Autor: Suad Avdiu

Edhe pse në fund të vitit 2024, pas 100 telasheve, ministri Fatmir Limani nënshkroi pëlqimet për hapjen e çerdheve në Likovë dhe Haraçinë, procedura nuk është kryer ende dhe puna vazhdon të mos zhbllokohet. Kreu i Likovës, Erkan Arifi duke folur për Klan Maqedoni thotë se janë në pritje të pëlqimit për vitin 2025, po nga Ministria e udhëhequr nga Fatmir Limani. Thotë se me pëlqimin që morrën në fundvit, kanë hapur konkursin për punësin të edukatoreve. Ndryshe, para festave të fundvitit deklarata e Ministrit Limani për çerdhet Likovë dhr Haraçinë shkaktoi tërmet politik, më pas ndërhyrja e Kryeministrit bëri…

Read More

Heqja e mekankzmit të Balancuesit sjell rezultatet e para në dëm të shqiptarëve. Si pasojë e këtij vendimi të marrë nga Gjykata Kushtetuese, Komuna e Likovës është obliguar që ta anulojë një konkurs të shpallur nga Ndërmarrja Publike “Pishat”, në të cilën kërkoheshte punësimi i 4 shqiptarëve. Për këtë foli kreu i Komunës, Erkan Arifi. Kjo temë u bë nacionale dhe kundër punësimit të shqiptarëve  kishte reaguar dit më parë edhe Ministri i Administratës, Goran Minçev. “Ligji është i qartë – punësimi në sektorin publik duhet të jetë i bazuar në kualifikim, kompetencë dhe transparencë, dhe jo në bazë të…

Read More

Edhe pse iniciativa për Ndryshimin e apo miratimi i një ligji të ri ka nisur para tre viteve, kjo vazhdon të mbetet çështje e hapur në Maqedonin e Veriut. Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, thonë se ka filluar procedura për analizimin e nevojës për hartimin e ligjit të ri dhe se është formuar grupi punues, por deri më tani askush nuk i ka ftuar. “Praktika ka treguar se zgjidhjet ligjore nuk kanë ofruar një kuadër ligjor të kënaqshëm për mbrojtje efektive nga ngacmimet në vendin e punës. Për këto arsye, tre vjet më parë filloi një procedurë për të…

Read More

BDI: JEMI TË SHQETËSUAR NGA MUNGESA E VULLNETIT PËR BASHKËJETESË  Pasi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova refuzoi ta nënshkruajë dekretin, për Ligjin për Mbrojtje të Fëmijëve pasi sipas saj, amendamentet e votuara përmbajnë disa dispozita kontroverse duke ju referuar amendamenteve për licencat në dy gjuhë, kanë reaguar nga Qeveria nga ku thonë se Ligji për mbrojtjen e fëmijëve do të përpunohet dhe do t’i dorëzohet Kuvendit.  “Si Qeveri, informojmë se ligji do të përpunohet dhe do t’u prezantohet deputetëve në përputhje me procedurat ligjore”, kanë deklararuar nga Qeveria. Lidhur me veprimin e presidentes nuk kanë të nalur reagimet e partive politike. Bashkimi Demokratik për Integrim…

Read More

Mbrëmë rreth orës 21:30 në Ohër është djegur vetura e korrespondentes së SDK.mk Suzana Vrentcovska. Makinës i është vënë zjarri në oborrin e shtëpisë së familjes, në garazhin ku ishte parkuar, transmeton Portalb.mk. Në vendin e ngjarjes kanë dal një ekip i njësisë zjarrfikëse Territoriale të Ohrit dhe ekipe policore të Sektorit të Punëve të Brendshme të Ohrit, dhe me urdhër të prokurorit publik automjeti BMW X3 është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore. “Me datë 05.01.2025 në ora 21:30 në Stacionin Policor Ohër, S. V. nga Ohri ka raportuar se automjetit të saj “BMW X3” me targa të Ohrit i vënë zjarri para shtëpisë…

Read More

Roli i gruas në politikë dhe rëndësia e Çairit si një bastion politik ishin në qendër të takimit të Kryetarit të Lëvizjes Demokratike dhe Zëvendëskryeministrit të Parë me Forumin e Gruas në Çair. Gjatë takimit, u diskutua mbi koordinimin dhe strukturimin e degës së partisë në këtë komunë, ndërsa u theksua rëndësia jetike e përfshirjes së grave në politikë. “Gratë sjellin perspektiva të reja dhe energji transformuese, duke ndikuar pozitivisht në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin e shoqërisë,” deklaroi ai. Mexhiti nënvizoi se Çairi mbetet një pikë strategjike për vizionin politik të Lëvizjes Demokratike, duke e cilësuar këtë komunë si një…

Read More

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në rrjetin social facebook ka shkruar se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe njerëzit e tij janë simbol i një politike që ka dëmtuar qytetarët dhe shtetin. Ai thotë se tani është koha që institucionet të tregojnë guxim dhe përkushtim për drejtësi. “Ali Soravina dhe njerëzit e tij janë simboli i një politike që ka dëmtuar qytetarët dhe shtetin. Provat janë këtu, tani është koha që institucionet tona të tregojnë guxim dhe përkushtim për drejtësi”, ka shkruar Ibrahimi.

Read More

Kina po përballet me një rritje të ndjeshme të infeksioneve nga një virus i frymëmarrjes, i identifikuar si Metapneumovirusi i Njeriut (HMPV). Ky zhvillim ka mbushur spitalet, ka nxitur masa urgjente dhe ka ngjallur shqetësime te publiku për një shpërthim të ngjashëm me pandeminë e Covid-19. Infeksionet janë rritur kryesisht në provincat veriore të Kinës gjatë dimrit, duke prekur veçanërisht fëmijët. Fotot dhe videot nga spitalet tregojnë pacientë që mbajnë maska, ndërsa autoritetet kanë nisur hetime për të menaxhuar situatën. Përhapja vjen pesë vjet pasi bota u alarmua për herë të parë për shfaqjen e një koronavirusi të ri në…

Read More

Pasi që Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nuk e nënshkroi Dekretin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, Qeveria mbrëmë në një deklaratë për MIA-në ka bërë të ditur se ligji do të përpunohet dhe se do t’i dorëzohet Kuvendit brenda afateve ligjore. “Si Qeveri, ju njoftojmë se Ligji do të finalizohet dhe do t’u prezantohet deputetëve sipas procedurave legjislative”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë. Deputetët e votuan këtë ligj më 24 dhjetor në kuadër të seancës së 27-të plenare, me shumicë të zakonshme dhe Badinter. Me mosnënshkrimin e Dekretit, tashmë ndryshimet ligjore i rikthehen Kuvendit dhe nëse votohen sërish, presidenti do të…

Read More