Autor: Suad Avdiu
Janev theksoi se në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme secili keqpërdorim që nuk është paraqitur, hetohet dhe siç tha, secili që ka bërë çfarëdo lloj keqpërdorimi, do të bartë sanksione adekuate. “Qartë dhe zëshëm e them këtë, ne tashmë në kuadër të Byrosë për siguri publike dhe në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme kemi mbajtur disa takime, kemi hapur aksion operativ ‘Zgjedhjet lokale 2025’, kështu që një prej kahjeve kryesore është nëpunësit policorë të veprojnë vetëm me integritet dhe profesionalizëm dhe të njëjtit duhet të ofrojnë edhe zgjedhje të sigurta dhe të drejta demokratike lokale. Ne…
Arsimi parashkollor është themeli mbi të cilin ndërtohet suksesi i çdo fëmije, por edhe e ardhmja e gjithë shoqërisë sonë. Vitet e para të jetës janë më të rëndësishmet për formimin e personalitetit, për zhvillimin e tyre, për gëzimin dhe sigurinë e tyre. Prandaj them: çdo investim tek fëmijët është investim në të ardhmen. Kështu ka thënë kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ndërsa ka premtuar investime të reja në kopshtet dhe çerdhet që gravitojnë në Komunën e Çairit. “Sot, shumë prindër në Çair përballen me mungesë vendesh në çerdhe, me kushte të papërshtatshme,…
Sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes VLEN dhe Lëvizjes Arbëria, të udhëhequr nga ish-deputetët Bekim Fazliu, Merale Ferati, Orhan Ibrahimi dhe personalitete të tjera me peshë në skenën politike. Ky akt është një dëshmi e qartë se jehona e fitores së madhe të 19 tetorit po rritet çdo ditë dhe po mbisundon në çdo cep të vendit. Kjo marrëveshje është vulosja e sigurt e ndryshimit, fitorja e qytetarëve mbi padrejtësitë, dhe garanca se krimi dhe korrupsioni do të asgjësohen njëherë e përgjithmonë. Komunat tona nuk do të jenë më pronë e BDI-së së kapur nga korrupsioni dhe “non gratat”.…
Reagim nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit: Në Maqedoninë e Veriut, ndodhi një akt i papranueshëm dhe provokues për qytetarët e vendit tonë, veçanërisht për shqiptarët. Një delegacion shtetëror serb, me protokoll shtetëror, vendosi një pllakë përkujtimore për nënkolonelin e ushtrisë serbe dhe vojvodën çetnik Voin Popoviq – i njohur si Vojvoda Vuk, i cili në vitin 1916 kishte marrë pjesë në okupimin e territoreve tona. Ceremonia u shoqërua me intonimin e himnit të Serbisë, pjesëmarrjen e ministrave të Qeverisë së Serbisë, përfaqësuesve të ushtrisë dhe klerit serb, si dhe me vendosjen e kurorave. Ky akt është më shumë…
Sot u promovuan targat e reja të kuqe për automjetet zyrtare. Të gjitha institucionet shtetërore dhe personat juridikë publikë do të jenë të detyruar të zëvendësojnë targat e automjeteve zyrtare me targat e reja me ngjyra deri më 15 shtator 2025, në përputhje me vendimin e qeverisë të miratuar në fund të korrikut. Qëllimi i kësaj mase, siç informuan autoritetet, është rritja e transparencës dhe kontrollit në përdorimin e automjeteve zyrtare. Kjo do të parandalojë keqpërdorimin e tyre për qëllime personale, private ose partiake. Në konferencën për shtyp morën pjesë Arben Fetai, Zëvendëskryeministër përgjegjës për qeverisjen e mirë dhe Ivica…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot është për vizitë punë njëditore në Francë. Në kuadër të vizitës, Filipçe do të zhvillojë takim me deputeten dhe nënkryetaren e grupit të miqësisë Francë – Maqedonia e Veriut në Kuvendin francez, Liliana Tangi. Siç informon LSDM-ja, Filipçe do të zhvillojë takim me shefin e Zyrës për fqinjësi, zgjerimin dhe mbrojtje pranë Sekretariatit të përgjithshëm për çështje evropiane, Zhozef Zhustiniani. Gjatë vizitës së punës në Paris, Filipçe do të ketë takim me drejtorin e Evropës kontinentale pranë Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme, Bris Rokfej dhe me përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin, Rene…
Mexhiti: “Doku n’Çarshi” bashkoi Shkupin dhe Preshevën përmes artit Shkup, 09.09.2025-Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, njëherësh kandidat për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, priti mbrëmë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit kryetaren e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani. Të dy ndoqën së bashku shfaqjen teatrore “Një dorëzim” nga autori i njohur Martin McDonagh, e interpretuar nga trupa teatrore e Preshevës, me aktorët Gani Veseli, Valon Nuhiu, Egzona Salihu dhe Gani Ibishi. Shfaqja u dha në Sheshin “Skënderbeu”, në kuadër të Javës Kulturore “Doku n’Çarshi”, që po vazhdon ta shndërrojë Shkupin në…
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë regjistruar 33 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat dy janë aktive, dy janë nën kontroll dhe 29 janë shuar. Zjarret aktive janë në fshatin Nikushtak, Komuna e Likovës, dhe në territorin e Komunës së Studeniçanit, pranë fshatrave Varvara dhe Draçevicë, ku janë prekur pyje të përziera dhe bimësi e ulët. Siç njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), zjarret në komunën e Berovës dhe në komunën e Gazi Babës, janë vënë nën kontroll. “Në rajonin e Shkupit, janë shuar zjarret në territorin e komunës së Gjorçe Petrov…
Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Në Shkup, me diell dhe ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.
Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë qartë se rritja negative e popullsisë, përkatësisht “murtaja e bardhë”, është një nga problemet më serioze demografike, por edhe sociale në shumicën e vendeve të rajonit të Ballkanit i cili në të ardhmen do të mund të ketë pasoja të shumëfishta për shoqërinë. Ekspertët konsiderojnë se nuk ka një zgjidhje universale për këtë problem shoqëror ndërkohë që studimet tregojnë se vendet më pak të zhvilluara kanë nivelin më të lartë të vdekshmërisë dhe shtimin e ulët natyror Fisnik PASHOLLI Shkup, 8 shtator – Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë qartë se rritja negative e popullsisë, përkatësisht “murtaja…
