Sot shkolla jonë SHMK “Pero Nakov” nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Ndërmarrjen Publike TREGU.
Ky hap i rëndësishëm do t’u mundësojë nxënësve tanë zhvillimin e mësimit praktik në kushte reale pune, duke i lidhur njohuritë teorike me përvojën profesionale.
Të mësuarit përmes punës tek punëdhënësi është ura që përgatit gjeneratat e reja për tregun e punës dhe për një të ardhme më të sigurt.
Falënderojmë NP TREGU dhe drejtoreshës Vlora Ibraimi për gatishmërinë dhe përkrahjen e nxënësve tanë.

