Autor: Suad Avdiu
Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani sot dhe nesër do të marrë pjesë në Konferencën e ambasadorëve #Diplo2025, që mbahet në Tiranë. Siç kumtuan nga Ministria e Çështjeve Evropiane, ministri Murtezani në konferencën dyditore do të flasë në panelin e titulluar “Shqiptarët në rajon – identitet i përbashkët, qëllim i përbashkët evropian”.
Kandidati aktual për kryetar të Çairit dhe ish-ministër i punëve të jashtme, Bujar Osmani, këtë mëngjes me një video-mesazh, qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ua uroi 8 Shtatorin, Ditën e Pavarësisë . Në mesazhin e tij, Osmani kujtoi vizionin, guximin dhe këmbënguljen e gjeneratave që hapën rrugën drejt një shteti të pavarur dhe të lirë, duke theksuar se gjenerata e sotme ka detyrimin ta vazhdojë këtë betejë me vendosmëri edhe më të madhe. “Shteti ynë ka kaluar shumë sprova, por gjithmonë kur e ardhmja dukej e pasigurt, qytetarët zgjodhën dinjitet, demokraci dhe të ardhme evropiane”, tha Osmani. Ai…
Aleanca për Shqiptarët thekson se pas donacionit miliona euro që Bilall Kasami pranoi nga një kompani sërbe, tani edhe një funksionar tjetër i koalicionit VLEN kyçet drejtëpërdrejtë në projektin e ashtuquajtur “Sërbski Svet”. “ Zëvendës drejtori i Fondit Pensional, i emruar nga koalicioni i partive shqiptare në Qeveri ka qenë pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes me “Republika Sërbska” të udhëhequr nga Millorad Dodik, bashkë me drejtorin e këtij institucioni që vjen nga partia ZNAM. Me këtë akt, koalicioni VLEN edhe zyrtarisht bëhet pjesë e “Sërbski Svet”, duke u radhitur krah Stoilkoviçit, Dimitrievskit dhe Mickoskit në projektin më të rrezikshëm antishiqptar…
Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 34-vjetorin e pavarësisë së saj. Ky përvjetor shtetin e gjen të bllokuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Trazirat politike në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit njëzet çuan në shpërbërjen e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, pjesë e së cilës ishte vendi. Më pas, në referendumin që u mbajt më 8 shtator të vitit 1991, qytetarët u deklaruan për shtet të pavarur dhe sovran. Me çka Maqedonia shpalli pavarësinë. Kiro Gligorov u zgjodh presidenti i parë i Republikës së pavarur të Maqedonisë, pas votimit të deklaratës për sovranitet të shtetit. Nga aspekti…
Moti sot do jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare. Erëra të lehta deri mesatare do të fryjnë kryesisht nga veriu. Pasdite në rajonet malore do të ketë kushte për reshje shiu me ndërprerje dhe bubullima të rralla. Në Shkup, do jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite me vranësira të lehta deri mesatare. Një erë e lehtë do të fryjë nga një drejtim i ndryshueshëm.
Arben Fetai Prespa, Dollneni, Manastiri dhe Krusheva, katër shtabe të fitores së VLEN të hapura brenda një dite të ngjeshur. Nisëm nga Prespa, aty ku trashëgimia shqiptare është pjesë e jetës së përditshme. Atje hapëm një tjetër shtab të VLEN-it dhe ndjemë qartë mbështetjen e njerëzve. Në Manastir, Qytetin e Alfabetit, folëm për të ardhmen që po e ndërtojmë bashkë. Mesazhi ishte i qartë, vetëm të bashkuar mund ta garantojmë fitoren. Në Dollnen u takuam me njerëz punëtorë e mikpritës, dhe së bashku ngritëm shtabin zgjedhor duke i dhënë përkrahje kandidatit tonë për kryetar komune, Blerim Islamit. Dita u mbyll…
Takimet me Xhavit Hasanin janë gjithnjë të këndshme, sepse ai është histori e gjallë e ndërgjegjës sonë kombëtare. Kështu është shprehur Izet Mexhiti, kandidat i VLEN për kryetar të Komunës së Çairit në një publikim të tij në rrjetet sociale, pas takimit me Xhavit Hasanin, një nga figurat e njohura për kontributin ndaj çështjes kombëtare shqiptare. Mexhiti ka shkruar më tutje se Xhavit Hasani nuk është vetëm dëshmitar, por edhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ngjarjet më të rëndësishme për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve. “Kontributi i tij në të gjitha betejat historike të kombit tonë ishte e mbetet shembull frymëzimi…
Mëngjesin e sotëm, kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, përmes një video-mesazhi nga vizita e tij në një xhami dhe kishë në territorin e Çairit, shpalli masën e re që është pjesë e programit të tij. Osmani njoftoi se në ndërmarrjen komunale të komunës do të formohet një sektor i veçantë që do të kujdeset për higjienën dhe mirëmbajtjen e përgjithshme të objekteve fetare në komunën e Çairit. Kjo ide, siç theksoi Osmani, ka dalë nga bisedat me qytetarët dhe tashmë është pranuar gjerësisht. Dëshmi për këtë janë edhe reagimet pozitive të përfaqësuesve fetarë nga të dy…
Një tërmet prej tre gradësh është regjistruar në vend mbrëmë. Epiqendra e tërmetit ishte në zonën e Kërçovës, 75 km në jugperëndim të Shkupit. Observatori Sizmologjik në Shkup informoi se tërmeti u regjistrua dje në orën 8:39 të mbrëmjes dhe ka një magnitudë lokale Rihter prej 2.7. Sipas të dhënave që ka në dispozicion observatori deri më tani, tërmeti u ndje në Kërçovë, Ohër dhe zonën përreth.
Nga BDI thonë se sot në Sallën e Kristaltë të Parlamentit, Komisioni për ndarjen e Çmimit Shtetëror “8 Shtatori” do të ndajë çmimet më të larta për vepër jetësore dhe për arritje në fushën e sportit. Nga BDI thonë se Komisioni i formuar me nënshkrimin e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, përbëhet nga 11 anëtarë maqedonas dhe vetëm 1 shqiptar. Ndërsa thonë se i vetmi anëtar i komisionit, ka propozuar që shpërblimi t’i jepet atij. “Për ironi të fatit, i vetmi anëtar shqiptar, Hamid Bakija, në mungesë të guximit për të propozuar një sportist shqiptar, ka vendosur t’ia japë shpërblimin…
