Autor: Suad Avdiu

Nisma “Me Biçikletë” reagoi ndaj interpretimeve të gabuara rreth ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Sigurinë Rrugore, duke theksuar se po krijohet konfuzion tek publiku nëse këmbësorët do të ndëshkohen për përdorimin e kufjeve. Sipas tyre, projektligji nuk parashikon penalitete për qytetarët që përdorin dy kufje ose një pajisje celulare gjatë ecjes në trotuare, zona për këmbësorë ose parqe. Penalitetet zbatohen vetëm për kalimin e rrugës ose shtigjeve të biçikletave me kufje në të dy veshët ose përdorimin e pajisjeve elektronike. “Në biçikletë” tregon palogjikshmëri dhe standarde të dyfishta në lidhje me përdoruesit e ndryshëm të rrugës. Kështu, shoferët e…

Read More

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se ka zbardhur rastin e sulmit fizik ndaj dy nxënësve të shkollës së mesme në Tetovë, një incident që ndodhi mbrëmë. Sipas policisë, mbrëmjen e së martës (03.09.2025) rreth orës 22:30 në rrugën e “Prilepit” në Tetovë është arrestuar N.Ç. (20) nga Tetova, ndërsa sot (04.09.2025) në orën 12:10 në rrugën “Ilindeni” është arrestuar edhe D.D. (23) nga fshati Radiovcë. Po ashtu, policia ka marrë në pyetje edhe 16 persona tjerë të mitur. Të dy të dyshuarit, së bashku me të tjerët, akuzohen se mbrëmë rreth orës 18:00 në rrugën “Blagoja…

Read More

Kreu i kuvendit Afrim Gashi caktoi për nesër seancë të Komisionit për mbikëqyrjen e punës së agjencive të sigurisë. Kërkesa erdhi nga deputetët e pushtetit por edhe opozitës të cilët kërkojnë që të hynë në Agjencinë për Siguri Kombëtare ku gjenden dokumentet lidhur me përgjimet joligjore nga viti 2019-2025 të cilat së fundmi i zbardhi kreu i këtij institucioni Bojan Hristovski. Seancën e Komisionit do ta udhëheq deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska, pasi kreu i tij Seknder Rexhepi ditë më parë theksoi se nuk ka mundësi të thërrasë seanca pasi nuk posedon certifikatë sigurie.

Read More

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vizituar dy nxënësit që u sulmuan mbrëmjen e kaluar në qytet, duke shprehur shqetësimin dhe solidaritetin me familjet e tyre. “Bashkë me familjet e tyre ndamë shqetësimin dhe dhimbjen për këtë akt të papranueshëm. Nuk do t’i normalizojmë kurrë raste të tilla. Dhuna nuk do të bëhet normë në Tetovë dhe nuk do të tolerohet. Është obligim i yni ta parandalojmë atë që në rrënjë”, theksoi Kasami. Ai vlerësoi reagimin e shpejtë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë dhe shtoi se ka garantuar para familjarëve se do të bëjë gjithçka…

Read More

Ky është një realitet i dhimbshëm që e kemi parë të përsëritet në shumë procese të rëndësishme kombëtare, kulturore e arsimore ndër dekada. Kjo ndodh kur historia shkruhet nga ata që ishin lojal ndaj pushtetit monist, por edhe nga ata që keqpërdorën fondet kombëtare, që flasin më shumë, e jo nga ata që i kontribuuan arsimit shqip duke sakrifikuar çdo gjë nga vetja. Ashtu siç minimizohen dhe heshten përpjekjet dhe kontributi i atyre që hapën paralelet e gjimnazit në vitin 1991, pa pëlqimin e pushtetit të kohës, në shkollën fillore “Vëllazërimi” (sot “Naim Frashëri”), me iniciativën e kolektivit dhe guximin…

Read More

Katërmbëdhjetë vëzhgues të misionit të ODIHR-it do t’i monitorojnë Zgjedhjet Lokale të vitit 2025. Kërkesat e tyre për akreditime për të vëzhguar Zgjedhjet Lokale u miratuan unanimisht nga anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 133-të. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, tha se nesër zyrtarisht do të kenë takimin e parë me përfaqësuesit e misionit vëzhgues të ODIHR-it, me ç’rast zyrtarisht do të fillojnë punën e tyre. “Informojmë publikun se nga nesër zyrtarisht do të kemi takim me përfaqësuesit e misionit vëzhgues të ODIHR-it dhe duke filluar nga nesër do të fillojë puna e tyre…

Read More

Fituesja e zgjedhjeve parlamentare të shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), pritet ta rikonfirmojë Albin Kurtin si mandatar për kryeministër të Kosovës në fundjavë, saktësisht një javë pasi kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli njëanshëm të përfunduar konstituimin e organit ligjvënës. Partitë ish-opozitare nuk pajtohen se Kuvendi është konstituuar, pasi ende nuk është zgjedhur nënkryetari i pestë dhe i fundit i Kuvendit nga komuniteti joshumicë serb. Por, LVV-ja ngul këmbë se duhet të ecet përpara me formimin e institucioneve prandaj edhe do ta mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë për të zgjedhur mandatarin për kryeministër. Këtë e konfirmoi për…

Read More

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka dënuar sulmin që ndodhi mbrëmë ndaj dy të rinjve shqiptarë në Tetovë. Sipas tij, në këtë shtet shqiptarët janë të pambrojtur dhe po sulmohen vetëm pse janë shqiptarë. Postimi i plotë i kryetarit të ASH-së, Arben Taravari: Në Tetovë janë sulmuar verbalisht dhe më pas janë rrahur dy të rinj shqiptarë sepse sipas agresorëve bëjnë problem që janë shqiptarë… Përveçse dënoj këtë krim, përveçse kërkoj zgjidhje ligjore urgjente, apeloj në të gjithë insitucionet ndërkombëtare të tregojnë vëmendje në mbrotje të popullit tonë që aktualisht është i përndjekur dhe i pambrojtur në këtë…

Read More

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se bota myslimane nuk mund të vëzhgojë në heshtje zhvillimet në Palestinë, duke theksuar se, siç tha ai, “zemrat dhe shpirtrat e të gjithë myslimanëve janë me Gazën dhe të shtypurit në të gjithë botën islame”. “Bota myslimane nuk mund të mbetet kurrë një vëzhguese e heshtur e situatës në Palestinë, përballë këtij rebelimi të një tirani, një të pafe të quajtur Netanyahu”, tha Erdogan. “Kjo është arsyeja pse, kudo që ka një mysliman në botë, zemra, mendja dhe shpirti ynë janë me ta. Kjo është arsyeja pse i perceptojmë të gjithë myslimanët si…

Read More

Lidhur me incidentin në Tetovë, kanë reaguar partitë politike. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se e dënon çdo lloj sulmi fizik por edhe retorikën e politikanëve që rasteve si kjo, siç tha, tentojnë t’u japin konotacion etnik. Ai thotë se është shumë me rëndësi që MBP të veprojë menjëherë dhe fajtorët të dalin para drejtësisë. “Retorika e politikanëve që për fat të keq e filloi BDI, në ngjarjet e tyre ku flisnin për ndarje etnike, kthim në vitin 2001, sepse nuk mund të prisni nga BDI të flet për arsim, për shëndetësi, ekonomi, investime e kështu me radhë. Ata të vetmen…

Read More