Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

27 Nëntor, 2026

Lajm i mirë për qytetarët: Transferimi i parave nga Maqedonia drejt Evropës, gjashtë herë më i lirë

27 Nëntor, 2026

ISHP: Numri i rasteve me grip u rrit me 22.1% në Maqedoni

27 Nëntor, 2026

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Paralajmërimi për trazira në Ballkan nëse dënohen krerët e UÇK-së, Edi Rama: Ali Ahmeti i di mirë çështjet e stabilitetit

Suad AvdiuBy Suad Avdiu29 Shtator, 2025Updated:29 Shtator, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kohëve të fundit janë shtuar zërat për jostabilitet në Ballkan nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

E në këtë diskutim është përfshirë së fundmi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Edi Rama u pyet për deklaratat e Ali Ahmetit në protestën e veteranëve, se nëse ata nuk lirohen do të ketë mungesë stabiliteti, madje duke përmendur edhe trazirat.

“Aliu ka një eksperiencë të gjatë me çështjet e stabilitetit, edhe është shumë më kompetent se unë për këtë, aq më tepër që është njohës i thellë i atyre burimeve të brendshme të atyre territoreve për sa i përket krenarisë, sedrës, ndjenjës së të qenit të cenuar padrejtësisht, dhe sa i përket pabesisë, se këtu ka një pabesi, është pabesi shumë e madhe, nëse do të përdorej në fjalën shqipe, e cila ka kuptim shumë të rëndë për ne shqiptarët”, tha Rama.

Ai theksoi se përtej parashikimeve ogurzeza, shpreson që në fund të ketë një dritë në fund të tunelit.

“Përtej asaj që ka thënë Aliu, pa shkuar në parashikime ogurzeza, e gjithë kjo histori është e trishtueshme, zhgënjyese, që unë kam përshtypjen që do të lë gjurmë tek vendet që e sponsorizojnë këtë gjykatë, dhe kam përshtypjen që do të zgjohen për ta reformuar këtë lloj sistemi kaq zhgënjyes. Në momentin që flasim nuk kemi çfarë bëjmë tjetër, përveç të ndjekim procesin, duke shpresuar që në fund do të ketë një dritë ndërgjegjeje në momentin e marrjes së vendimit, e nuk do të jetë deri në fund tunel pa dritë”, tha kryeministri shqiptar.

Ali Ahmeti në protestën e veteranëve në Prishtinë, theksoi se kush i mban të mbyllur Thaçin e të tjerët, punon kundër stabilitetit.

“Në rajonin tonë, në disa lider të ri më së shumti mungon bashkëpunimi, stabiliteti e qartësia pro-perëndimore. Kush i mban të mbyllur këta kontribuues stabiliteti, punon kundër stabilitetit tonë, dhe vet Perëndimit në Ballkan. Gjatë luftërave, pas tyre, e deri më sot, asnjëherë Serbia e zyrtarët e Maqedonisë nuk janë pajtuar me të drejtat e shqiptarëve. Serbia po bën gjithçka për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës përmes Gjykatës Speciale të Hagës. Po përpiqet të përmbys çdo të arritur në Kosovë. Gjykata u formua si u formua, u votua si u votua nga deputetë, u bë si u bë, ishte si ishte, por edhe ashtu siç u krijua, ajo nuk po e respekton të drejtën për një gjykim të paanshëm, të drejtë e brenda afatit të aryeshëm”, tha Ahmeti.

Kështu kishte deklaruar edhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani.

“Gjithë ky krim, gjithë këto masakra, gjithë ky gjenocid, ky tmerr – ne ende sot jemi duke u përball me Gjykata Speciale në Hagë. Sot i kemi njerëzit që e kanë drejtu luftën atje. Atje po gjykohet lufta jonë, historia jonë. Asnjë nuk po gjykohet për shembull për ndonjë vepër pas lufte.

26 vjet pas nga ky gjenocid që është bërë, ata atje gjykohen për lirinë tonë. Po nëse gjykohet Hashim Thaçi, kush na siguron neve që nuk do të ketë trazira në rajon. Një luftë e jona, një liri e jona me dalë në bankë të të akuzuareve .” – tha Hasani.

“Unë besoj”, shtoi Hasani i pyetur nëse beson se do të ketë trazira në rajon në rast të dënimit të Thaçit.

“Unë besoj se do të ketë trazira në rajon. Të gjithë shqiptarët. Me ma gjyku lirinë time, luftën time, historinë time!?” – shtoi ai./Nacionale

Lexuar: 17

Lajme te ngjashme

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

Lajmet e fundit

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.