Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Boçi: Çairi frymon shqip, kështu do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë

26 Qershor, 2026

Protesta në Tetovë: “Në sheshin Iliria nuk ka vend për Titon”

26 Qershor, 2026

U realizua Duaja e Hatmes për 7 nxënëse në Koliçan të Shkupit

26 Qershor, 2026

Rexhepi: Zëri i qytetarëve nuk shuhet me thashetheme, por dëgjohet me respekt

26 Qershor, 2026

Digjen dy automjete në Çair, zjarri përfshin edhe një automjet të tretë

26 Qershor, 2026

Shkolla në Kosternik rrezikon mbylljen, MASH-i përgjegjësinë ia hedh Komunës së Kumanovës

26 Qershor, 2026

Adnan Azizi: Qytetarët nuk harrojnë 22 vitet e qeverisjes së BDI-së

26 Qershor, 2026

Në tri pika në Çair do të ofrohet ujë dhe ndihmë shëndetësore për qytetarët në këto temperatura të larta

26 Qershor, 2026

Aleanca për Shqiptarët fuqizon bastionin e saj në Gostivar

26 Qershor, 2026

Nis platforma “Çairi në ritmin e shëndetit” me masa për mbrojtje nga temperaturat e larta të verës

25 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 27 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Bujqësia, pushteti dhe opozita me qëndrime të ndryshme

Suad AvdiuBy Suad Avdiu23 Shtator, 2025 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Lëvdata dhe kritika për bujqësinë janë qëndrimet e ndryshme të pozitës dhe opozitës për bujqësinë. Përderisa VMRO në pushtet është lëvduar me rezultatet e arritura, nga LSDM opozitare thonë se ka probleme në çdo degë bujqësore

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 23 shtator – Lëvdata dhe kritika për bujqësinë janë qëndrimet e ndryshme të pozitës dhe opozitës për bujqësinë. Përderisa VMRO në pushtet është lëvduar me rezultatet e arritura, nga LSDM opozitare thonë se ka probleme në çdo degë bujqësore.

Sipas VMRO-DPMNE , po rikthehet dinjiteti dhe siguria e fermerit të Maqedonisë, përderisa zhvillimi i bujqësisë është prioritet strategjik i Qeverisë, ndërsa fermerët janë çelësi i zhvillimit rural dhe stabilitetit ekonomik të vendit, prandaj kjo Qeveri është mbështetësi dhe partneri i tyre më i madh. “Apatia e qeverisë së mëparshme, e shprehur përmes subvencioneve të papaguara dhe sistemeve jofunksionale të ujitjes, tani është një gjë e së kaluarës. Vetëm në 15 muaj, qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka paguar mbi 11 miliardë denarë për subvencione të papaguara dhe të vazhdueshme, duke u siguruar 70.000 fermerëve mbështetje financiare. Sistemet e ujitjes janë vënë gjithashtu në funksion, duke siguruar sigurimin në kohë të ujit për ujitje”, thotë Viktorija Andonovska nga VMRO-DPMNE.

Sipas saj, kohët e fundit, zyrat rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave kanë filluar të lëshojnë karta të gjelbra të naftës, një masë që përfshin pothuajse 46.000 fermerë, dhe për të cilën janë ndarë 540 milionë denarë.

Ndër rezultatet e arritura nga VMRO theksojnë edhe vendosjen e çmimit rekord të blerjes për dy varietetet më të zakonshme të rrushit për verë Vranec – 21.3 denarë për kilogram dhe Smederevka – 18.9 denarë për kilogram. Gjithashtu, këtë vit, për herë të parë, kategoria e parë dhe e dytë e grurit u blenë me një çmim prej 12 denarësh, përveç kësaj shume, shpenzimet e transportit dhe TVSH-në duhet të paguajnë mullixhinjtë.

