Autor: Suad Avdiu
Takim i drejtuesve të burgut të Kumanovës në Gjykatën Themelore në Kumanovë, ja për çfarë u diskutua
Ylber Limani sot bashke me drejtorin e burgut të Kumanovës dhe drejtorin e Administratës për ekzekutimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov, në objektin e Gjykatës Themelore në Kumanovë kemi mbajtur një takim konstruktiv pune me kryetarin e gjykatës, gjyqtarët e qarkut penal. Gjatë takimit u theksua rëndësia e përdorimit më të madh të dënimit me kusht si një nga mjetet më të rëndësishme për reduktimin e mbipopullimit në institucionet penale. Gjithashtu gjatë takimit u theksua se është përmirësuar sistemi i mbikëqyrjes elektronike, i cili mund të përdoret në arrest shtëpiak dhe lirim me kusht.
Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se duke filluar nga 12 tetori 2025, Bashkimi Evropian do të fillojë vendosjen graduale të Sistemit për hyrje/dalje (EES), i cili do të zbatohet plotësisht deri në prill 2026. Nga MPB thonë se ky sistem i ri dixhital përfaqëson një nga reformat më të rëndësishme në fushën e menaxhimit të kufijve të BE-së, duke zëvendësuar vulosjen e mëparshme të pasaportave me të dhëna elektronike të të dhënave biometrike (foto dhe gjurmë gishtash), si dhe të dhëna të sakta të datave të hyrjes dhe daljes.Për kë është sistemi? EES zbatohet për të gjithë qytetarët…
Që nga sot, në Zyrën e Avokatit të Popullit ka filluar të funksionojë linja telefonike falas 0800 54321 , ku qytetarët do të jenë në gjendje të raportojnë çdo shkelje të të drejtave të tyre gjatë fushatës zgjedhore, si dhe në ditën e Zgjedhjeve Vendore. Institucioni informon se çdo raport do të përpunohet menjëherë, dhe nëse ankesat mbërrijnë pas orarit të punës, pas orës 16:00, ato do të regjistrohen dhe shqyrtohen sa më shpejt të jetë e mundur. “Avokati i Popullit, në funksion të mbrojtjes dhe ushtrimit të së drejtës së votës, do të reagojë pa vonesë tek autoritetet dhe institucionet kompetente…
Sot shkolla jonë SHMK “Pero Nakov” nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Ndërmarrjen Publike TREGU. Ky hap i rëndësishëm do t’u mundësojë nxënësve tanë zhvillimin e mësimit praktik në kushte reale pune, duke i lidhur njohuritë teorike me përvojën profesionale. Të mësuarit përmes punës tek punëdhënësi është ura që përgatit gjeneratat e reja për tregun e punës dhe për një të ardhme më të sigurt. Falënderojmë NP TREGU dhe drejtoreshës Vlora Ibraimi për gatishmërinë dhe përkrahjen e nxënësve tanë.
Nuk jam për ‘vija të kuqe’ të reja, jam për një marrëveshje brenda vendit. Nëse dalim jashtë vendit me konsensus, atëherë do të na respektojnë”, tha presidentja Gordana Siljanovska Davkova në një intervistë për “Sitel”, duke komentuar projekt-rezolutën e paraqitur nga kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, për integrimin evropian me ‘vija të kuqe’. “Nuk ka më ‘vija të kuqe’, vijat janë kaluar ose fshirë me gomë. Ajo që duhej të bënim, sepse ky nuk është më një propozim i ri, kishte disa deklarata para tij, njëra prej tyre e bërë me ndihmën e ASHAM-it.Kushtetuta ndryshohet, por politika e fqinjëve tanë…
Kandidatët për zgjedhjet lokale edhe sot në ditën e tretë të fushatës do t’i paraqesin programet e tyre në tubime dhe takime me qytetarët. VMRO-DPMNE-ja do të mbajnë tubime në Konçe (16:30), Demir Kapi (17:30), Negotinë (18:30) dhe Kavadar (20:30). Karvani i LSDM-së dhe Koalicionit do të jetë mes qytetarëve në Konçe (17:30), Kërçovë (18:30) dhe Makedonski Brod (20:00). Kandidati nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bujar Osmani, në orën 11 e 30 në selinë e BDI-së në Shkup, do të mbajë konferencë për media. Lëvizja ZNAM do të ketë konventë promovuese në Sheshin e qytetit në Kumanovë…
Koalicioni VLEN përmes një kumtese të lëshuar te mediat thekson se mbrëmë në konventën promovuese mijëra e mijëra qytetarë mbushën çdo cep të sallës, ndërsa qindra të tjerë mbetën jashtë për shkak të masovitetit Reagimi i plotë: Mbrëmë, në sallën e madhe “Boris Trajkovski”, Shkupi u shndërrua në kryeqendër të bashkimit shqiptar. Mijëra e mijëra qytetarë mbushën çdo cep të sallës, ndërsa qindra të tjerë mbetën jashtë për shkak të masovitetit. Për këtë u kërkojmë ndjesë, sepse zemra e shqiptarëve rrahu aq fort, saqë asnjë sallë nuk i mbante dot. Mbrëmë Shkupi dhe gjithë shqiptarët ishin NJË ZË. VLEN-i nuk…
Bujar Osmani sonte para qytetarëve të Çairit premtoi krijimin e ndërmarrjes komunale të higjienës me 120 punësime të drejtpërdrejta, me përgjegjësi për çdo rrugë. “Pastërtia nuk është çështje estetike, por çështje shëndeti”. Ai i cilësoi parqet “të mbushura me bërllog”, ndërsa theksoi se Çairi “është shpallur komuna më e papastër në Shkup”. Një nga akuzat më të rënda: ndërtesat komerciale pa plan që, sipas tij, kanë marrë ujin e familjeve në Gazibabë dhe kanë rënduar rëndë trafikun e Çairit. “Nuk do ketë më ndërtesa pa leje komerciale… ato që janë me plan – po, por për të marrë 300.000 euro…
Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë reshje lokale të shiut, të cilat gjatë natës do të përhapen në gjithë vendin. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 15 deri në 20 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të dobët nga drejtimi verior. Kah fundi i ditës, posaçërisht gjatë natës do të ketë reshje shiu. Temperatura…
Shqipdona Mazari, vajza e Komandant Strugës – Nuri Mazarit, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Adnan Azizit, i cili sonte në Konventën e VLEN-it, tha se Ali Ahmeti qëndron pas vrasjes së Komandant Strugës. Në një reagim të gjatë dhe emocional, vajza e Komandant Strugës shkroi se deklarata e deputetit Azizi, njëherësh shef Shtabi i VLEN-it, është një padrejtësi e dyfishtë: ndaj kujtimit të babait të saj dhe ndaj familjes së saj, që prej dy dekadash jeton me këtë plagë të hapur. “Për nderin e babit tim dhe padrejtësinë që vazhdon. Me keqardhje të thellë ndjej detyrimin moral dhe njerëzor…
