Autor: Suad Avdiu

Bujar Osmani, në përgjigje të një pyetjeje nga gazetarët, ngriti alarmin për transformimin e thellë gjeopolitik që po i ndodh Maqedonisë së Veriut dhe rrezikun e drejtpërdrejtë që sjell ndikimi i “botës serbe” përmes elitave politike maqedonase dhe një pjese të elitave shqiptare. “Kemi hyrë në një fazë shumë kritike të historisë sonë. Bota serbe e ka përshkuar tërësisht shtetin, të gjitha mekanizmat. Ky shtet është i yni, i shqiptarëve, i maqedonasve dhe i të gjitha bashkësive etnike, dhe nuk duhet të lejojmë që dikush të na e marrë”, deklaroi Osmani. Sipas tij, pikërisht koalicioni shqiptar VLEN në Qeveri e…

Read More

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, tha sot se reformat në gjyqësor janë themeli i procesit të integrimit evropian dhe se ato do të vlerësohen sipas rezultateve konkrete, e jo vetëm përmes dokumenteve. “Sot mora pjesë në seancën konstituive të Këshillit për monitorimin e reformave në gjyqësor. Kjo nuk është vetëm formalitet, përkundrazi, kjo është garancë se reformat do të vlerësohen përmes rezultateve, ndërsa jo vetëm përmes dokumenteve,” deklaroi Murtezani. Ai theksoi se pa një sistem gjyqësor të pavarur dhe të drejtë, nuk mund të ketë përparim drejt Bashkimit Evropian. “Reformat në sistemin gjyqësor janë themeli i procesit të integrimit…

Read More

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në mesnatë, ndërsa dy ditë më vonë më 13 shtator në mesnatë përfundon afati për parashtrim të listave për kandidatë për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë. Më 29 shtator fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të caktuara për më 19 tetor. Do të votohet në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit në 3480 vendvotime. Qytetarët verifikimin publik mund ta bëjnë sot deri në orën 20 në njësitë dhe zyrat rajonale të KSHZ-së, ndërsa nesër më 11 shtator, dita e fundit e afatit, shërbimet e Komisionit…

Read More

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot tha se do të ndjek nga afër rastin me përgjimet. “Ne do ta ndjekim këtë rast nga afër dhe të gjithë duhet ta dinë se kjo çështje nuk do të fshihet nën qilim. Kjo është një çështje e mbijetesës së shtetit dhe në periudhën që vjen kjo nyjë gordiane do të zgjidhet”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në festimin e sotëm të 8 shtatorit, Ditës së Pavarësisë, i cili u mbajt në Filarmoninë e Maqeonisë. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, ai përmendi edhe akuzat për përgjime të paligjshme dhe tha se duhet të…

Read More

Deklaratat e fundit të ministrit serb të mbrojtjes Bratislav Gashiq dhe anëtares së qeverisë së Serbisë, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, në Kajmakçallan, nuk janë thjesht kujtesë historike, por një mesazh politik me ngarkesë të qartë aktuale: krijimi i “unitetit të popullit serb” kudo që jeton. Kjo retorikë është e rrezikshme për rajonin dhe për Maqedoninë e Veriut në veçanti, sepse e vendos vendin tonë në orbitën e projektit famëkeq të “Botës Serbe”, ceket në kumtesën e Aleancës për shqiptarët, të cilën MIA e publikon në formë integrale. Fatkeqësisht, qeveria aktuale e VMRO-DPMNE-së bashkë me vazalët e saj të VLEN-it, me heshtjen…

Read More

Sonte në zemër të Çairit, Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës, Izet Mexhiti, shpalli të hapur shtabin zgjedhor. Mirëpo, kjo që duhej të ishte vetëm një hapje shtabi, u shndërrua në një tubim, ku një numër i madh i qytetarëve i mbushën rrugët, duke dhënë mesazhin e qartë se Çairi tashmë ka zgjedhur fitoren. Atmosfera festive dhe entuziazmi i të pranishmëve u ndërlidh me fjalimin e Mexhitit, i cili theksoi se ai sonte nuk sheh një hapje ordinere të një shtabi zgjedhor, por që ndjen erën e fitores, sepse pikërisht nga Çairi do të fillon…

Read More

Partia Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve nga Kosova dhe diaspora si dhe aktivistëve që të marrin pjesë në protestën që do të mbahet në Hagë në mbrojtje të ish – krerëve të UÇK-së. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka përkrahur këtë protestë e cila pritet të mbahet të dielën në ora 14:00 në Hagë. Haradinaj ka bërë të ditur se kjo është një përpjekje për t’i thënë botës se lufta e UÇK-së ka qenë çlirimtare dhe e drejtë. “Këtë të diel, më 14 shtator, bashkatdhetarët tanë në mërgatë dhe organizatat e dala nga lufta,…

Read More

Në hapjen e shtabit zgjedhor në Çair, Bekim Qoku theksoi dallimin mes dy llojeve të elitave politike: ato që pasurohen në kurriz të qytetarëve dhe ato që punojnë për interesin publik, raporton SHENJA. Ai tha se 23 vite pushtet janë përdorur për përfitime personale, ndërsa tani është koha për një kthesë me liderë si Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Zeqirija Ibrahimi e Arben Fetai, përmes koalicionit VLEN. “Janë dy lloj elitash politike. Një elitë që pasuron vetveten dhe punon për interesa personale, familjare dhe një elitë politike që punon për qytetarët. Ne kemi zhvesh nga pushteti 23 vjeçarin që ka punuar…

Read More

Një aksident i pazakontë trafiku ndodhi sot në mëngjes pas orës 08:00 në Shtip, kur një automjet i parkuar në një pompë karburanti lëvizi vetë, kaloi në anën tjetër të bulevardit “Goce Dellçev” në Shtip dhe me shpejtësi të madhe, si pasojë e përshpejtimit, goditi një grua 48-vjeçare që po ecte në trotuar. Me automjetin e Ndihmës së Shpejtë, gruaja e plagosur u transportua në Spitalin Klinik të Shtipit. Sipas informacioneve, gruaja aktualisht ndodhet në repartin e Ortopedisë, ku po merr ndihmën mjekësore. Siç njoftoi ortopedi i turnit në Spitalin Klinik, gruaja ka frakturë në kockën e thembrës. Në vendin…

Read More

VLEN përmes një komunikate sot thekson se çdo ditë po e dëshmon se është forca e vetme që ka sjellë frymë të re dhe atmosferë pozitive në çdo komunë shqiptare. Nga Çairi, Tetova, Gostivari, Struga e Likova e deri në vendbanimin më të largët, mobilizimi i qytetarëve është i paparë dhe fitorja plebishitare më 19 tetor tashmë shihet qartë. Qytetarët e kanë kuptuar dallimin mes punës së VLEN-it dhe mashtrimeve të BDI/AKI-së. “Referendumin” që ata e përmendin, nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për mbijetesë politike të një strukture të konsumuar e të kriminalizuar. Për më shumë se dy dekada…

Read More