Safije Sadiki shkruan në profilin e saj.
Sot pata një takim të frytshëm me kryetarin e klubit të shahut Flamurtari nga Struga, z. Arlind Jonuzi.
Biseduam për rëndësinë e mbështetjes së sportit të shahut dhe krijimin e kushteve që ky sport intelektual të zhvillohet edhe më shumë në vendin tonë.
Shahu është sport që forcon logjikën, përqendrimin dhe strategjinë tek të rinjtë – ndaj mbështetja e klubeve të tilla është një prioritet për ne. 

