Autor: Suad Avdiu
-Në Vardarishte kemi aksion të shkëlqyer, Vardarishtja nuk është nga tani. Ata miliona tonë mbeturina nuk janë nga kjo qeveri, vetëm se kjo qeveri për herë të parë arreston, ata që ilegalisht shkrijnë kabllo për të prodhuar bakër, që ta shesin pastaj. Për herë të parë, kjo qeveri vendosi që ta zgjidh problemin, ta shuajmë, të bëjmë çfarë të bëjmë. Ja, ka mbledhje koordinuese sot dhe do ta zgjidhim. Dhe është mirë që qytetarët kanë pritje nga kjo qeveri për shkak se nga të kaluarit e pamë sesi kaloi dekadat e kaluara, tha mes tjerash kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje…
Sot mora pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje në Tiranë, ku isha i ftuar si panelist në sesionin me temë “A është agjenda e integrimit evropian shpresa e vetme për vendet e Ballkanit Perëndimor?”. Në fjalimin tim, e theksova përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj reformave evropiane dhe bashkëpunimit rajonal. Agjenda e Reformës e miratuar këtë vit fokusohet në sundimin e ligjit, administratën efikase, mundësitë e bazuara në meritë dhe përmirësimin e shërbimeve në arsim dhe shëndetësi. Dhe këto reforma nuk janë vetëm për anëtarësimin në BE, por me to e transformojmë jetën e qytetarëve tanë dhe kontribuojmë drejt evropianizimit…
Në korrik të këtij viti janë lëshuar 401 leje ndërtimi, që shënon një rritje prej 7,2% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Sipas të dhënave për lejet e lëshuara, vlera e parashikuar e objekteve arrin 31.699.433 mijë denarë, që përfaqëson një rritje prej 345,3% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rritja e vlerës është kryesisht për shkak të lëshimit të një leje ndërtimi për një park me erë (për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme) në komunat Shtip, Radovish dhe Karbinc, me një vlerë prej 500 milionë…
Pasi Banka Popullore e thjeshtoi Sistemin e Pagesave Ndërbankare të Maqedonisë – MIPS dhe u dha sinjal për të ulur shumën e tarifave, bankat më të mëdha në Maqedoni, por edhe të tjerat, publikuan plane të reja tarifore me kosto të reduktuara për shërbimet e pagesave Fisnik PASHOLLI Shkup, 10 shtator – Pasi Banka Popullore e thjeshtoi Sistemin e Pagesave Ndërbankare të Maqedonisë – MIPS dhe u dha sinjal për të ulur shumën e tarifave, bankat më të mëdha në Maqedoni, por edhe të tjerat, publikuan plane të reja tarifore me kosto të reduktuara për shërbimet e pagesave. Disa prej tyre janë…
Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht dhe të paqëndrueshëm, nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe jo stabil, me shi lokal dhe bubullima. Në disa vende do të ketë kushte për shfaqjen e izoluar të motit të keq, me shi të rrëmbyeshëm për një kohë të shkurtër (mbi 15 l/m2) dhe erë të fortë (mbi 60 km/h), njoftoi DPHM-ja. Të premten do të ketë një stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa të shtunën do të ketë shfaqje izoluara të paqëndrueshmërisë. Të dielën përsëri në disa vende do të jetë jo stabile me shi dhe bubullima…
Në takimet e zhvilluara me shumë mërgimtarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, u informuam se problemet janë serioze. Shoqatat dhe individët nga diaspora kanë ngritur shqetësime dhe kërkojnë nga institucionet e Maqedonisë së Veriut, por edhe nga pala italiane, që ky problem të zgjidhet përmes marrëveshjeve ndërshtetërore mes Shkupit dhe Romës Vjollca SADIKU Dibër, 10 shtator – Italia nuk njeh patentat e reja të shoferit të lëshuara me emrin e ri të shtetit, Maqedonia e Veriut. Ky vendim i autoriteteve italiane ka shkaktuar shqetësime dhe probleme të mëdha tek diaspora e vendit tonë, pasi një numër i madh i…
Ne qytetarët jemi lënë në varfëri të madhe. Jeta po bëhet shumë e shtrenjtë, ndërsa autoritetet nuk ndërmarrin asgjë për përmirësimin e fuqisë blerëse, thonë për Alsat. Qytetarët thonë se çmimet e kanë gëlltitur edhe rritjen e pensioneve prej një mijë denarësh. Sipas tyre politikanët vetëm premtojnë se do të ketë masa për uljen e çmimeve, ndërsa edhe kur i miratojnë zgjasin shkurt dhe më pas çmimet rriten edhe më shumë. “Shumë e shtrenjtë është jeta. Na dhanë një mijë denarë, tani do t’i harxhoj dhe çfarë kam për të blerë? Asgjë nuk mund të blesh me një mijë denarë”,…
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë dhe alarmon opinionin publik se Maqedonia e Veriut po përballet me një ofensivë të hapur të projektit famëkeq të “Botës Serbe”. Ky projekt po manifestohet gjithnjë e më shpesh në mënyrë zyrtare, me praninë dhe, fatkeqësisht, me bekimin e përfaqësuesve shtetërorë të vendit tonë. Pas festimeve në Manastir, ku delegacioni i lartë i Serbisë, bashkë me ministra dhe zyrtarë të Qeverisë sonë, nën petkun e “Frontit të Selanikut” kremtuan pushtimin serb të territoreve tona, më 7 shtator 2025 në Kajmakçalan dëgjuam edhe një deklaratë skandaloze të ministrit serb të Mbrojtjes, Bratislav…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paralajmëroi se vendi i tij pritet të përballet me sfida gjithnjë e më serioze lidhur me Kosovën, kjo për shkak të aleancave të reja ushtarake që po formohen në rajon. – Advertisement – Në një intervistë për televizionin “Prva”, Vuçiç tha se zhvillimet e fundit përbëjnë shqetësim për sigurinë e Serbisë. “Pas aleancës ushtarake Tiranë-Prishtinë-Zagreb, është formuar edhe një aleancë shtesë Zagreb-Lubjanë. Është e qartë se ajo nuk ka të bëjë me Austrinë, e cila është neutrale, por me Serbinë. Ka pritshmëri që edhe Bullgaria t’i bashkohet kësaj aleance. Ministri kroat i Mbrojtjes e ka…
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, thotë se nuk pret incidente gjatë zgjedhjeve lokale të planifikuara për 19 tetor, dhe një gjë e tillë nuk është diskutuar as nga Këshilli i Sigurisë, anëtar i të cilit është në bazë të funksionit që e ka. Gashi e tha këtë në takimin e sotëm me gazetarët në Kuvend, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me Deklaratën për Zgjedhje të Drejta dhe Demokratike që do të jetë në rend të ditës para deputetëve të premten, si dhe narrativën që mbizotëron midis kandidatëve për kryetar bashkie nga koalicioni VLEN dhe…
