Autor: Suad Avdiu

Më datë 05.01.2025 rreth orës 22:00, zyrtarë policorë nga Departamenti për Trafikim ilegale të Drogave në SPB Veles kanë ndaluar A.I (30), S.K (26), të dy nga Velesi dhe B.S. nga Kavadari. Gjegjësisht, në pikën e pagesës “Sopot”, gjatë kontrollit të automjetit “Mercedes” me targa të Velesit, i drejtuar nga I.A., dhe pasagjerë ishin S.K. dhe B.S., tek S.K. u gjet dhe u sekuestrua heroina. S.K. është ndaluar në stacionin policor dhe është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të ngjarjes, kundër S.K. është paraqitur kallëzim penal për veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe vendosje në treg i narkotikëve, substancave psikotrope…

Read More

Nga muaji gusht i vitit 2024 ose përfafërsisht, 5-6 muaj stacioni i filtrmit këtu në komunën e Likovës vazhdon të jetë i mbyllur dhe të mos i furnizojë me ujë fshatrat përreth kësaj komune, e gjithë kjo për shkak të një pëlqimi që nuk jepet nga Ministritë nga pushteti qendror. Për temën e ujësjellësit biseduam edhe me kryetarin e Komunës Erkan Arifi, ai tha se komuna ka kryer të gjitha obligimet dhe detyrimet ligjore dhe tani pret vetëm pranim dorëzimin që duhet të bëhet nga Ministria e Transportit dhe ajo e Ambientit Jetësorë. “Presim që ai objekt të dorëzohet në…

Read More

Temperatura më e ulët prej -3 gradë në mëngjes sot në vend është matur në Berovë, njoftojnë nga DPHM. Në Tetovë, Shtip dhe Strumicë temperaturat ishin -2, -1 në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Manastir, Demir Kapi dhe në Kavadar, 0 gradë në Kumanovë dhe Veles, 1 Lazaropole dhe Vinicë, 2 në Ohër, Dibër, Prilep dhe Gjevgjeli, 3 në Pretor, Kodra e Diellit dhe 4 gradë në Mavrovë dhe Krushevë. Në Kodrën e Diellit trashësia e borës ka arritur në 43 cm, ndërsa në Mavrovë 38 cm.

Read More

Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 07:23 në Maqedoni. Sipas informacioneve nga observatori sizmologjik, tërmeti ishte me magnitudë 2.2 ballë sipas shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ishte 130 kilometra në juglindje të Shkupit. Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë në pjesët juglindore të Republikës me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike europiane.

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut (RMV) Hristijan Mickoski dërgoi një kartolinë për Krishtlindjen ortodokse në të cilën uroi që këtë festë ta kalojmë në qetësi shpirtërore, me gëzim në zemrat tona, në rrethin familjar dhe më të dashur. “Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë, përcjell urimet më të sinqerta me rastin e festës së madhe krishtere – Krishtlindjeve. Lindja e Shpëtimtarit të botës është simbol i dashurisë, mëshirës dhe sakrificës për të mirën e njerëzimit. Kjo ditë e shenjtë na kujton vlerat e vërteta – besimin, shpresën dhe dashurinë, të cilat duhet të na udhëheqin në jetën tonë…

Read More

BDI sot ka akuzuar pushtetin për nivelin e lartë të ajrit të ndotur në Maqedoninë e Veriut. Nga atje thonë se Shkupi dhe Tetova janë këto ditë në krye të listës së qyteteve më të ndotura në botë, duke kaluar edhe Mumbai-n dhe Wuhan-in. “Ajri është i mbushur me helm, fëmijët kanë vështirësi në frymëmarrje, të moshuarit po përkeqësohen nga sëmundjet kronike, dhe qytetarët janë të detyruar të jetojnë në kushte të papranueshme për shëndetin e tyre. Ndërkohë, ministrat e paaftë dhe të papërgjegjshëm vazhdojnë të merren me propagandë dhe justifikime boshe, duke fajësuar qeverinë e mëparshme në vend që…

Read More

Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira, në lugina të veçanta me paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të dobëta lokale në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperaturat do të sillen nga -2 deri në 13 gradë Në Shkup moti do të jetë pjesërisht i vranët me mjegull, temperatura do të lëviz nga 0 deri në 6 gradë.

Read More

BDI përmes një kumtese ka shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin nga urrejtja ndaj shqiptarëve dhe mungesa e vullnetit për bashkëjetesë. “Në frymën e ditëve të festës, përmbahemi nga retorika e ashpër, por nuk mund të mbetemi të heshtur përballë agresionit të shtetit ndaj vlerave tona kolektive. Jemi thellësisht të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga urrejtja e vazhdueshme, nga mungesa e vullnetit për bashkëjetesë, nga përpjekjet e pandalshme për të shtypur gjuhën shqipe dhe për të zhvlerësuar shqiptarët në këtë shtet tonin të përbashkët. Ata që mendojnë se do të rriten duke rrënuar fqinjët e tyre, bashkëqytetarët e tyre, janë në një…

Read More

Siç njoftojnë nga policia, katër automjete kanë përfunduar të djegura në zjarrin që ndodhi mbrëmë në autoservis në fshatin Lubin në Komunën e Sarajit. “Më 5.1.2025 në ora 22:14 në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Lubin, Komuna e Sarajit, ka zjarr në objekt, në pronësi të A.S (31) nga fshatin Lubin, i cili është dhënë në qira te S.A (51) nga Saraji dhe është përdorur si autoservis”, thonë nga policia. Ata shtojnë se të lënduar nuk ka, por janë djegur 4 automjete që kanë qenë Brenda objektit. Nga ekipi i Brigadës kundër zjarrit të Shkupit zjarri është shuar,…

Read More

Pasi që Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nuk e nënshkroi Dekretin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, Qeveria mbrëmë në një deklaratë për MIA-në ka bërë të ditur se ligji do të përpunohet dhe se do t’i dorëzohet Kuvendit brenda afateve ligjore. “Si Qeveri, ju njoftojmë se Ligji do të finalizohet dhe do t’u prezantohet deputetëve sipas procedurave legjislative”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë. Deputetët e votuan këtë ligj më 24 dhjetor në kuadër të seancës së 27-të plenare, me shumicë të zakonshme dhe Badinter. Me mosnënshkrimin e Dekretit, tashmë ndryshimet ligjore i rikthehen Kuvendit dhe nëse votohen sërish, presidenti do të…

Read More