Autor: Suad Avdiu
Aleanca për Shqiptarët reagon se Fondi Pensional dhe i Sigurimit Invalidor i Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar marrëveshje për shkëmbim elektronik të të dhënave me Fondin e Republikës Srpska, nën drejtimin e Milorad Dodikut – një politikan i shpallur fajtor nga Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës dhe i sanksionuar ndërkombëtarisht për shkelje flagrante të rendit kushtetues dhe mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare. “Në një kohë kur e gjithë bota demokratike po e izolon Dodikun, qeveria e Maqedonisë së Veriut nënshkruan marrëveshje me institucionet e tij, duke i dhënë oksigjen politik një figure të lidhur ngushtë me projektin…
Në disa rrugë rrugore që kalojnë nëpër përrenj dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla toke dhe ato pastrohen rregullisht. NP Rruget e Maqedonise apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. Ekipet e detyrës së NP Rruget e Maqedonise janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët.
Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta. Erëra të lehta deri mesatare, herë pas here erëra të forta veriore përgjatë lumit Vardar. Në Shkup, kryesisht me diell dhe ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, herë pas here e fortë veriore në disa pjesë të luginës.
Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në vendin e njohur si Garvanovo Andak në Berovë, duke alarmuar autoritetet dhe banorët. Kryetari i komunës, Zvonko Pekevski, ka bërë apel urgjent që të gjithë qytetarët të dalin dhe të ndihmojnë në shuarjen e flakëve së bashku me zjarrfikësit. Sipas të dhënave nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve në Bërovë, të gjitha forcat janë tashmë në terren, të mbështetur edhe nga Shërbimi Pyjor i Maleshevës nga Berova dhe Pehçeva. Situata është kritike pasi zjarri po përhapet me shpejtësi drejt Gradishçes dhe Tërsavicës, duke rrezikuar pasoja serioze për shkak të pyjeve të…
Fondi Pensional dhe Sigurimit Invalidor i Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar Marrëveshje për shkëmbim elektronik të të dhënave me Fondin e Republika Srpska. Marrëveshjen e nënshkruan drejtori i Fondit, Nikola Memov dhe drejtori i Fondit të Pensioneve dhe Sigurimit Invalidor të Republikës Srpska, Mlladen Miliq, ndërsa u tha se me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje përmbyllet rregullimi i shkëmbimit të të dhënave nga kjo fushë me shtetet e ish-Jugosllavisë dhe paraqet një hap përpara në bashkëpunimin që është padyshim në interes të përdoruesve të shërbimeve të Fondit. Drejtori i FPSI, kuadër i ZNAM-it, Nikolla Memov ka theksuar se bashkëpunimi me Fondin…
Policia e Maqedonisë së Veriut tha se ka zbardhur një incident në qytetin e Manastirit, ku shqiptar nga Dibra me shtetësi suedeze u detyrua të hiqte me forcë bluzën që mbante, të cilën kishte të vizatuar shqiponjën dykrenare, përcjell INA. Rasti ndodhi më 28 gusht 2025, rreth orës 19:50, në rrugën “Shirok Sokak” në Manastir, kur S.H.D., 32-vjeçar nga Suedia që banon në Dibër, deklaroi se disa persona iu afruan për ta detyruar të hiqte bluzën e tij. Ai e hoqi vullnetarisht pasi vlerësoi se nuk kishte mundësi për t’u mbrojtur. Pas hetimit, policia identifikoi autorët—katër persona të moshës 17-vjeçare…
Fshirje dhe korigjim të notave nuk do të ketë më, nga ana e mësuesve, si dhe drejtorët e shkollave të ndërhyjnë në rubrikat e ditarit elektronik. Këtë ditari elektronik nuk e lejon më, tha sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janeska e cila përgjigjej në pyetjet e gazetarëve për reagimet për funksionalitetin e ditarit elektronik, si dhe vërejtjet për tekstet shkollore të dëmtuara. “Ditari elektronik u zhvillua si një projekt i Bashkimit Evropian dhe është përmirësuar dhe modernizuar, ajo që dua të them me bindje është se nuk duhet të ketë më fshirje dhe përshkrim të notave. Nuk duhet…
Nga Gjykata Themelore në Tetovë thonë se në me kërkesë të prokurorisë është caktuar masa e paraburgimit të shkurt prej 48 orësh Urim HASIPI Tetovë, 5 shtator – Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka filluar procedurë penale ndaj një personi, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në rrahjen ndaj dy nxënësve shqiptarë në afërsi të Shkollës së Mesme Ekonomike “8 Shtatori” në Tetovë. Nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë thonë se gjithashtu për veprën penale dhunë dyshohen edhe shatë të mitur, por procedura për ata është duke shkuar në mënyrë të rregullt. “Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka filluar…
Ministri i Shëndetësisë sot iu drejtua Simpoziumit të Odave të Mjekëve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, i cili po mbahet në Shkup në organizim të Odës së Mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku morën pjesë përfaqësues nga disa vende evropiane. “Zbatimi i inteligjencës artificiale në shëndetësi ka me të vërtetë një potencial të madh për përmirësimin e kujdesit shëndetësor. Jo më pak e rëndësishme është edhe tema për planifikimin dhe menaxhimin e kuadrit shëndetësor, pasi ai është burimi më i rëndësishëm në shëndetësi,” theksoi ministri Aliu. Ai shtoi se pret që përfundimet nga ky Simpozium të gjejnë zbatim…
Sot në Gjykatën Penale në Shkup, në bankën e të akuzuarve u paraqitën katër mjekët nga Klinika e Radioterapisë dhe Onkologjisë, të cilët akuzohen për trajtim neglizhent të pacientëve, përfshirë ish-drejtorin Nino Vasev. Ata akuzohen për krime të rënda kundër shëndetit të njeriut dhe trajtim neglizhent. Para Gjykatës, ish-drejtori Nino Vasev u deklarua i pafajshëm për krimet për të cilat akuzohet. Mbrojtja e ish-drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Vasev, tha se po zhvillohet “një lloj komploti” dhe se ata do t’i kundërshtojnë plotësisht dhe do t’i hedhin poshtë provat e Prokurorisë përmes provave të bazuara mirë dhe të forta, duke…
