BDI në një kumtesë për media thekson se “VLEN çdo ditë e më shumë po e dëshmon gjendjen e vet të mjerueshme politike: pa zë, pa legjitimitet dhe të nënshtruar plotësisht ndaj padronit të tyre, OBRM-PDUKM-së”.
Nga BDI thonë se VLEN nuk guxon të flet për asnjë çështje të madhe kombëtare.”Kryeministri i qorton publikisht sa herë që guxojnë të prekin tema madhore, duke ua kujtuar se janë aty vetëm për kanalizime dhe mbeturina. VLEN hesht për iniciativën skandaloze të OBRM-PDUKM-së në Gjykatën Kushtetuese kundër ligjit për gjuhën shqipe. VLEN hesht edhe për heqjen e balancuesit si mekanizëm mbrojtës për përfaqësim të drejtë në administratë. VLEN hesht për mosndëshkimin e policit që përdhosi flamurin shqiptar në Kumanovë, që u avancua pastaj. VLEN hesht për hapjen e debatit mbi shfuqizimin e votimit me Badenter në Kuvend, si mburojë kundër majorizimit etnik”.

