Autor: Suad Avdiu
Shqiptarët në Luginë vazhdojnë të jenë cak i kërcënimeve të ndryshme, si verbale, ashtu edhe përmes vizatimeve në vende të ndryshme. Të shtunën që lëmë pas në qendrën e Bujanocit, me të kuqe në qendër të qytetit, u shfaqën grafite të shkruara në alfabetin cirilik, ku katër herë shkronja “C” është përdorur për të lexuar si shkronja “S”. Ky stil i shkrimit është i njohur për shkak të natyrës së tij provokuese dhe përmbajtjes nacionaliste që përcjell. Së bashku me një kryq, në vazhdim është shkruar emri dhe mbiemri i kriminelit të luftës, të dënuar për gjenocid në Srebrenicë, Bosnjë…
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare ka njoftuar qeverinë e re të mandatit të 4. Belinda Balluku – Vazhdon të ushtrojë detyrën si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës. Albana Koçiu – Emërohet në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke zëvendësuar Ervin Hoxhën. Më herët drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë. Elisa Spiropali – Merr drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, pas Igli Hasanit. Ajo vjen nga posti i drejtueses së Kuvendit. Petrit Malaj – Mbështetet sërish për të vijuar mandatin në krye të Ministrisë së Financave. Blendi Gonxhja –…
Shkruan: Halim Hyda Çka nënkupton profili i të qenit diplomat/ambasador? Përgjigjet mund të jenë nga më të ndryshmet, por një përkufizim më i përafërt mund të na shpie në një tërësi semantike të këtij profili, që nënkupton një personalitet i ndërtuar me aspirata dhe ide në ngriitjen profesionale dhe intelektuale, i ngritur dhe i avancuar, i cili gjatë zhvillimit të karrierës së tij i ka dhënë detyrë vetes të arrijë diçka më shum se të tjerët, i cili duhet të fokusohet në shumë elemente dhe koncepte të filozofisë që e dallojnë atë për nga aftësia e komunkimit dhe e prezantimit…
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se zëvendëskryeministri Arben Fetai po përpiqet të mësojë gjuhën maqedonase, ndërkaq theksoi se me zëvendësin e tij komunikojnë në gjuhën angleze, përcjell TV21. Mickoski tha se Fetai ka biografi të begatë ndërsa është i shkolluar në universitete të shquara. “Unë kam bashkëpunim jashtëzakonisht cilësor me zv/kryetarin e qeverisë në gjuhën angleze. Pse? Sepse ai nga mosha 6 vjeçe ka emigruar nga Maqedonia dhe jeton në Belgjikë dhe i flet rrjedhshëm katër gjuhë. Frëngjisht, holandisht, anglisht, e kështu me radhë, tani mos t’i rendis. Komunikimi ynë zhvillohet në anglisht, ai ka biografi jashtëzakonisht kualitative, është shkolluar në…
Kopshti Zoologjik në Shkup mbeti pa edhe një kafshë tjetër. Nga atje njoftuan se mëngjesin e sotëm ka ngordhur bizoni europian, i cili që nga viti 2011 ishte banor i Kopshtit Zoologjik të Shkupit. Kafsha ishte 17 vjeçare, ndërsa autoritetet shpjegojnë se jetëgjatësia e bizonëve është nga 14 deri në 20 vjet. “Me pikëllim të madh ndajmë lajmin se bizoni ynë europian, i cili ishte 17 vjeç, ka ngordhur këtë mëngjes. Jeta mesatare e këtyre kafshëve është nga 14 deri në 20 vjet. Ky përfaqësues madhështor dhe i rrallë i faunës së egër europiane që nga viti 2011 ishte një…
Komunikata e plotë: Haraçina është shtëpia jonë e përbashkët. Dhe askush më mirë se ne nuk e di se çfarë sfidash ka kaluar kjo komunë. Andaj fillimisht falënderojmë udhëheqësinë aktuale të komunës për gjithçka që është munduar të bëjë në këto vite. Por le ta themi hapur: Haraçina meriton shumë më tepër. Meriton ujë të pastër në çdo shtëpi, meriton rrugë të asfaltuara në çdo mëhallë e fshat, meriton shkolla moderne dhe hapësira ku fëmijët tanë rriten me dinjitet. Meriton një infrastrukturë urbane që e vendos krah për krah me çdo komunë tjetër të zhvilluar. Unë, Daut Beqiri, vij sot para…
Me rastin e 24-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, krerët më të lartë të institucioneve të Kosovës kanë bërë homazhe në nderim të afro 3 mijë viktimave që humbën jetën në atë ngjarje tragjike, e cila la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në mbarë botën. Osmani tha se nderojnë heroizmin e treguar ndaj atyre që u përgjigjën ndaj sulmit të 11 shtatorit. “Sot bëmë homazhe për të përkujtuar të gjithë viktimat se sulmit terroristë të 11 shtatorit, si dhe për të nderuar heroizmin e treguar nga të gjithë ata që u…
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të duhet të japin të dhëna biometrike – gjurmë gishtash dhe një fotografi – kur të hyjnë në zonën Shengen të Bashkimit Evropian në të ardhmen, sipas sistemit të ri të hyrje-daljeve të BE-së. Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së fillon me zbatim gradual nga 12 tetori dhe do të zgjasë për gjashtë muajt e ardhshëm, pas të cilit do të zbatohet në të gjitha pikat e hyrjes në zonën Shengen. Ai përcakton që fëmijët nën 12 vjeç nuk do të kenë nevojë të japin të dhëna biometrike. “Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së fillon me…
Agjencia për Komunikime Elektronike njoftoi se ka përfunduar procedura për tenderin publik për ndarjen e frekuencave për operatorin e tretë mobil në vend, në të cilin ofertuesi i vetëm është “One Makedonija Telekomunikacii” në gjuhën hungareze “For-i-G”. Pas vendimit për përfundimin e procedurës, Drejtori i AEK-ut, pas përfundimit të Zgjedhjeve Lokale të planifikuara për datën 19 të muajit të ardhshëm, duhet të marrë vendim për zgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm.
Menduh Thaçi, lider i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), në një intervistë për “Pressing-T7” në Kosovë, shprehet optimist se kandidatet, Izet Mexhiti në Çair dhe Bilall Kasami në Tetovë, do të fitojnë në zgjedhjet lokale edhe pa mbështetjen e VMRO-së, transmeton Zhurnal.mk. I pyetur, se a mendon se Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami do të fitojnë pa votat e VMRO-së, z. Thaçi tha se ata do të fitojnë edhe pa votat e VMRO-së. …..”Ata do të fitojnë edhe pa votat e VMRO-së..”.tha Thaçi. z.Thaçi rikujton se në zgjedhjet e fundit parlamentare, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kanë mundur Frontin Evropian me…
