Autor: Suad Avdiu
Në një akt simbolik të forcës qytetare dhe të angazhimit për bashkëjetesë, Ragmi Mustafi, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, ka pastruar grafitet që përmbanin emrin e kriminelit të luftës Ratko Mladić në qendër të Bujanocit përcjell INA. Mustafi ka theksuar se ky veprim ishte një reagim ndaj heshtjes institucionale dhe një mesazh për të rinjtë e qytetit, duke dënuar çdo formë të urrejtjes dhe provokimit. Ai e ka bërë këtë veprim së bashku me djalin e tij, Lisar, duke shprehur angazhimin e tij për një të ardhme pa urrejtje dhe ndarje. Ky akt ka nxitur reagime…
Sot duhet të marrim një vendim – të mos e lëmë atdheun të shuhet në heshtje, por me të gjitha forcat të rikthejmë shpresën, gëzimin dhe buzëqeshjen e një fëmije në çdo shtëpi. Por në të njëjtën kohë, duhet të sjellim edhe shpresë. Qeveria e sheh këtë çështje si çështje të së ardhmes së kombit dhe për këtë arsye e vendos atë si një nga prioritetet më të larta kombëtare, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në ceremoninë qendrore të sotme në të cilën u shënuan 34 vjet nga pavarësia e vendit. “Ne jemi të vendosur të ndërtojmë një sistem që do…
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e ka propozuar kryetarin e saj, Albin Kurtin – njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës – për një tjetër mandat në krye të Qeverisë. Kurti është propozuar me votë unanime në mbledhjen e 59-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, të mbajtur të dielën. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë duke fituar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës – të pamjaftueshme për të formuar vetë Qeverinë. Në fjalimin e tij, Kurti i ka falënderuar anëtarët e partisë për besimin e dhënë, dhe e ka shpalosur programin e…
Zëvendëskryeministri dhe kandidat i VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit politike të ASH së Arben Taravarit, duke e akuzuar VLEN- se është kthyer në narrativën dhe qëndrimet që përfaqësojnë “botën sërbe”. Në një deklaratë për mediat, Mexhiti tha se Taravari është pozicionuar në krah të forcave që nuk përfaqësojnë interesat euroatlantike dhe multietnike të vendit, por përkundrazi, lidhen me ndikime që historikisht kanë qenë kundër frymës së integrimit dhe barazisë. “Taravari është kthyer pikërisht aty ku nuk duhet – te bota serbe. Nuk duhet më tepër për ta kuptuar këtë…
Më 07.09.2025, në orën 16:30, zyrtarë policorë nga SVR Kumanovë e kanë privuar nga liria M.B. (37) nga Haraçina. Gjatë një kontrolli në komunikacion, në fshatin Ljubodrag, Kumanovë, policia ka ndalur një veturë “Mercedes”, e cila drejtohej nga M.B., dhe është konstatuar se ai ka ngasur me shpejtësi prej 91 kilometra në orë në vendbanim, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 40 kilometra në orë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pamatur i automjetit motorik”.
Sot shënojmë një nga datat më të rëndësishme të historisë së shtetit, 8 shtatorin, Ditën e Pavarësisë, e cila sot është festë e të gjithë qytetarëve të vendit tonë. Ky është momenti kur qytetarët e këtij vendi zgjodhën rrugën e sovranitetit dhe vendosën themelet e shtetit të lirë dhe të pavarur. Por historia jonë moderne nuk mund të kuptohet pa përmendur edhe Marrëveshjen e Ohrit, e cila i dha këtij shteti dimensionin e barazisë dhe e bëri shtëpi për të gjithë qytetarët. Pavarësia dhe barazia janë dy shtyllat mbi të cilat ndërtohet e ardhmja jonë e përbashkët. Me këtë rast,…
Bashkimi Evropian (BE) dhe NATO kanë uruar popullin e Maqedonisë së Veriut me rastin e 8 Shtatorit, Ditën e Pavarësisë, duke riafirmuar mbështetjen e tyre për rrugën evropiane dhe euroatlantike të vendit, transmeton Anadolu Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, në platformën sociale të kompanisë amerikane X uroi popullin e Maqedonisë së Veriut me rastin e 8 Shtatorit. “Urime popullit të Maqedonisë së Veriut për Ditën e Pavarësisë. Unë mbështes fuqishëm rrugën tuaj drejt bashkimit me unionin tonë. Ne jemi me ju në çdo hap të rrugës”, tha komisarja Kos. Gjithashtu edhe NATO ka ndarë një fotografi të një ushtari…
Sot mbushen katër vite nga një prej ngjarjeve më të rënda që ka tronditur Maqedoninë e Veriut – tragjedia e zjarrit në spitalin modular të Tetovës, ku humbën jetën 14 persona. Objekti u shndërrua në hi për disa minuta, ndërsa familjet e viktimave mbetën të shkatërruara shpirtërisht përcjell INA Katër vite më vonë, përveç dhimbjes së madhe, ajo që mbetet edhe më e rëndë është mungesa e drejtësisë. Asnjë prej përgjegjësve realë nuk është prapa grilave, ndërsa proceset gjyqësore janë zvarritur e deformuar. Vendimi i rigjykimit i shpalli fajtorë vetëm dy ish-drejtorë të spitalit për mungesën e aparateve kundër zjarrit,…
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza bëjnë të ditur se zjarri në fshatin Nikushtak Komuna e Likovës vazhdon të jetë ende aktiv dhe siç bëjnë të ditur nga QMK po përhapet drejt fshatrave Nikushtak-Orlancë. Njoftimi i plotë i QMK-së: “Zjarri në fshatin Nikushtak, Komuna e Likovës, është ende aktiv dhe po përhapet drejt fshatrave Nikushtak–Orlancë. Ekipet e NP “Pyjet Nacionale”, dega e Kumanovës, janë tashmë në terren dhe po ndërhyjnë për shuarjen e tij. Prej orës 10:00 edhe dy Er-traktor nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim po intervenojnë në teren”.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar për 34 vjetorin e Pavarësisë së Maqedonisë. Ahmeti ju drejtohet maqedonasve duke thënë se nuk ka asnjë rrezik nga barazia me shqiptarët. Sipas tij, shqiptarët duan shtet unitar, të barabartë, të integruar në NATO dhe BE. Ja dhe postimi i tij i plotë: Përvjetori i shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë së Veriut është gjithmonë shkas për të reflektuar mbi atë se ku ishim, ku jemi dhe ku duhet qenë. Kushtetuta e vitit 1974 u ndryshua më 1989 në nënyrë të njëanshme duke i privuar shqiptarët nga statusi shtetformues dhe ky moment paraqet kthesën…
