Autor: Suad Avdiu

Në Maqedoni, gjithnjë e më shumë njerëz po investojnë në apartamente, ambiente biznesi, garazhe, tokë dhe lloje të tjera të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme me qëllim që të fitojnë para duke i dhënë me qira. Megjithatë, sa nga këto të ardhura përfundojnë në të dhënat ligjore dhe sa në ekonominë hije është shpesh një temë debati. Sipas të dhënave nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP), në vitin 2024, gjithsej 71,671 tatimpaguesish raportuan të ardhura nga qiratë dhe nënqiratë. Kjo është më pak se në vitin 2023, kur 74,540 persona dorëzuan raporte të tilla. Pavarësisht numrit të reduktuar…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka prezantuar Strategjinë për Zhvillimin e Sektorit të Turizmit. “Ajo që vlen të theksohet është rritja e madhe nga Franca, Gjermania apo rritja nga Kina, India, Brazili apo Australia, Turqia ose Izraeli”, tha ai. Rama deklaroi se rritja në numër e turistëve nuk është më prioriteti, por rritja e cilësisë dhe rritja e vizitorëve që konsumojnë më shumë në Shqipëri. Vuri theksin te udhërrëfyesit turistikë të certifikuar që sot janë 1 mijë, strukturat akomoduese e deri te sistemi i administrimit të plazheve. “Kemi pasur zero ngjarje të rënda kriminale apo kemi pasur afro 70…

Read More

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri sot (05.09.2025), në orën 07:00, në territorin e RMV ka gjithsej 8 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilëve nuk ka aktive, 1 është nën kontroll dhe 7 janë të shuar. Nga atje thonë se zjari që është nën kontroll është në Komunën e Gjevgjelisë, gjegjësisht në Malin Kozhuf ku ka zjarr në sipërfaqe. “Zjarret e shuara janë në Komunën e Kavadarit – f. Vatasha (vegjetacion i ulët); Komunën e Likovës – mes fshatrave Sllupçan dhe Vaksicë (vegjetacion i ulët); Komunën e Strumicës – f. Dabillë (vegjetacion i ulët dhe kallamishte);…

Read More

Bujar Osmani është takuar me Gruevskin në Budapest, dëshmitë së shpejti do të dalin në opinion. Bujar Osmani jo vetëm që ka qenë në Budapest së bashku me familjen e tij, por atje është takuar privatisht me të arratisurin nga drejtësia e Maqedonisë. Përpjekja e Osmanit për t’u fshehur pas justifikimeve për “informacione të klasifikuara” dhe më vonë ta mohojë takimin në Fejsbuk, është dëshmi e dyfytyrësisë së tij. E vërteta është e qartë: takimi ka ndodhur, dhe provat do të publikohen së shpejti përpara gjithë opinionit. Fakt është që MPB ka dyshuar se BDI ka qenë aktivisht e përfshirë…

Read More

Bit Pazari nuk është vetëm një treg. Ai është zemra e Çairit dhe simbol i Shkupit. Prej dekadash aty takohen breza, aty ushqehen familje dhe aty njerëzit me punën e tyre të përditshme sigurojnë jetesën. Mirëpo, dihet se kushtet në të cilat punojnë tregtarët nuk janë të denja për mundin që ata japin. Është koha që kjo të ndryshojë. Kështu ka thënë sot gjatë një vizite në Bit Pazar, Bujar Osmani, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, ndërsa ka prezantuar Programin për kushte më të mira për tregtarët në këtë treg më të madhin në Shkup. Një nga hapat e…

Read More

Uniforma me të cilën do të identifikohen u përzgjodh, por ajo nuk do të jetë e lirë për t’u blerë. Me shumë se një pension i plotë do t’u duhet veteranëve të UÇK-së për ta bërë te veten kostumin e nderit, i cili kushton plot 350€. Kërkesë e veteranëve është që këto rroba, të cilat i dizajoni e filloi t’i prodhojë Ferid Berisha, i njohur me nofkën komandant “Shkupi”, t’i sigurojë shteti. Komandanti thotë që sasia po ia imponon edhe çmimin, ndonëse ankesën e bashkëluftëtarëve e arsyeton pasi e di që më shumë se 37 mijë veteranë janë pa punë.…

Read More

Në prag të zgjedhjeve lokale 2025, sot zyrtarisht do të fillojë vëzhgimi nga ana e misionit të OSBE/ODIHR-së, pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dje njëzëri i miratoi kërkesat për akreditimin e 14-të vëzhguesve ndërkombëtarë. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, në seancën e djeshme informoi se sot do të mbahet takim i parë zyrtar me përfaqësuesit e Komisionit vëzhgues, me çka edhe formalisht do të fillojë puna e tyre. “Njoftoj opinionin se prej nesër zyrtarisht do të kemi takim me përfaqësuesit e misionit vëzhgues të ODIHR-së dhe prej sot fillon puna e tyre dhe vëzhgimi zyrtar i zgjedhjeve. Ata do…

Read More

Sot mbushen 28 vjet nga vdekja e Shën Nënë Terezës. Me këtë rast sot nga ora 11:00 do të mbahet një meshë solemne kushtuar humanistes së madhe shqiptare në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Shën Nënë Tereza asnjë vepër të saj nuk e ka nisur pa adhuruar Zotin në Eukaristi. T’i përngjajmë edhe ne asaj me lutje e adhurim. E Lumja Nënë Tereza – Lutu për ne! Ejani ta nderojmë bijën tonë të shenjtë, Nënën e Njerëzimit, Ambasadoren e popullit tonë të lashtë!”, është thirrja për të marrë pjesë në meshën e të premtes në Katedrale. Shën Nënë Tereza,…

Read More

Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje gjashtë komisione – Komisioni për çështje ekonomike, punës dhe politikës së energjisë, Komisioni për politikë sociale, demografi dhe rini , Komisioni  për financim dhe buxhet, Komisioni për mbrojtje dhe siguri, Komisioni për politikë sociale, demografi dhe rini dhe Komisioni juridiko-ligjvënës. Para anëtarëve të Komisionit për çështje ekonomike, punës dhe politikës së energjisë janë Propozim ndryshimet e Ligjit për efikasitet energjetik,  Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ligjit për kooperativa, Ligjit për sistem njësportel dhe për mbajtjen e regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave të tjerë juridikë,  Ligjit për…

Read More

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 8 deri 18 gradë Celsius, ndërsa ajo ditore do të lëvizë prej 25 deri 36 gradë. Në Shkup, sot moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare, ndërsa do të fryjë edhe erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura do të jetë nga 16 gradë në mëngjes, deri 35 gjatë ditës. Për nesër, meteorologët paralajmërojnë mot me diell dhe…

Read More