Autor: Suad Avdiu

Sot, Shkodrane Dardhishta u nderua me graden 3 dan në karate, ndërsa vajza e saj, Janina, arriti graden 2 dan. Të dyja janë anëtare të Karate Klub “Forca” në Shkup, ndërsa Shkodranja është me origjinë nga Kumanova.Gjatë karrierës së saj aktive si karatiste, Shkodranja ka qenë kampione kombëtare dhe ndërkombëtare. Prej 14 vitesh, ajo udhëheq si kryetare e Klubit të Karatesë “Forca” nga Çairi, ndërsa prej dy vitesh është anëtare e Bordit Ekzekutiv në Federatën e Karatesë të Maqedonisë së Veriut.Ndërkohë, Janina ka spikatur si një talent i jashtëzakonshëm, duke qenë 6 herë radhazi kampione shtetërore dhe disa herë kampione…

Read More

Nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet”, Alternativa sot takoi strukturat dhe aktivin e partisë në Strugë. Të pranishmëve iu drejtuan funksionarë të lartë partiakë dhe në ekzekutiv, ku në bashkëbisedim u trajtuan tema të rëndësishme, si situata aktuale politike, llogaridhënia e Alternativës si pjesë e qeverisë në kuadër të koalicionit VLEN, transparenca për çdo arritje dhe vendim, si dhe sugjerime e kritika me qëllim që zëri i qytetarit të jetë pjesë e vendimmarrjes. Takimin e përshëndetën kryetari i Degës së Strugës, Geni Qyra; zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu; kryetarja e Forumit të Gruas, Albulena Demiri Zendeli; nënkryetari,…

Read More

Siguria publike nuk është prishur kurse Ministria e Punëve të Brendshme thotë se është e gatshme që të përgjigjet në mënyrën e duhur për të gjitha sfidat e mundshme më 11 dhjetor. Ministri i Punëve të Brendshme deklaroi një ditë më parë se policia ka vepruar profesionalisht për të gjitha incidentet e fundit dhe se ka informacione operative për përfshirjen e funksionarëve të BDI-së, më saktë, të një ish kryetari komune. “Po ka edhe informacione të tilla operative, edhe në Kumanovë, edhe në Shkup. Nuk do të doja tani të dal me informacione në opinion. Gjithmonë jam i kujdesshëm se…

Read More

Përveç ministrit nga radhët e VMRO-së, pretendimin se një ish-kryetar i komunës nga radhët e BDI-së, e e mbështet edhe koalicioni shqiptar në pushtet. VLEN thekson se për çdo ditë maskat e Bashkimit Demokratik për Integrim po bien njëra pas tjetrës. “Gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre të ndërtuara mbi 22 vite pushtet të korruptuar po çmontohen si kulla prej letre. Për 22 vjet kjo parti ka qeverisur duke mjegulluar opinionin me gënjeshtra e dezinofmata, gjë që po e bënë edhe nga roli i opozitës”, ka deklaruar Driton Sulejmani, zëdhënës i VLEN-it. Deklarate VLEN “Ajo që është më skandalozja, kjo parti…

Read More

Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi gjatë takimit me struktura dhe aktivist në Komunën e Sarajit, midis tjerash ka theksuar se ai është i sigurt se kush i fiton zgjedhjet lokale në Saraj, ato i fiton VLEN-i. “ Në kontekst të asaj që e tha Orhani se këtu është Saraji, unë nuk e kam dilemën a është Saraji këtu, po jam i sigurt se cili i fiton zgjedhjet lokale në Saraj. Ato i fiton VLEN-i. E derisa flasim për Sarajin, ka ndodhur si koincidencë, dmth rastësi por që është e bukur, që edhe deputeti është i Sarajit, i zonës së Sarajit,…

Read More

Policia e Kumanoves ka njoftuar se 7 persona, shumica e të cilëve janë punonjës të Drejtorisë doganore, kanë marrë kallëzime penale për import të mallrave të ndaluara përmes vendkalimit kufitar “Tabanoc”. Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Kumanova pa paraqitur kallezim penal ndaj R.А.(25) dhe I.R., që të dy nga Kumanova, per shkak te dyshimit te bazuar per veper penale “fshehje mallrash per tregtim dhe mashtrim doganor “, kunder А.L.(31) nga Kumanova,udheheqes i departamentit per qarkullim ne “Tabanoc”, B.D.(30) nga fshati Sllupcan, S. B. (61) nga Kumanova, B.М.(45) nga fshati Cerkez dhe I.K. (47) nga Kumanova, te gjithe administratorë doganorë,…

Read More

“Kemi informacione operative se një ish-kryetar komune i BDI-së ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në organizimin e ngjarjeve të 28 nëntorit”, kështu tha ministry I Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski për të cilën reagoi Bashkimi Demokratik për Integrim. BDI tha se, Toshkovski gjatë gjithë kohës ka treguar mungesë profesionalizmi dhe kredibiliteti dhe shtoi se, ministri për të mbuluar dështimet e tij, përfshinë ish-kryetar komune nga BDI në organizimin e incidenteve të Ditës së Flamurit. BDI tha se, Toshkovski ka humbur besimin e qytetarëve dhe kërkoi nga ai që të dorëhiqet. “Është ironike dhe e papranueshme që Ministri i Punëve të…

Read More

Mbi 250 intelektualë shqiptar, profesorë universitar nënshkruan në një letër të hapur drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku kërkohet që Gjykata të mos abrogojë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Në mesin e intelektualëve që nënshkruan janë Rektorët e tre universiteteve në gjuhën shqipe: Prof. Dr. Abdulmenaf Bexheti – UEJL, Prof. Dr. Jusuf Zejneli – UT, Prof. Dr. Izet Zeqiri – UNT. Poashtu, në mesin e të nënshkruarve dallohen profesorë të njohur e dekanë aktualë të shumë fakulteteve, në mesin e tyre po veçojmë gjuhëtarin e njohur Prof.dr Agim Vinca, pastaj profesorët: Agni Dika, Nuri Bexheti, Abdulla Aliu, Asllan Bilalli, Safet Emruli, Qebir…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në një deklaratë për TV Sitel, ka konfirmuar se janë kapur autorët që kanë shkelur rendin publik dhe përdhosur simbolet shtetërore më 28 nëntor. Megjithatë, hetimet për grupet e mundshme të organizuara që kanë nxitur këto veprime vazhdojnë. Toshkovski zbuloi se shërbimet e sigurisë kanë informacione për përfshirjen e strukturave të larta të BDI-së në këto ngjarje, por theksoi se MPB do të merret me fakte dhe prova, pa ndjekje politike. “Nuk do të doja të publikoja tani informacione për opinionin, por fakti është se ka informacione të caktuara operative se një ish-kryetar…

Read More