justifikimeve për “informacione të klasifikuara” dhe më vonë ta mohojë takimin në Fejsbuk, është dëshmi e dyfytyrësisë së tij. E vërteta është e qartë: takimi ka ndodhur, dhe provat do të publikohen së shpejti përpara gjithë opinionit. Fakt është që MPB ka dyshuar se…
Sektori për Punë të Brendshme – Kumanovë ngriti padi penale kundër R.E. (51) nga fshati Sllupçan, komuna e Likovës, Z.A. (59) nga Shkupi, N.B. (61) nga Manastiri, A.B. (59) nga Shkupi dhe S.K. (58) nga Shtipi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. “Më 30.05.2024, u krye kontroll në ambientet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë – Njësia Rajonale Kumanovë dhe nga inspektimi i listave të rregullsisë, u konstatua se punonjësi i parë i raportuar në Njësinë Rajonale Kumanovë në pozicionin nëpunës, në periudhën nga 01.12.2018 deri më 30.04.2024 nuk ka ardhur…
Në mbledhjen e mbrëmshme të Komitetit Ekzekutiv, OBRM-PDUKM caktoi 16 kandidatë të rinj për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të parashikuara më 19 tetor. Këta janë kandidatët që OBRM-PDUKM i caktoi mbrëmë: Sopishtë – Jane Micevski Kërçovë – Aleksandar Jovanovski Kriva Pallankë – Oliver Aleksovski Mavrovë-Rostushë – Oner Jakupovski Krivogashtani – Sasho Graorkovski Shuto Orizari – Erdjan Demir Krushevë – Niko Choneski Valandovë – Gjoko Kamchev Vinicë – Mitko Kostadinovski Demir Hisar – Nikola Najdovski Çeshinovë-Obleshevë – Jordan Kostadinov Radovish – Ljupço Pochivalec Çashkë – Dejan Andonovski Prilep – Dejan Prodanovski Strumicë – Petar Jankov Negotinë – Marija Naceva Komiteti…