Gjithashtu është theksuar se me VMRO-DPMNE-në, për herë të parë në vend, do të blihet grurë vendas për nevojat e rezervave të mallrave, përkatësisht 9.000 ton grurë tregtar nga korrja e vitit 2025 me një çmim prej 13 denarë për kilogram, pa TVSH. Një risi është lançimi i fushatës “Më e mira e Maqedonisë”, e cila synon të stimulojë ekonominë vendase duke ndihmuar kompanitë që prodhojnë dhe përpunojnë produkte të Maqedonisë, si dhe duke mbështetur fermerët e Maqedonisë që prodhojnë produkte bujqësore primare.

Ndërkohë, thirrja publike për fermerët e rinj numëroi 254 aplikime, nga të çilat 117 u miratuan.

Nga LSDM thonë së në bujqësi ka çmime të ulëta blerjeje, blerje katastrofike, dhe subvencione të vonuara. Për më tepër shtojnë se për herë të parë, vreshtarët kanë mbetur pa mbështetje nga shteti dhe në pasiguri nëse prodhimi i tyre do të blihet. Bodrumeve të Verës iu dha mbështetje prej 2 denarësh, dhe për herë të parë u braktis koncepti i mbështetjes së vreshtarëve, dhe nuk e pranua propozimi i LSDM-së për një subvencion prej 3 denarësh për vreshtarët. “Vjelja e rrushit tashmë po mbaron, blerja është një katastrofë. Çmimi i prodhimit nuk është shpallur, megjithëse ligji i ri i miratuar nga LSDM kërkon që ai të shpallet deri më 15 korrik. Nafta e gjelbër vonohet si kurrë më parë, si një masë e vendosur edhe nga LSDM. Paradhënia e subvencioneve është hequr, që do të thotë se vreshtarët nuk do të marrin 30 për qind të subvencioneve herët deri në fund të vitit, grantet dhe të gjitha programet për fermerët e vegjël janë hequr, por kompanive të mëdha u është lejuar të marrin subvencione prej 1 milion eurosh, njësoj si gjatë kohës së Gruevskit”, tha Lupço Nikollovski nga LSDM.

Sipas tij aktualisht ka mbi 22 milionë kilogramë rrush të pablerë. Në konferencën për shtyp, Nikollovski theksoi se Pagesa e pjesës së dytë të subvencioneve për kokë dele nga Programi i vitit 2024 është me vonesë – vitin e kaluar ato u paguan më 13 mars, tani është 22 shtator dhe ende nuk ka pagesë. Siç tha ai, me VMRO DPMNE në pushtet ka çmime rekord të ulëta blerjeje për mel, elb, oriz dhe speca të kuq. (koha.mk)

Lexuar: 221

Lajme te ngjashme

Boçi: Çairi frymon shqip, kështu do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë

Protesta në Tetovë: “Në sheshin Iliria nuk ka vend për Titon”

U realizua Duaja e Hatmes për 7 nxënëse në Koliçan të Shkupit

Rexhepi: Zëri i qytetarëve nuk shuhet me thashetheme, por dëgjohet me respekt

Digjen dy automjete në Çair, zjarri përfshin edhe një automjet të tretë

Shkolla në Kosternik rrezikon mbylljen, MASH-i përgjegjësinë ia hedh Komunës së Kumanovës

Lajmet e fundit

Boçi: Çairi frymon shqip, kështu do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë

26 Qershor, 2026

Protesta në Tetovë: “Në sheshin Iliria nuk ka vend për Titon”

26 Qershor, 2026

U realizua Duaja e Hatmes për 7 nxënëse në Koliçan të Shkupit

26 Qershor, 2026

Rexhepi: Zëri i qytetarëve nuk shuhet me thashetheme, por dëgjohet me respekt

26 Qershor, 2026

Digjen dy automjete në Çair, zjarri përfshin edhe një automjet të tretë

26 Qershor, 2026

Shkolla në Kosternik rrezikon mbylljen, MASH-i përgjegjësinë ia hedh Komunës së Kumanovës

26 Qershor, 2026

Adnan Azizi: Qytetarët nuk harrojnë 22 vitet e qeverisjes së BDI-së

26 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.