Autor: Suad Avdiu
Sot, Alternativa takoi strukturat dhe aktivin e partisë në komunën e Sarajit nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet.” Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku u trajtuan tema të ndryshme, si situata aktuale politike, sfidat, strategjitë për vitin e ardhshëm, si dhe sugjerime e kritika me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve. Në këtë takim, Alternativa u prezantua si pjesë e qeverisë në kuadër të koalicionit VLEN. Takimin e përshëndetën kryetari i degës në Saraj, Muhamed Zenuni, deputeti i Kuvendit të RMV-së, Bekim Sali, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Amir Elezi.…
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafillov është optimist se mund të gjendet zgjidhje e pranueshme për rritjen e pagës minimale në shtet në 450 euro, ndërsa kryetarja e Organizatës së Punëdhënësve, Vlladanka Trajkoska thotë se nuk mund të jetë e pranueshme rritje paushalle e pagës minimale dhe se ekzistojnë parametra në bazë të të cilave përcaktohet. “Në mbledhjen e sotme të Këshillit Ekonomik – Social (KES) thamë se pagat në Maqedoni duhet të rriten. Për fatin tonë, askush në mbledhje nuk tha se nuk duhet të ndodhë kjo. Vlerësoj se argumentet të cilat i thamë –…
Bashkimi Demokratik për Integrim që nga themelimi e deri më sot, pavarësisht gjitha situatave dhe sfidave të rënda politike me të cilat është përballur, në asnjë moment nuk ka vepruar me kartën e populizmit, për një grusht votash. Se jeni ekspert të lajmeve të rreme kemi besuar vazhdimisht, por me rastin e ndodhur në Kumanovë ditë më parë, na keni bindur neve dhe gjithë qytetarët se jeni të tillë që edhe në raste tragjike krijoni lajme të rreme e linçoni edhe qytetarë. BDI pas rastit të djegies së veturave dhe lokalit afarist në Kumanovë, ka kërkuar që këto sulme të…
Në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe pas procedurës gjyqësore, Gjykata Themelore Penale Shkup sot ka nxjerrë aktgjykim të shkallës së parë me të cilin LJ.K. nga Stajkovci e shpalli fajtor dhe e dënoi me 20 vjet burg për kryerjen e dy veprave – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 1 të Kodit Penal. Në korrik të këtij viti, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë me të cilën i pandehuri akuzohet se në mënyrë mizore dhe gjatë dhunës në familje më 14.05.2024 me dashje i ka marrë jetën vëllait të tij dhe…
“Bashkimi Demokratik për Integrim ka dështuar sërish në tentativat e tij për të ngritur tensione ndëretnike në vend”, thonë nga koalicioni VLEN, duke e akuzuar atë për shpërndarjen e lajmeve të rreme në lidhje me incidentet në Kumanovë. Sipas VLEN, BDI ka përhapur spekulime se djegia e veturave dhe lokaleve në Kumanovë ka pasur prapavijë etnike. “Bashkimi demokratik për integrim edhe kësaj rradhe si cdo herë deri më tani dështoj për të ngritur tensione ndëretnike në vend. Për një javë rresht gënjyën opinionin duke fabrikuar lajme të reme se gjoja djegja e veturave dhe lokaleve në Kumanovë kanë prapavija etnike.…
Pak ditë para mbajtjes së seancës së Gjykatës Kushtetuese ku pritet të shqyrtohet Ligji për Gjuhët, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ftoi anëtarët e kësaj gjykate të mos i tejkalojnë kompetencat dhe me vendimet e tyre mos të dëmtojnë raportet ndëretnike. “Ne i bëjmë ftesë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që të mos dalin jashtë kompetencave të tyre dhe të mos futen në tema politike dhe tema të cilat dëmtojnë marrëdhëniet ndëretnike në këtë vend. Çdo e drejtë e komuniteteve, në këtë rast e shqiptarëve është fituar me mund, por në momente të caktuara edhe më gjak dhe nuk besoj…
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi beson se ka tentime artificiale për nxitjen e tensioneve në vend. Ai u kërkon politikanëve që ta praktikojnë kritikën, në vend që të bëjnë karrierë nga tensionet ndëretnike. “Ka tentime për nxitje artificiale të tensioneve, sepse mendoj se qytetarët në këtë vend jetojnë mirë, pajtohen pavarësisht dallimeve që kemi. Mendoj se të gjitha partitë që përpiqen të bëjnë karrierë politike nga tensionet ndëretnike nuk i dëshirojnë popullin e tyre apo vendin e tyre”. “Unë bëj thirrje që të mos luajmë në atë pjesë. Kemi një milion gjëra të tjera në politikë, si kritika, interpelanca, duhet…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka njoftuar se është zyrtarizuar marrëveshja për rritjen e pagave të punonjësve shëndetësor që siç tha, marrëveshja kolektive përfshin të gjitha profilet e punonjësve shëndetësorë. Taravari tha se janë bërë korrigjime në koeficiente por gjithashtu, tha se është bërë edhe rregullimi i titujve sipas ligjit për kujdes shëndetësor. https://www.facebook.com/watch/?v=590222180039846
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Resmi Ejupi, iu bashkua aksionit për mbjelljen e drunjve që u zhvillua në një lokacion afër Kokinos. Me mbjelljen e 1000 fidaneve të fundit, u përmbyll aksioni i këtij viti për pyllëzimin “Sonçeva Gora”, si pjesë e “Pastrimi genjeral në fundjavë 2024″, aksioni më i madh dhe më masiv vullnetar për mbrojtjen e mjedisit në Maqedoni dhe Ballkanin Perëndimor. – I përshëndes të gjithë partnerët dhe të gjithë pjesëmarrësit në aksione, sepse të gjithë këtu na bashkon dëshira e fuqishme për të nxitur dhe zhvilluar ndërgjegjësimin për mjedisin me shembuj…
Është lëshuar në përdorim rruga e Butiqeve në Tetovë. Projekti është realizuar përmes fondeve evropiane, në bashkëpunim edhe me komunën e Prizrenit, si pjesë e projektit për bashkëpunim ndërkufitar mes dy komunave. Në këtë rrugë ndalohet lëvizja e makinave. Ky vendim pritet brenda javës së ardhshme të bëhet edhe i plotfuqishëm nga këshilli komunal. Ndërkohë po punohet edhe për kthimin e fasadave në pamjen e dikurshme që kishte kjo rrugë. “Javën që vjen do të jetë mbledhja e radhës e këshillit ku do të ketë vendim për regjimin e komunikacionit. Ka disa propozime për orën sa do jetë 7-8 apo…
