Autor: Suad Avdiu
YouTube është ende në krye të listës së aplikacioneve që përdoruesit kërkuan në motorin e kërkimit Google vitin e kaluar, sipas portalit “World Statistic”. WhatsApp është në vendin e dytë, Facebook është në të tretin, teksa ChatGPT dhe Gmail mbyllin pesëshen e parë. Top 10, sipas kërkimeve në Google, përfshin gjithashtu Netflixin, Canvan, Twitterin dhe Robloxin. Është interesant fakti se në kërkimet më të shpeshta nuk është “X” (emri i ri i Twitterit).
Inspektorët e Qytetit të Shkupit vazhdojnë me kontrollet e intensifikuara inspektuese në terren 24 orë, me qëllim të uljes së ndotjes së ajrit dhe mbrojtjes së mjedisit. Shqiptohen dënime pa kriter për të gjithë ata që nuk e respektojnë ligjin, ndotin mjedisin jetësor dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Qyteti i Shkupit vitin e kaluar ka shqiptuar gjoba nga 9 deri në 100 mijë euro për persona juridikë dhe gjoba përkatëse ndaj personave fizik, te të cilët është konstatuar se krijojnë deponi ilegale, i djegin dhe e shkelin ligjin, njoftuan sot nga Departamenti për Marrëdhënie me Publikun në qytetin e Shkupit.…
Një grua 33 vjeçare nga Studeniçani i Shkupit ndërroi jetë në Medine, ku kishte shkruar për të kryer umren si obligim fetar. Bëhet fjalë për Gjulsere Jakupi Memeti, ndërsa lajmi është komunikuar nga të afërm të saj.
epa08520644 A view of cars going through the border crossing ‘Bogorodica’ between North Macedonia and Greece, near the southern city of Gevgelija, North Macedonia, 01 July. Greece reopened the Evzoni border crossing with North Macedonia to EU citizens and from 14 other countries which are on a list approved by EU authorities. All travelers arriving to Greece are required to fill a Passenger Locator Form (PLF) at least 48 hours before check-in. The form is part of the country’s planning for protection against the coronavirus disease (COVID-19) pandemic and will allow authorities to create barcodes for travelers so that testing…
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, sot feston ditëlindjen e tij të 66-të. Ahmeti ka lindur më 4 Janar të vitit 1959 në Zajas të Kërçovës. Me rastin e ditëlindjes shokët dhe bashkpartiakët e kanë uruar kryetarin e tyre.
Rasti i hapur ndaj ish-zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi dhe gjykatësit të Apelit, Enver Bexheti është në fazën parahetimore, pohojnë nga Prokuroria për TV21. Rasti ka nisur pasi të dy përfunduan në listën e zezë amerikane, për shkak të ryshfetit, për të zvarritur procedurën gjyqësore kundër Sasho Mijallkovit, për përgjimin e paligjshëm. Këshilli Gjyqësor ka siguruar dokumentacionin për procedurën disiplinore të zhvilluar kundër gjykatësit në fjalë. Po ndërmerren intensivisht edhe veprime të tjera, por duke pasur parasysh fazën në të cilën është procedura nuk mund të ndahen detaje për veprimet e ndërmarra, thonë nga Prokuroria Publike. Ndaj gjykatësit Bexheti u…
Prokuroria publike në Maqedoninë e Veriut po heton dy shtetas maqedonas të cilët kanë marrë pjesë në luftën në Ukrainë dhe thuhet se kanë luftuar për grupe paraushtarake ruse kundër Ukrainës, nga të cilët njëri ishte anëtar i ushtrisë private Wagner. Prokurorët po ndjekin penalisht shtetas maqedonas të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftën në Ukrainë. Pjesëmarrja në konflikte të huaja përbën vepër penale në Maqedoninë e Veriut. “Sa i përket dënimit të parashikuar për veprën penale ‘pjesëmarrje në ushtri të huaj’, ai mund të shkojë deri në katër vjet”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Publike për Radio Evropa…
Më 03.01.2025, në orën 16:12, është raportuar në SPB Shkup se një femër ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Mile Pop Jordanov” në Shkup. Shërbimet e urgjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se bëhet fjalë për M.F. (27) nga Kratova, e cila jetonte në Shkup, dhe është gjetur e vdekur, gjë që është konfirmuar nga Shërbimi i Ndihmës Mjekësore Emergjente.
Këshilli Iniciativë i Hoxhallarëve nga Myftinia e Tetovës, në një konferencë për media, kanë kërkuar që kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu ta tërheq vendimin për shkarkimin e myftisë, Qani Nesimi, që sipas tyre është një vendim antikushtetues. “I nderuari Reisul Ulema, ne nuk do të ndalemi në këto kërkesa tona që janë kushtetuese dhe ligjore. I nderuari Reisul Ulema, nëse ju keni ende bindjet se jeni Reisul Ulema i ne hoxhallarëve dhe këshillave të xhamive me shumicë të Myftinisë të Tetovës, pranoni kërkesat tona”. “Ne vazhdojmë t’ju njohim si Resiul ul-Ulema të BFI-së. Ne nuk dëshirojmë që ju të mbeteni…
Me lëshimin e rrugës ekspre nga Stracini deri në Kriva Pallankë, udhëtimi nga 30 minuta do të shkurtohet në 10 minuta, ndërsa nga Kriva Pallanka deri në Kumanovë në vend që një orë do të udhëtohet 40 minuta. Rruga, e cila zyrtarisht u lëshua sot, është në një gjatësi prej 25.5 kilometra dhe është pjesë e Korridorit 8. Investimi i përgjithshëm është 93.7 milionë euro, nga të cilat 80.20 milionë euro janë fonde nga Banka Botërore, ndërsa pjesa tjetër janë fonde granti në një vlerë prej 13.50 milionë euro. Në rrugën ekspres janë ndërtuar tre kryqëzime, tre ura, 13 viadukte…
