Autor: Suad Avdiu
Interesimi i të rinjve nga vendi për të ndjekur studimet jashtë shtetit po rritet ndjeshëm, ndërsa Sllovenia mbetet një nga destinacionet më të preferuara. Sipas të dhënave jozyrtare, mbi 2,000 studentë nga Maqedonia e Veriut kanë zgjedhur të studiojnë në këtë shtet të Bashkimit Evropian vetëm gjatë dy viteve të fundit. Sipas Ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, arsyeja kryesore që të rinjtë zgjedhin Slloveninë është perceptimi se diploma e fituar atje hap më shumë mundësi ndërkombëtare për studentët. “Studentët tonë shkojnë në Slloveni dhe saktë rreth 2000 studentë tanë gjenden në Slloveni, sepse Sllovenia është anëtare e BE-së…
Policia e stacionit të Bit Pazarit ka arritur të kapë dy persona të rinj, një 23-vjeçar dhe një 19-vjeçar, të cilët në orët e para të mëngjesit tentuan të kryejnë vjedhje në lagjen “Xhon Kenedi” në Shkup. Pas sinjalizimit të një qytetari, policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje. Dyshuarit kanë tentuar të ikin, por efektivët e policisë, për t’i ndaluar, kanë shtënë me armë në ajër. Menjëherë pas kësaj, të rinjtë janë kapur dhe legjitimuar. Ata tashmë ndodhen në stacionin policor të Bit Pazarit, ku po zhvillohen procedurat e mëtejshme hetimore.
Rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në gjithë territorin tonë dhe të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, gjatë natës në orën 02:13 ka regjistruar një tërmet me epiqendër në rajonin epiqendror të Valandovës, 116 km në juglindje të Shkupit, me magnitudë lokale Richter, ML 2.2
Në praninë e një numri të madh të të rinjve, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim ka prezantuar një platformë të hapur për ide nga të rinjtë për të rinjtë, ndërsa e ka quajtur “Laboratori i së ardhmes”. “Sot nuk jam këtu për t’ju premtuar të ardhmen. Jam këtu për t’ju dhënë hapësirë që ta krijoni vetë. Jam lodhur nga frazat boshe të politikanëve si ajo që e ardhmja u përket të rinjve. E tashmja u përket të rinjve, sepse nëse tani menjëherë nuk ndihen të rëndësishëm, të ardhmen do ta kërkojnë diku tjetër. Prandaj unë nuk kam plan për…
Gënjeshtrat e Bujar Osmanit kanë kaluar çdo kufi, e vërteta tashmë nuk mund të fshihet. Kështu ka thënë sot Arbnor Maliqi nga koalicioni VLEN, ndërsa i përmendin sërish “takimin” me Gruevskin. “Është bërë krejtësisht e qartë se gjatë gjithë karrierës së tij politike, Bujar Osmani jo vetëm që nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet e dhëna, por ka përdorur vazhdimisht gënjeshtra dhe manipulime për të mashtruar qytetarët shqiptar. E para, Bujar Osmani gënjeu lidhur me takimin me ish-kryeministrin Nikola Gruevski. Ai publikisht e mohoi një gjë të tillë, ndërkohë që tashmë ekzistojnë dëshmi të qarta që e vërtetojnë të kundërtën.…
Mbrëmë në lagjen Serovë të Çairit, u mbajt një tubim madhështor, ku kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga VLEN, z. Izet Mexhiti, u prit me entuziazëm dhe përkrahje të madhe nga banorët e zonës. “Nga një konak i planifikuar, Serova e ktheu natën në një tubim madhështor. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme-plot jehonë, besim dhe entuziazëm. Qytetarët treguan qartë se Çairi është gati për hapin e madh përpara,” u shpreh z. Mexhiti. Ai theksoi se programi i tij përfshin projekte konkrete për zhvillim, ndërtim të mirëqenies për çdo familje, dhe rikthim të shpresës për një të nesërme më të…
Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, në një intervistë për Slloboden Peçat, tregoi se ndoshta një nga arsyet pse qeveria kundërshton deklasifikimin e dokumentacionit që lidhet me rastin në Agjencinë e Sigurisë Nacionale është frika nga dalja në dritë e informacionit në lidhje me burime të dyshimta financiare të huaja që lidhen me VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.mk. “Kishte burime të dyshimta të kredisë hungareze, pavarësisht nëse ishin para kineze apo ruse, askush nuk e di. E shihni se çfarë është aleanca midis Rusisë dhe Kinës në nivel global. Disa nga informacionet në lidhje me financat që erdhën gjatë qeverisjes sonë në…
Policia serbe ka përdorur gaz lotsjellës dhe mjete të tjera për shpërndarjen e protestuesve në qytetin Novi Sad, të premten, ndërsa mijëra persona vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme, transmeton Euronews.al. Protesta e 5 shtatorit është pjesë e një serie tubimesh të udhëhequra nga studentët, të cilët kundërshtojnë keqmenaxhimin e Qeverisë. Demonstratat nisën pas rrëzimit të një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona. Protestuesit kërkojnë përgjegjësi politike dhe penale, duke pretenduar se projekti i rindërtimit të stacionit është shoqëruar me korrupsion. Fillimisht, organizimet kanë qenë kryesisht paqësore, por që nga mesi…
Lëvizja “ZNAM – Për Maqedoninë Tonë” do të ketë dy kandidatë për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale, në Komunën e Kumanovës do kandidojnë me kryetarin aktual dhe udhëheqësin e ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, dhe në Komunën e Qendrës me zëvendësministrin aktual të Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Mirosllav Labudoviq, transmeton Portalb.mk. Mbrëmë, në një seancë të Bordit Ekzekutiv dhe Qendror të ZNAM-it, u miratua vendimi për bashkëpunim të ndërsjellë me partnerin e koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE në fushën e kandidatëve për kryetar komune, si dhe për listat e këshilltarëve të pavarur në më shumë se 50 komuna në vend, njoftoi zëdhënësi i…
Komisioni Evropian ka publikuar tabelën e rezultateve të Programit të Zhvillimit dhe Reformës në Ballkanin Perëndimor, ku Maqedonia e Veriut tregon progres modest, ndërsa Shqipëria dhe Serbia shënojnë ngecje të plotë. Sipas raportit zyrtar të Mekanizmit të Reformës dhe Rritjes, Maqedonia ka arritur të përmbushë vetëm 2 nga 5 hapat e planifikuar deri në dhjetor 2024, që përfaqëson 40% të detyrimeve të saj. Për këtë, vendi mori rreth 8.5 milionë euro nga BE, shkruan Portalb. Megjithatë, situata për vitin 2025 paraqitet edhe më problematike. “Asnjë nga 19 reformat e planifikuara për vitin 2025 nuk është zbatuar,” thuhet në raportin e KE-së,…
