Autor: Suad Avdiu

Kina po përballet me një rritje të ndjeshme të infeksioneve nga një virus i frymëmarrjes, i identifikuar si Metapneumovirusi i Njeriut (HMPV). Ky zhvillim ka mbushur spitalet, ka nxitur masa urgjente dhe ka ngjallur shqetësime te publiku për një shpërthim të ngjashëm me pandeminë e Covid-19. Infeksionet janë rritur kryesisht në provincat veriore të Kinës gjatë dimrit, duke prekur veçanërisht fëmijët. Fotot dhe videot nga spitalet tregojnë pacientë që mbajnë maska, ndërsa autoritetet kanë nisur hetime për të menaxhuar situatën. Përhapja vjen pesë vjet pasi bota u alarmua për herë të parë për shfaqjen e një koronavirusi të ri në…

Read More

Pasi që Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nuk e nënshkroi Dekretin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, Qeveria mbrëmë në një deklaratë për MIA-në ka bërë të ditur se ligji do të përpunohet dhe se do t’i dorëzohet Kuvendit brenda afateve ligjore. “Si Qeveri, ju njoftojmë se Ligji do të finalizohet dhe do t’u prezantohet deputetëve sipas procedurave legjislative”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë. Deputetët e votuan këtë ligj më 24 dhjetor në kuadër të seancës së 27-të plenare, me shumicë të zakonshme dhe Badinter. Me mosnënshkrimin e Dekretit, tashmë ndryshimet ligjore i rikthehen Kuvendit dhe nëse votohen sërish, presidenti do të…

Read More

BDI përmes një kumtese ka shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin nga urrejtja ndaj shqiptarëve dhe mungesa e vullnetit për bashkëjetesë. “Në frymën e ditëve të festës, përmbahemi nga retorika e ashpër, por nuk mund të mbetemi të heshtur përballë agresionit të shtetit ndaj vlerave tona kolektive. Jemi thellësisht të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga urrejtja e vazhdueshme, nga mungesa e vullnetit për bashkëjetesë, nga përpjekjet e pandalshme për të shtypur gjuhën shqipe dhe për të zhvlerësuar shqiptarët në këtë shtet tonin të përbashkët. Ata që mendojnë se do të rriten duke rrënuar fqinjët e tyre, bashkëqytetarët e tyre, janë në një…

Read More

Nga koalicioni VLEN kanë thënë se ata si pjesë e qeverisë kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të mirëqenies së pensionistëve, duke vendosur për një rritje të ndjeshme të pensioneve prej 5000 denarë nga muaji mars. “Kjo rritje, e mundësuar nga ndryshimet ligjore të shtatorit 2024, reflekton përkushtimin tonë për të garantuar një jetë më dinjitoze dhe të sigurt për pensionistët. Ky vendim pasqyron angazhimin tonë për t’u kujdesur për ata që kanë dhënë një kontribut të çmuar për shoqërinë dhe ekonominë tonë gjatë angazhimit të tyre aktiv që kanë shpenzuar potencialin e energjinë e tyre…

Read More

Në vazhdën e riorganizimit të strukturave të Lëvizjes BESA, sonte në Batincë të komunës së Studeniçanit, në prani të kryetarit Bilall Kasami, sekretarit Adnan Azizi dhe eksponentëve tjerë partiak, u konsolidua dega e Lëvizjes BESA në Studeniçan. Kuvendarët e pranishëm votuan Nusret Aliun për kryetar të degës, për nënkryetar Shaip Dailovskin, për sekretar Nehat Lutfiun, koordinator të Forumit Rinor Sabir Zeqirin, koordinator të Forumit të Gruas Anisa Lutfiun. Konsolidimi i rradhëve të Lëvizjes BESA do të vazhdojë në çdo komunë ku jetojnë shqiptarë, duke i strukturuar nëndegët, degët dhe forumet tjera partiake.

Read More

Regjim i posaçëm i komunikacionit do të vendoset sot në zonën e qytetit të Shkupit, ku do të mbahen disa manifestime me rastin e festës së Buzmit. Manifestimi i Buzmit do të mbahet në pllajën e Kishës katedrale Shën Kliment i Ohrit, si dhe manifestimi i Krishtlindjeve me trasën e lëvizjes nga godina e komunës së Kisella Vodës nëpër rr. “Petar Dejlan”, në të djathtë në rr. Boris Trajkovski”, në të majtë nëpër bul “Makedonija”, në vazhdim në rr. “Shën Kirili e Metodi” deri para Muzeut të qytetit të Shkupit, pastaj në rr. “Makedonija”, në vazhdim deri në sheshin “Makedonija”…

Read More

Një tërmet me intensitet prej tre gradësh sipas shkallës makrosizmike evropiane është ndjerë mbrëmë në Shkup dhe në viset veriperëndimore të vendit. Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencorë Matematikor në Shkup, tërmeti është regjistruar në orën 23:12 me epiqendër 24 kilometra në veriperëndim të Shkupit me magnitudë Rihter prej 2.8 gradë.

Read More

Moti sot do të jetë i ftohtë me paraqitje të mjegullës dhe reve të ulëta në lugina të veçanta. Gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperaturat do të lëvizin nga -4 deri në 12 gradë. Në Shkup, mëngjesi do të jetë me mjegull dhe i ftohtë në pjesë të luginës, gjatë ditës me diell dhe kryesisht i qetë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Temperatura minimale do të jetë -4, ndërsa maksimalja 7 gradë.

Read More

Në Komunën e Çairit pritet të realizohet një projekt i rëndësishëm për arsimin, ku do të ndërtohen dy shkolla të reja. Njëra do të jetë një objekt i ri për shkollën ekzistuese “Idnina” për fëmijët me nevoja të veçanta, dhe tjetra do të jetë një shkollë fillore e re me kapacitet për 1000 nxënës. Ky projekt, i cili pritet të nisë së shpejti, ka berë të ditur zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti në një intervistë për Radio Shkupin. “Ky projekt është një bashkëpunim i Fondacionit Albiz, USAID, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Komunës së Çairit. Në të njëjtën…

Read More

Kafeja që kemi pirë në Ohër është më e shtrenjtë se sa në Gjermani, thotë një mërgimtar i ardhur në vendlindje për festat e Vitit të Ri, shkruan Alsat. Ai thotë se është i shqetësuar se si jetojnë të afërmit e tij në Ohër dhe Maqedoni me këto çmime. “Sa i përket çmimeve, janë të njëjta si në Evropë kurse disa produkte janë më shtrenjtë se në Gjermani. Në këtë pjesë jam pak i zhgënjyer, sepse e di sa fiton familja këtu, si mbijetojnë, si i kalojnë muajt, a mund të bëni krahasim? Sa është një kafe në Gjermani? 2.5…

Read More