Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

27 Nëntor, 2026

Lajm i mirë për qytetarët: Transferimi i parave nga Maqedonia drejt Evropës, gjashtë herë më i lirë

27 Nëntor, 2026

ISHP: Numri i rasteve me grip u rrit me 22.1% në Maqedoni

27 Nëntor, 2026

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Njëqind milionë euro në projekte infrastrukturore për Koçanin dhe rajonin, njoftoi Mickoski

Suad AvdiuBy Suad Avdiu2 Tetor, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Investime në projekte infrastrukturore për Koçanin me vlerë prej 100 milionë euro, njoftoi kryeministri dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nga tribuna “E ardhmja për Koçanin” që u mbajt sot pasdite në Qendrën Multikulturore.

“Po punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë jashtë transfereve rrjedhëse të financuara nga buxheti qendror për investime kapitale në komuna, vetëm për Koçanin dhe këtë rajon të sigurojmë rreth 100 milionë euro shtesë, para që do t’i investojmë ekskluzivisht në projekte infrastrukturore dhe projekte që do t’i shtojnë vlerë jetës së banorëve të Koçanit dhe këtij rajoni. Do ta përsëris, ky është një program që do të jetë jashtë shpenzimeve rrjedhëse për një periudhë prej katër vitesh, duke filluar nga viti 2026”, theksoi Mickoski.

Sipas tij, shteti dhe Qeveria po bëhen partnerë të komunave si asnjë Qeveri e mëparshme. Në këto 15 muaj, nga buxheti qendror janë ndarë gjysmë miliardë euro për komunat.

“Kjo nuk ishte e lehtë sepse e filluam mandatin me një deficit prej 200 milionë eurosh në llogarinë e Qeverisë. Para 15 muajsh, dita jonë e parë e punës ishte me një deficit prej 200 milionë eurosh. Sigurisht, i kthyem ato, dhe tani jemi diku rreth 50-60 milionë euro në plus, jemi likuidë si shtet dhe Qeveri, e konsoliduam atë situatë pavarësisht të gjitha atyre sfidave: pagat e papaguara të shoqërive aksionare dhe ndërmarrjeve publike, pas së cilës arritëm të shënojmë likuiditet mujor, që është mirë, por në të njëjtën kohë t’i ndihmojmë komunat me gjysmë miliardë euro, diçka që më parë ishte e paimagjinueshme dhe e pamundur. Një pjesë e atyre parave përfundoi edhe në Komunën e Koçanit”, shtoi Mickoski.

 

Sot, në tribunën në Koçan, u prezantua kandidati për kryetar të Komunës, Vladko Grozdanov. Ai premtoi ndershmëri dhe përkushtim maksimal, vetëm, siç tha ai, në interes të qytetarëve. Projektet për Koçanin janë shkruar, plotësuar, por nuk janë përfundimtare. Ekipet janë vazhdimisht në terren për të dëgjuar sugjerime nga qytetarët dhe ajo që u nevojitet më shumë do të përfshihet në program.

Grozdanov theksoi se nuk premton mrekulli të pamundura, por punë të ndershme, një imazh të pastër dhe projekte për brezat e ardhshëm.

Para të pranishmëve u prezantua edhe bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Aleksandar Andov. Ai beson se funksionimi i duhur i këshillit në një komunë është zemra e demokracisë lokale.

Lexuar: 17

Lajme te ngjashme

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

Lajm i mirë për qytetarët: Transferimi i parave nga Maqedonia drejt Evropës, gjashtë herë më i lirë

ISHP: Numri i rasteve me grip u rrit me 22.1% në Maqedoni

Lajmet e fundit

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.