Autor: Suad Avdiu
Zëvendës ministrja e transportit dhe infrastrukturës, Kaltrina Zekolli ka njoftuar se autostrada Kërçovë–Ohër po i afrohet gjithnjë e më shumë përfundimit, duke e cilësuar këtë projekt si një hap të madh për zhvillimin rajonal dhe krijimin e perspektivave të reja për qytetarët. Pas viteve të ngecjes, sot u lëshua në përdorim segmenti i ri nga Klimishtë deri në Ohër, me një gjatësi prej 17 kilometrash. Ky është një hap i rëndësishëm përpara drejt finalizimit të kësaj autostrade strategjike, që pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjet infrastrukturore dhe të nxisë zhvillimin ekonomik e turistik të rajonit.
Krerët e koalicionit VLEN kanë hapur sot shtabin zgjedhor në Prespë. Me këtë rast, kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, theksoi se ky rajon është simbol i traditave shqiptare dhe se VLEN do të jetë e pranishme kudo ku flitet shqip. Statusi i plotë i Zeqirija Ibrahimit: “Së bashku me krerët e koalicionit VLEN, hapëm sot shtabin zgjedhor në Prespë, një rajon ku traditat e lashta shqiptare ruhen me krenari. VLEN do të jetë në çdo cep ku flitet shqip, duke përfaqësuar në mënyrë dinjitoze. Ndryshimi ka filluar dhe gjithandej ndihet fryma e fitores!”
Koalicioni VLEN hapi sot zyrtarisht shtabin zgjedhor në Manastir, qytetin simbolik të Alfabetit të gjuhës shqipe. Në këtë aktivitet morën pjesë liderët kryesorë të koalicionit, të cilët shprehën vendosmërinë për të sjellë ndryshim në zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativës dhe një nga figurat udhëheqëse të VLEN-it, e cilësoi hapjen e shtabit si një akt me peshë simbolike: “Në Qytetin e Alfabetit, Manastir, kësaj here jo për të folur për shkronjat, rilindësit dhe kulturën, por për të hapur shtabin e fitores. Zëri i banorëve të Manastirit është zë i ndryshimit – që u dëshmua me 8…
Ish-pjesëtarja e UÇK-së, Shkodrande Dardhishta, e cila në moshën 16-vjeçare iu bashkua luftës për liri, rrëfen bisedën prekëse me nënën e saj para nisjes në front: “E lash nënën me një barrë të madhe shpirtërore. Më tha: ‘Çika jeme, po të përcjell në luftën e Kosovës sikur me të përcjell në dasmë. Asnjëherë mos e kthe kokën mbrapa dhe kurrë mos u pishman që po të çoj në këtë dasmë të madhe të shqiptarisë. Nuk e di nëse do të më bie rasti me të pa nuse me fustan të bardhë e me vello, por sot po të shoh ushtare…
Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, së bashku me kryetarin Iljas Veseli dhe shefin e shtabit komunal Senehat Murtezani, kanë zhvilluar sot një takim me banorët e Matkës. Ramadani prezantoi vizionin dhe projektet konkrete që synojnë të sjellin zhvillim dhe një të ardhme më të mirë për Matkën dhe Sarajin. Lidhur me këtë aktivitet, Blerim Bexheti ka shkruar: “19 tetori nuk është thjesht një datë zgjedhjesh, është një referendum kombëtar për të ardhmen tonë. Le ta fitojmë bashkë me Aleancën Kombëtare për Integrim!”
Avni Neziri – i njohur si “Pllumbi”, nga Çërkezi i Kumanovës, një prej themeluesve të BDI-së që nga viti 2002 dhe ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që nga ditët e para të luftës në fshatin Sllupçan dhe në tërë rajonin e komunës së Likovës ka vendosur të kalojë në radhët e VLEN-it. “Ky aderim shihet si një sinjal i rëndësishëm i rritjes së mbështetjes për VLEN, duke sjellë në gjirin e saj figura me histori të gjatë dhe me kontribut të madh kombëtar. Pak ditë më parë, VLEN-it dhe Izet Mexhitit iu bashkua edhe Naser Haliti, ish ushtar i…
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Ambientit, Izet Mexhiti tha se po merren masa shtesë dhe paralajmëroi dënim për ndërmarrjen publike të Komunës së Likovës, e cila ka vazhduar me hedhjen e mbeturinave në deponinë ilegale në Nikushtak. “Unë vetëm do të komentoj që dallimi është se ne pastrojmë, ata vazhdojnë të ndotin. Edhe kur e pastrojmë deponinë edhe kur e rrethojmë deponinë, fatkeqësisht opozita ose komunat që i udhëheqin ata, vazhdojnë t’i ndotin ato. Mirëpo këto ditë ne kemi marrë masa shtesë, do të vendosim kamera, do e dënojmë ndërmarrjen publike të komunës së Likovës, dhe do të mbyllet…
Në Çair u hap një kapitull i ri i shpresës dhe përfshirjes rinore. Kandidati për kryetar të komunës Bujar Osmani e lansoi projektin “Ti flet, Çairi ndryshon: Kutia e problemeve në Çair”; një nismë që synon t’i japë zë të rinjve me ide, propozime dhe vizione për komunën. “47% e qytetarëve të Çairit janë nën moshën 30 vjeçare. Kjo është një forcë e jashtëzakonshme, një energji që duhet kanalizuar në mënyrë institucionale. Ne nuk duam që rinia të ndihet e lënë pas dore, por të bëhet pjesë aktive e vendimmarrjes në komunë”, tha Osmani. Propozimi kryesor ishte që komuna e…
Mbi dhjetë mijë banorë të lagjes 146 në Tetovë e deri tek Reçica e vogël të cilët për vite të tëra kanë vuajtur mungesën e ujit, nga sot do të mund të kyçen në rrjetin e ri të ujësjellësit. Projekti i filluar kohë më parë, sot nga komuna e Tetovës është lëshuar në përdorim, ndërsa, ndërsa ka kushtuar mbi 700.000 euro. “Nga sot, kam kënaqësinë e veçantë që të promovojmë kyçjet e një pjese të këtyre banorëve apo që përfundimisht uji arriti edhe në këto shtëpi të qytetit tonë. Me një projekt të realizuar përfundimisht nga komuna e Tetovës dhe…
Në një intervistë për MIA-n, Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, konfirmoi se në të ardhmen do të ketë raste të reja që lidhen me krimin dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë, por gjithashtu theksoi se prokuroria publike dhe gjykatat nuk veprojnë në mënyrë të barabartë për të gjithë kundër të cilëve është ngritur një kallëzim penal dhe se në disa nga rastet nuk ka asnjë hap përpara nga prokuroria, transmeton Portalb.mk. “Absolutisht po. Ministria e Brendshme ka treguar gjatë viteve brenda Qeverisë së re se mund të ishte vepruar ndryshe, se mund të ishin ngritur kallëzime penale kundër një zyrtari të…
