Autor: Suad Avdiu
Fushata për zgjedhjet lokale ka nisur dje (29 shtator), ndërsa sot koalicionet kanë vazhduar me aktivitetet e tyre. Koalicioni VLEN sot ka mbajtur konventën promovuese në Shkup, ku ka prezantuar kandidatët e saj për kryetar komunash në zgjedhjet e 19 tetorit. Izet Mexhiti i cili është edhe kandidat për kryetar të Çairit, në fjalimin e tij, foli edhe për deklaratat e Ali Ahmetit. “Ne nuk jemi zagar, ne jemi shqiptar; jo, nuk jemi as hyzmeqarë, as gënjeshtarë. Jemi njerëz me dinjitet. Sjellja dhe qëndrimet e tij nuk lidhen me interesa të fshehta apo koncesione që dëmtojnë komunitetin. Nuk ua kthejmë…
Ndryshimet klimatike në periudhën e vjeshtës rrisin numrin e pacientëve me ftohje dhe viruse, thotë mjeku Shpejtim Rexhepi. Njëherësh potencon se pacientët ankohen me dhimbje fyti, temperatura të larta dhe dhimbje të trupit. Pacientët e infektuar me virus marrin terapinë në bazë të simptomave që i kanë. “Pasi që tash kemi ndryshime klimatike, ulje të temperaturave, numri i pacientëve është më i rritur në ambulanca. Paraqitet një ftohje, një grip, i cili fillon me simptome të ndryshme, duke filluar me dhimbje të fytit, me temperaturë dhe me kollitje, megjithatë janë si simptome më kryesore, mandej mund t’i kemi edhe simptomat…
Me fillimin e stinës së vjeshtës, mjekët vërejnë një rritje të dukshme të rasteve me infeksione respiratore, si te fëmijët ashtu edhe te të rriturit. Sanja Cilevska Mlladenovska, pediatre specialiste thotë se ndryshimet e shpeshta të temperaturave kanë bërë që këto infeksione të shtohen ndjeshëm, ndërsa herë pas herë në klinika paraqiten edhe raste më të rënda, ku fëmijët vuajnë nga bronkiti dhe kanë nevojë për trajtim më të kujdesshëm mjekësor. Kontrollet ambulantore arrijnë deri në 40 pacientë në ditë. “Në dy javët e fundit vërejmë rritje të numrit të fëmijëve, me rritje të temperaturës, me rrjedhje të hundës, me…
Sot, koalicioni VLEN do të mbajë konventën zgjedhore në sallën më të madhe të vendit, “Boris Trajkovski” në Shkup, ku do të promovohen kandidatët për kryetarë komunash dhe do të shpaloset vizioni i fitores së 19 tetorit. Kjo ngjarje nuk është vetëm një tubim politik, por një manifestim i unitetit, vendosmërisë dhe energjisë së re që ka përfshirë shqiptarët kudo në Maqedoninë e Veriut. Në këtë konventë, që do të jetë më e madhja ndonjëherë, ku mijëra qytetarë do të bashkohen për të treguar se shqiptarët janë më të fuqishëm kur janë të bashkuar dhe se ndryshimi është tashmë i…
Pas deklaratës së Bujar Osmanit se Mickoski dhe VMRO janë albanofobë dhe i urrejnë shqiptarët, kanë reaguar nga partia më e madhe në pushtet. “Osmani dhe BDI, në pritje të debaklit që do t’i godasë në zgjedhjet e ardhshme lokale, me qëllim që të fitojnë ndikim mediatik, po ngrenë përsëri pluhur në publik, duke përhapur etno-nacionalizëm dhe gënjeshtra tek qytetarët. Mickoski dhe VMRO as nuk urrejnë askënd, as nuk janë albanofobë. Mund të jenë vetëm ata nga BDI, të cilët me sa duket nuk e duan popullin e tyre”, njoftoi VMRO në reagim ndaj deklaratës së kandidatit për kryetar të…
Shefi i shtabit të VLEN, Adnan Azizi ka dalë me mesazh të fuqishëm para Konventës së sontme ku VLEN do të promovojë kandidatët për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunal. “Në emrin tim dhe në emër të Shtabit qendror të VLEN ju ftoj që të merrni pjesë masovikisht në mbështetje të kandidatëve tanë më të mirë që ka shqiptaria. Sonte në ora 19 të drejtohemi të gjithë së bashku një zë për t’i dhënë mbështetje ndryshimit në çdo komunë shqiptare dhe për t’i thënë mjaft më korrupsionit dhe ofendimit të shqiptarëve”, ka thënë në porosinë e tij, Azizi. Konventa e VLEN…
Përplasje pushtet-opozitë për gjendjen në sistemin gjyqësor. Kryetari i LSDM-së , Venko Filipçe, sot e akuzoi kryeministrin për partizim të gjyqësorit. Sipas LSDM-së, partia në pushtet nuk ka zbatuar reforma dhe nuk ka miratuar asnjë ligj nga agjenda reformuese në fushën e drejtësisë. Nga ana tjetër, kryeministri Mickoski tha se gjyqtarët janë të organizuar në klane, dhe kjo që nga koha e qeverisë së mëparshme. Paralajmëroi reforma serioze pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. “Tashmë një vit e gjysmë ata vendosin gjykatësit e tyre, prokurorët e tyre, vetëm e partizojnë gjyqësorin dhe nuk ka asgjë thelbësore nga zbatimi i reformave. Unë…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski iu kundërpërgjigj kreut të BDI-së Ali Ahmeti për mesazhet që ky i fundit ia dërgoi nga konventa e AKI-së në Shkup. “Kështu BDI e ngre rejtingun, ndërsa tezat u janë të vjetra dhe të zbehta. Sa gjakosje, sa skifterë, sa shqiponja, sa lepuj.. Të njëjtin folklor përmendin, 20 vjet – të njëjtin film! Shqiptarët iu shpërngulën, bënë copash duke vjedhur”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE. Metaforat në mitingje më nuk u kalojnë. Janë të mirë për filma humoristik nëse duan ta bëjnë dikë për të qeshur, tha Mickoski, duke i garantuar Ahmetit një gjë.…
Nuk u habita nga deklarata e Hristijan Mickoskit dhe “misioni” i tij për të larguar BDI-në nga skena politike. Mickoski është nga natyra albanofob dhe i urren shqiptarët, tha sot kandidati për kryetar komune i BDI-së, Bujar Osmani, në lidhje me mesazhet e Kryeministrit. Osmani thotë se Mickoski “nuk ka asnjë shqiptar në ekipin e tij dhe kur udhëton jashtë vendit, nuk merr me vete shqiptarë”. “Ai po e shfuqizon balancuesin sepse dëshiron t’i largojë (shqiptarët) nga institucionet. Ai po e shfuqizon gjuhën shqipe sepse e shqetëson dhe nuk dëshiron ta shohë në dokumente.Kjo është më e fortë se ai…
Në Maqedoninë e Veriut, Erdogan ka kryesuar me 75 për qind, Trump i dyti me 66 për qind dhe presidenti rus Vladimir Putin i treti me 52 për qind Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka rezultuar lideri më i pëlqyer në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë në një sondazh të zhvilluar në vendet e Ballkanit, ndërsa është renditur i dyti në Mal të Zi dhe i katërti në Serbi ndër liderët ndaj të cilëve publiku ka pikëpamje më pozitive, transmeton Anadolu. Hulumtimi me titull “Anketa rajonale e Ballkanit Perëndimor” është realizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan në…
