Autor: Suad Avdiu

Familjet e viktimave u mblodhën për marshim paqeje në Koçan, në gjashtë mujorin e tragjedisë ku humbën jetën 62 vetë dhe u lënduan 200. Pas Koçanit u njoftua për protestë paqësore edhe në sheshin e Shkupit. I cili organizohet nga Nisma “Kush e ka radhën”. “Sonte, këtu në shesh do të mbahet një protestë paqësore në nderim të viktimave të tragjedisë së Koçanit. Të pranishmit do të krijojnë një qiell me yje si shenjë kujtimi dhe respekti”. Zjarri i tmerrshëm në të ashtuquajturin klub nate Pulse në Koçani shpërtheu në mbrëmjen e 16 marsit gjatë performancës së grupit ADN, duke…

Read More

Vrasje e dyfishtë ndodhi pasditën djeshme në Veles, ndërsa autori kreu vetëvrasje. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 të pasdites pranë sahatit të Qytetit. Sipas fqinjëve, ish-partneri i vajzës e vrau atë së pari, pastaj babanë e saj, dhe më vonë vrau edhe veten, transmeton Portalb.mk. “U raportua se SPB Veles ka gjetur një femër me lëndime nga një objekt i mprehtë në rrugën Koço Racin në Veles. Zyrtarët e policisë mbërritën në vendngjarje dhe përcaktuan se ajo ishte R. K. (31) nga Velesi, e cila nga Ndihma e Shpejtë u transferua në Spitalin e Velesit, ku u shpall e vdekur.…

Read More

Mickoski e ka shpallur BDI-në objekt të sulmit, duke deklaruar se synimi i tij është ta zhdukë nga skena politike. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, paralajmëron se kjo retorikë rikthen mentalitetin e vjetër nacionalist, ndërsa theksoi se  shqiptarët mbeten faktor vendimtar në politikën e vendit. Paralelisht, opozita shqiptare alarmon për rritjen e ndikimit të “botës serbe” dhe interesave ruse, që kërcënojnë orientimin euroatlantik të Maqedonisë Ersan PAJAZITI Shkup, 16 shtator – BDI nuk është fenomen i përkohshëm që mund të “fshihet” me një fjali televizive. BDI është themel i shtetit të përbashkët dhe garanci e stabilitetit. Ne jemi arkitektët e…

Read More

Pa probleme po zhvillohet mësimi onlajn për nxënësit e katër shkollave në komunën e Gazi Babës me qëllim që ata dhe mësuesit e tyre të mbrohen nga substanca të dëmshme pas zjarrit të madh në depon e mbeturinave në Trubarevë të shtunën. “Me kënaqësinë time të madhe, mësimi po zhvillohet pa pengesa. Rreth 1800 nxënës nga katër shkollat në Trubarevë po ndjekin mësimin dhe deri më tani nuk kemi pasur asnjë ankesë”, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas ngjarjes “Po ndërtojmë ura të reja”, e cila u mbajt në shkollën fillore…

Read More

Tetë kandidatë në garë për kryetar të komunës më të madhe në vend, nëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i konfirmon listat e tyre. Kumanovarët pritet të vendosin mes kryetarit aktual Maksim Dimitrievski, si përfaqësues i ZNAM. Ngjyrat e LSDM-së do t’i mbrojë Martin Kostovski, nga E Majta kandidon Miroslav Petkoviq, koalicioni VLEN do të garojë me Arben Etemin, nga “Përvojë për sukses” kandidon Violeta Arsovska, nga Aleanca Kombëtare për Integrim kandidon Selver Ajdini, ndërsa si të pavarur do të garojnë Goran Stojkovski dhe Ninoslav Jakimovski. Për kandidatët për anëtarë të Këshillit të Komunës së Kumanovës janë dorëzuar 14 lista, nga…

Read More

Deri më tani rreth 500 vetura shtetërore janë pajisur me targa të specializuara me ngjyrë të kuqe në kuadër të fushatës së Qeverisë për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore. Drejtori i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, Ivica Tomovski, njoftoi se qytetarët do të kenë mundësi të paraqesin keqpërdorimet nëpërmjet telefonit dhe emailit special. Aktualisht, shteti posedon rreth 7.500 vetura zyrtare përfshirë edhe ato të organeve të sigurisë që nuk do të posedojnë targa me ngjyrë të kuqe. “Qytetarët, praktikisht do të mund të paraqesin keqpërdorime, keqpërdorime potenciale dhe keqpërdorime të mundshme.…

Read More

Përgjigjja është e thjeshtë: SHBA po sanksionon më shumë Albinin sesa Putinin, sepse Kosova është një projekt i drejtpërdrejtë amerikan Nga Kreshnik SPAHIU Përgjigjja është e thjeshtë: SHBA po sanksionon më shumë Albinin sesa Putinin, sepse Kosova është një projekt i drejtpërdrejtë amerikan. Ndryshe nga Rusia, Kosova u çlirua, u krijua dhe u shpall e pavarur falë ndërhyrjes së SHBA-së dhe NATO-s. Pa ndihmën e tyre, shqiptarët luftuan për mbi 1000 vjet kundër Serbisë, por nuk arritën të krijojnë dot një shtet të pavarur, as të bashkohen me Shqipërinë. Sot, Albin Kurti po rrezikon të shkatërrojë projektin afatgjatë të SHBA…

Read More

Ministri i Ambientit Jetësor, Izet Mexhiti përmes një urdhëresë të lëshuar ditë më parë, ka mbyllur deponinë ilegale në fshatin Nikushtak të Komunës së Likovës. Një vendim i tillë erdhi pas protestave që banorët bënë ditë më parë duke i bllokuar kamionët e Ndërmarrjes Publike “Pisha” që po hidhnin mbeturinat aty edhe pas vendimit që ministria kishte marrë për pastrimin e asaj zone. Në urdhëresë Mexhiti ka potencuar se “kjo masë ndërmerret për mbrojtjen e mjedisit jetësor para se të shkaktohen pasoja të dëmshme dhe për të siguruar një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit jetësor, jetës dhe shëndetit…

Read More

Sulmi tokësor izraelit për marrjen e kontrollit të plotë të qytetit të Gazës tashmë ka nisur. Ushtria izraelite njoftoi se tanket u urdhëruan që natën e të hënës të nisin sulmin brenda qytetit, ndërsa këto filmime tregojnë pamjet e shpërthimeve të fuqishme në kryeqendrën e Rripit të Gazës, që duken nga larg, pasi në brendësi të qytetit është e pamundur hyrja e mediave. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Katz, shkroi në rrjetin social X se Gaza po digjet dhe se ushtria izraelite po godet me “grusht të hekurt” infrastrukturën terroriste. Vetëm brenda pak orëve janë shënuar 38 viktima brenda qytetit.…

Read More

Një ekip mobil doganor në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, në hyrje të vendit, parandaloi përpjekje për të kontrabanduar deri në 27.5 kilogramë duhan nargjileje me aromë, i cili duhej të përfundonte në tregun e Maqedonisë. Siç thonë nga Doganat, ky veprim parandaloi përpjekje për të tregtuar ilegalisht duhan, si dhe përpjekje për të shmangur pagesën e akcizës në vlerë prej 138,435 denarësh. “Lidhur me rastin, po zhvillohen procedura përkatëse kundër një personi, shtetas i Turqisë, ndërsa duhani është sekuestruar. Rasti u zbulua kur, për shkak të dyshimeve, një ekip mobil përzgjodhi dhe kontrolloi pasagjerin, gjatë së cilës…

Read More