Autor: Suad Avdiu
Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të madh ndjek zhvillimet e fundit që lidhen me intensifikimin e ndikimit politik e kulturor të “Botës serbe” në Maqedoninë e Veriut, përmes përkrahjes së hapur të qeverisë aktuale të drejtuar nga VMRO-DPMNE dhe Ivan Stoillkoviq. Siç ka patur mundësi opinioni të sheh në mënyrë të hapur dhe të qartë se: • Në territorin e Maqedonisë së Veriut po mbahen gjithnjë e më shpesh manifestime të organizuara nga Beogradi, ku promovohen narrativa historike të “Serbisë së Vjetër” dhe të ashtuquajturit “çlirimtarë serbë”, duke fyer identitetin dhe shtetësinë e vendit. • Përvjetorë dhe ceremoni të…
BDI/AKI me gjysmën e Kryesisë në Lista të Zeza ndërkombëtare nuk kanë as moralin dhe as kredibilitetin të flasin për “botën serbe”, sepse Abaz Xhuka i UÇK-së nga korrupsioni përfundoi në Ali Ahmetin e Soravisë. Nëse dikush për dy dekada i ka shërbyer interesave të Serbisë, atëherë janë pikërisht ata që sot bëjnë moral me “shqiptarinë”. Kështu e nis reagimin koalicioni VLEN, ndërsa komentojnë akuzat se pushteti aktual hesht pas invazionit serb në Maqedoni. “Shkurt e shqip, sa keni punuar ju për shqiptarët, aq ka punuar Mijallkovi për drejtësinë. Në vend që të ofrojnë ide për jetën e përditshme të…
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Siç informoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. “Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë –…
Mot të ndryshueshëm me vranësira, pasdite mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima, paralajmërojnë meteorologët për sot. Vende-vende do të ketë kushte për dukuri të izoluar të motit të lig me reshje më të rrëmbyeshme të shiut për një kohë të shkurtë (mbi 15l/m2) dhe erë të përforcuar (mbi 60km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 19, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 26 deri 32 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, ndërsa në disa pjesë të fushëgropës proceset do të jenë në formë të stuhisë së shkurtë. Temperatura…
Disa prej terroristëve që janë në kërkim për sulmin terrorist në Banjskë ishin mbrëmë të pranishëm në ndeshjen Serbi-Angli. Fotografitë dhe emrat e tyre janë publikuar në rrjetin social X. Të gjithë janë pjesë e grupit të Milan Radoiçiq dhe kanë marrë pjesë në akte dhune, duke bërë edhe thirrje si “Kosova është Serbi”. Në fotografi shihen Stefan Jovanoviq, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviq dhe Danjel Dukiq, të gjithë të përfshirë në aktakuzën për rastin në Banjskë.
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin jugor të Francës, Antibes, ku një person i armatosur me thikë hyri në ambientet e një shkolle dhe plagosi dy persona. Sipas raportimeve të mediave franceze, sulmuesi një 18-vjeçar, ish-nxënës i shkollës – është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe nuk përbën më kërcënim për sigurinë publike. “Sulmuesi është arrestuar dhe nuk përbën më kërcënim”, deklaroi një zëdhënës i policisë. Burimet e BFMTV bëjnë me dije se nga sulmi kanë mbetur të plagosura një nxënëse 16-vjeçare dhe një mësuese 52-vjeçare. Mësuesja është plagosur rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa…
Shkup, 10 shtator – Parmbrëmë, në sallën e Këshillit brenda Komunës së Çairit, ka ndodhur një skandal i pashembullt që shënon fundin e çdo vlere demokratike në vend. Kështu ka thënë Bekim Berisha nga selia e BDI-së, ndërsa ka informuar se, zëvendëskryeministri dhe njëherësh kandidat për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, i shoqëruar nga ndihmësministri i Punëve të Brendshme, vëllai i shefit të Shtabit të Izet Mexhitit, njëherit edhe dhëndër i Izet Mexhitit, dhe persona nga Shtabi zgjedhor i VLEN-it, janë takuar me policët shqiptarë të Çairit, Butelit dhe Sarajit, duke folur hapur për procesin zgjedhor. “Ky akt është abuzim…
Faton Zenuni është trajneri i parë shqiptar në Komunën e Kumanovës dhe të Likovës që themeloi një klub basketbolli, me synimin fisnik për të angazhuar të rinjtë në sport dhe për të ndërtuar një të ardhme më të shëndetshme dhe aktive për ta. Dashuria për sportin nuk është e rastësishme – ajo është trashëguar brez pas brezi. Pasionin për sportin, Faton Zenuni e ka marrë nga babai i tij i ndjerë, një figurë që la gjurmë në jetën e tij dhe ndikoi thellësisht në rrugën që zgjodhi. Sot, ai po e bart këtë trashëgimi me krenari dhe përkushtim te gjeneratat…
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, tha sot se reformat në gjyqësor janë themeli i procesit të integrimit evropian dhe se ato do të vlerësohen sipas rezultateve konkrete, e jo vetëm përmes dokumenteve. “Sot mora pjesë në seancën konstituive të Këshillit për monitorimin e reformave në gjyqësor. Kjo nuk është vetëm formalitet, përkundrazi, kjo është garancë se reformat do të vlerësohen përmes rezultateve, ndërsa jo vetëm përmes dokumenteve,” deklaroi Murtezani. Ai theksoi se pa një sistem gjyqësor të pavarur dhe të drejtë, nuk mund të ketë përparim drejt Bashkimit Evropian. “Reformat në sistemin gjyqësor janë themeli i procesit të integrimit…
Vendosja e djeshme e pllakës përkujtimore për çetnikun serb Vuk, shëtitja e strukturave paramilitare dhe manifestimet e “botës serbe” që përkojnë me Ditën e Pavarësisë po legjitimojnë hapur ndikimin e “Botës serbe” në vend. Në këtë projekt antishtetëror janë përfshirë edhe Ivan Stoillkoviç si zëdhënës i “botës serbe” në qeveri dhe VLEN-i si degë e VMRO-së. Ky është sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetësisë dhe rrezikim i ardhmërisë euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. * Status facebook i nënkryetarit të BDI-së Arbër Ademi
