Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

27 Nëntor, 2026

Lajm i mirë për qytetarët: Transferimi i parave nga Maqedonia drejt Evropës, gjashtë herë më i lirë

27 Nëntor, 2026

ISHP: Numri i rasteve me grip u rrit me 22.1% në Maqedoni

27 Nëntor, 2026

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Hapen Konkurset e Kulturës për vitin 2026

Suad AvdiuBy Suad Avdiu1 Tetor, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shumat tavan të mbështetjes financiare për një projekt variojnë nga 4 milionë denarë tek Manifestimet, 500 mijë denarë tek Botimet… Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta që duhet të plotësohen nga aplikanti janë kryesisht të njëjta me ato të vitit të kaluar që pësuan një sërë ndryshimesh 

Shkup, 1 tetor – Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka shpallur të hapur Konkurset për realizimin e projekteve vjetore me interes nacional për vitin 2026 në gjithsej dhjetë kategori, që do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë muajit tetor (30 shtator -31 tetor). Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta që duhet të plotësohen nga aplikanti janë kryesisht të njëjta me ato të vitit të kaluar. Në udhëzimet për secilën veprimtari po ashtu janë shënuar shumat maksimale të mbështetjes financiare. Deri në 4 milionë denarë (Manifestimet) 3 milionë denarë (Ndërkombëtare), 1.5 milionë denarë (Muzeal), në 1 milion (Drama), 800 mijë (Muzika), ndërsa maksimumi tek Botimet dhe Trashëgimia është 500 mijë denarë, 450 mijë (Folklori) (Art dizajn), 250 mijë (Bibliotekat). Prioritet do të kenë ato projekte që promovojnë artin dhe kulturën vendase, që shënojnë data jubilare, apo që organizohen në destinacione kulturore dhe turistike në vend, që kultivojnë dhe afirmojnë identitetin nacional të komuniteteve…

Subjektet juridike, me përjashtim të institucioneve lokale, mund të konkurrojnë në maksimum në dy fusha me maksimum dy projekte në secilën fushë, pra një subjekt i vetëm juridik mund të paraqesë gjithsej katër projekte. Subjektet fizike mund të konkurrojnë në maksimum dy  fusha me 1 (një) projekt në secilën fushë, pra një person fizik mund të paraqesë gjithsej dy projekte. Në fushën e letërsisë dhe botimeve, subjektet juridike mund të konkurrojnë me maksimum dhjetë projekte, ndërsa personat fizikë me një projekt.

Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të MKT, ndërsa aplikimi elektronik do të zbatohet plotësisht përmes Portalit Kombëtar për shërbimet elektronike. Përdoruesit do të mund të gjejnë udhëzime teknike dhe mbështetje gjatë regjistrimit në ueb faqen uslugi.gov.mk, si dhe përmes qendrës së kontaktit të këtij portali kombëtar. Përdoruesit këtë vit do të mund të kërkojnë ndihmë në pjesën e aplikimeve, nga pikëpamja profesionale, në departamentet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, përmes kontaktet me personat përgjegjës dhe e-mail adresat e tyre në uebin zyrtar.

Lidhur me Konkurset Vjetore të vitit të kaluar nga gjithsej 2.888 aplikime përmes sistemit elektronik të aplikimit, vetëm 1.365 projekte morën mbështetje. Vjet u ndryshua edhe metoda e financimit e aktiviteteve programore për 18 institucione kombëtare, të cilat përfituan buxhet të deleguar, ndërsa ishin të detyruara të publikojnë përmbajtjen e programit të tyre vjetor në faqet e tyre të internetit.

Sa i takon komisioneve, të cilat u zëvendësuan në shkurt të këtij viti me emra të rinj, MKT nuk ka bërë ndonjë njoftim, jozyrtarisht disa emra mund të zëvendësohen me të rinj, kryesisht disa nga anëtarët shqiptarë të komisioneve. (koha.mk)

Lexuar: 28

Lajme te ngjashme

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

Lajm i mirë për qytetarët: Transferimi i parave nga Maqedonia drejt Evropës, gjashtë herë më i lirë

ISHP: Numri i rasteve me grip u rrit me 22.1% në Maqedoni

Lajmet e fundit

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.