Autor: Suad Avdiu

Policia e Kumanovës ka ndaluar pesë të mitur nga Kumanova, të cilët të hënën, i kanë sulmuar bashkëmoshatarët e tyre në qendër të Kumanovës. Pesë të mitur janë ndaluar për sulmin ndaj nxënësve të shkollave të mesme në stacionin e autobusëve në Kumanovë “Ata dyshohen se më 2 dhjetor, i kanë sulmuar fizikisht disa të mitur të tjerë në bulevardin “Brigada e Tretë Maqedonase” në Kumanovë. Ndaj tyre pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen parashtresat përkatëse”, sqarojne nga MPB. Një nga gjimnazistët e sulmuar ka pësuar lëndim në kokë nga një boksier metalik, pas së cilës ka…

Read More

Njëri prej liderëve të koalicionit VLEN, Arben Taravari, në një prononcim për media foli për situatën aktuale të krijuar në vend, saktësisht për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pritetet të merret më 11 dhjetor. Taravari theksoi se gjithë kjo katrahurë është si pasojë e papërgjegjshme nga qeveria e kaluar. “Kjo situatë kaotike ka ardhur si pasojë e ish pushtetit, ku kishim një qeveri të papërgjegjshme. Gjitha këto punë kanë mund të mbyllen shumë më herët. Madje, edhe rasti kur u dërgua në Komisionin e Venedikut e kanë pasur njeriun e tyre që tash është deputet i BDI-së, që atëkohë ishte…

Read More

Qeveria sot përmes një kumtese njoftoi se ekonomia është prioritet i saj dhe se buxheti për vitin 2025 premton paga më të larta, bum investimesh, zhvillim të fuqishëm ekonomik dhe cilësi më të mirë të jetës për qytetarët. Ajo është e angazhuar, siç informon shërbimi për shtyp qeveritar, për transformim ekonomik dhe premton rritje të PBB-së, por edhe investime të reja të huaja direkte që do të gjenerojnë rritje dhe zhvillim. “Buxheti për vitin 2025 është zhvillimor dhe premton paga më të larta, investime dhe zhvillim ekonomik të shtetit. Për vitin 2025, Qeveria është e përkushtuar për transformimin e plotë…

Read More

Policia gjatë një aksioni dje në Kërçovë ka zbuluar një sasi droge. “Më datë 06.12.2024 në ora 13:10 në Kërçovë, zyrtarët policorë nga SPB Ohër kanë privuar nga liria Z.T (29) nga Kërçova informon Tetovasot. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, efektivët e policisë gjetën dhe konfiskuan një qese me marihuanë, para dhe sende të tjera. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj saj do të bëhet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftim.

Read More

Lideri i lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka adresuar kritika në adresë të liderit të BDI-së, Ali Ahmetit. “Sot kur Ali Ahmetit dhe familjarëve të tij ju ndal çezma nga buxheti i shtetit ju kujtuan çështjet shqiptare ndër të cilat edhe çështja e gjuhës shqipe! 22 vite në pushtet, Ali Ahmetit nuk i interesuan aspak as gjuha, as flamuri, as të burgosurit e pafajshëm të rastit “Monstra”, as ish-ushtarët e UÇK-së dhe asgjë shqiptare, sepse asokohe ai kujdesej vetëm se si të pasurohen familjarët e tij, e si të blejnë Qendra Tregtare, siç është SORAVIA! E derisa ai pasurohej, çështja shqiptare…

Read More

Kryesia më e ngushtë e partisë opozitare Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë në një mbledhje të jashtëzakonshme vendosi që të hënën të mbledhë organin më të lartë të partisë në prag të seancës së paraparë të Gjykatës Kushtetuese më 11 dhjetor për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, siç njoftoi partia, “për të marrë vendime për hapa të mëtejshëm dhe për të përcaktuar masat specifike për të parandaluar përpjekjet e Qeverisë për të destabilizuar vendin”. “Mbrëmë, Kryesia e Ngushtë e Bashkimit Demokratik për Integrim mbajtim mbledhje për ta vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar nga seanca e planifikuar e Gjykatës Kushtetuese në…

Read More

Më 11 dhjetor pritet që të mbahet seanca e Gjykatës kushtetuese për Ligjin për gjuhët, teksa opozita ka kritikuar pushtetin për këtë situatë. Për këtë rast ka reaguar dhe kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, që siç tha, sa ishin në pushtet, nuk u interesuan për çështjet shqiptare por tani që erdhi koha e përgjegjësi. Kasami tha se, sa i përket çështjes shqiptare, ajo mbrohet nga gardianët e vërtetë shqiptarë. Reagimi i plotë: “Sot kur Ali Ahmetit dhe familjarëve të tij ju ndal çezma nga buxheti i shtetit ju kujtuan çështjet shqiptare ndër të cilat edhe çështja e gjuhës shqipe!…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dërguar letër deri te Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe NATO, informon Tv21. Në vigjilje të seancës së Gjykatës Kushtetuese, ku pritet të merret vendim mbi kontestimin e Ligjit për Gjuhët, përmes letrës, integristët kërkojnë nga BE-ja NATO dhe SHBA-të që të reagohet me kohë, që të parandalohet vendimet shfuqizuese të Kushtetuese, me qëllim që të ruhet Marrëveshja e Ohrit, në të kundërtën, thonë se do të minohet paqja, do të rrezikohet procesi eurointegrues dhe do të hapet rruga për paraqitje të akterëve destabilizues për vendin. Në vijim, letra e plotë e BDI-së…

Read More

Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira, paradite me mjegull në lugina. Pasdite dhe gjatë natës me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë e dobët deri mesatare, ndërsa pasdite do të fryjë erë e fortë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë -3 gradë, ndërsa ajo maksimalja 13 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme, paradite me kushte për shfaqje të mjegullës. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri 9…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës dhe njëkohësisht Drejtor i Institutit të Transfuziologjisë, Amir Elezi, ka ndarë me opinionin një lajm të mirë për rritjen e pagave në shëndetësi. Elezi informon se kjo rritje do të realizohet qysh nga muaji dhjetor i këtij viti. “ Lajm i mirë për punonjësit në shëndetësi Me kënaqësi ju njoftojmë se nga muaji dhjetor do të zbatohet rritja e pagave, dhe është nënshkruar aneksi i ri i kontratës kolektive, një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të punës dhe mirëqenies së punonjësve në shëndetësi. Shëndetësia VLEN!”, shkruan Amir Elezi.

Read More