Autor: Suad Avdiu
Aleanca Kombëtare për Integrim sonte ka mbajtur tubimin e rradhës në Dollnenin, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit është gurthemel i shtetit multietnik, paqes dhe stabilitetit në vend. “E dëgjoj shpesh nga politikanët maqedonas që përmendin nacionalizmin. Unë them, duhet të jemi bashkë, shqiptarë, turq, boshnjakë, romë , për të ruajtur Marëveshjen e Ohrit, për t’i ruajtur institucionet që na bashkojnë, për t’i mbrojtur të drejtat e çdo komuniteti”, theksoi Ali Ahmeti, njofton TS. Ai paralajmëroi se çdo përpjekje për të rrezikuar këtë marrëveshje është kërcënim për të ardhmen e të gjitha komuniteteve, jo vetëm…
Arben Fetai, njëri nga liderët e VEN në tubimin në Haraçinë tha sonte se po përballemi me opozitën më hipokrite duke përmendur së fundmi rastin në Kumanovë, ku ndodhi një tragjedi familjare e ku opozita e keqpërdori të njëjtën. “Doli Arbër Ademi dhe foli për atentat politik, një manipulim i pastër. I bëj thirrje nga Haraçina, Arbër Ademit që të dalë publikisht dhe t’u kërkon falje të gjithë banorëve të komunës së Likovës dhe shqiptarëve sepse përpjekja e tij për të manipuluar në këtë mënyrë perfide me këtë tragjedi familjare ishte thirrje për vëllavrasje. Nuk kemi nevojë për thirrje të…
Kombëtarja luan të shtunën ndeshjen më të rëndësishme për kualifikueset e Botërorit 2026, ku përballë do të ketë Serbinë. Sfida e shumëpritur për të dyja skuadrat, do të zhvillohet në stadumin e Leskovcit, duke nisur nga ora 20:45. Silvinjo ka zhvilluar pasditen e djeshme stërvitjen e fundit në Tiranë, teksa sot skuadra ka lënë Shqipërinë, për t’u zhvendosur në Nish, aty ku edhe do të qëndrojnë të grumbulluar për sfidën. Pasditen e sotme, do të zhvillohet seanca e fundit stërvitore në Serbi dhe konferenca për shtyp e trajnerit, teksa braziliani tashmë duket se e ka ndarë mendjen për formacionin e…
Afati i fundit për regjistrimin e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për të votuar në Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 më 19 tetor, skadon sonte në mesnatë. Megjithatë, më 14 tetor skadon afati për regjistrimin e personave që dëshirojnë të votojnë në zgjedhje dhe që vuajnë masën e arrestit shtëpiak. Sipas orarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, një votues që nuk është në gjendje të votojë në qendrën e votimit, një person i pafuqishëm ose i sëmurë, dhe që dëshiron të votojë në zgjedhje duhet të njoftojë Komisionin Komunal të Zgjedhjeve jo më vonë se shtatë ditë para ditës…
Nën moton “Qasja në shërbimet e shëndetit mendor në raste emergjencash dhe krizash”, sot në sheshin e qytetit “Maqedonia” do te shënohet Dita botërore e shëndetit mendor. Në këtë aktivitet, të organizuar nga Klinika universitare e psikiatrisë – Shkup do të marrë pjesë ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. “Përmes tubimit publik, duam të dërgojmë një mesazh se profesionistët e shëndetit janë këtu – afër, të qasshëm dhe të gatshëm për t’iu përgjigjur nevojave të shëndetit mendor. Vizitorët do të kenë mundësinë të flasin me psikiatër, psikologë dhe profesionistë të tjerë të cilët do të japin informacione, do t’u përgjigjen pyetjeve…
Fushata zgjedhore po hyn në fazën e saj të fundit. Kanë mbetur shtatë ditë deri në heshtjen zgjedhore para zgjedhjeve që do të mbahen më 19 tetor. Aktivitetet zgjedhore të partive vazhdojnë dhe sot. Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të jetë në pjesën jugore të vendit me tubime dhe takime me qytetarë në Dojran, Vallandovë, Bogdanci dhe Gjevgjeli, ndërsa kandidati i tyre për kryetar të Shkupit, Orce Gjorgievski, do të mbajë një konferencë për shtyp. LSDM-ja opozitare sot do të vizitojë disa nga komunat e Shkupit dhe komunën e Bërvenicës në Tetovë. Karvani i LSDM-së do të jetë në…
Moti sot me diell dhe vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperature minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 13 deri në 22 gradë, Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 20 gradë Celsiusë.
Në një intervistë në emisionin Top Story me Grida Dumen, Bujar Osmani, kandidat për kryetar në komunën e Çairit nga radhet e Aleancës Kombëtare për Integrim, ngriti alarmin për, siç e cilësoi ai, “një agresion të plotë ndaj Maqedonisë së Ohrit dhe trashëgimisë së Marrëveshjes së Ohrit”. “Që nga dita e parë, ata kanë filluar të luftojnë gjithçka që lidhet me trashëgiminë e Marrëveshjes së Ohrit. Kam pritur se kjo Qeveri do ta luftojë Maqedonine e Veriut, por ajo prej ditës së parë nisi ta luftojë Maqedoninë e Ohrit. Synimi është të zhduket çdo lidhje e shqiptarëve me atë trashëgimi,…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pasi i mbijetoi dy mocioneve të votëbesimit në Parlamentin Evropian, do të realizojë vizitë disaditore në Ballkanin Perëndimor. Në kuadër të këtyre vizitave, ai të mërkurën do të vizitojë Shkupin, transmeton Portalb.mk. Vizitat e presidentes do të fillojnë prej të hënës, 13 tetor. Atë ditë do të jetë në Tiranë, ndërsa në Prishtinë do të jetë më 15 tetor, kur pritet të vizitojë edhe Shkupin. Zëdhënësja kryesore e Komisionit Evropian, Paula Pinjo, e ka konfirmuar vizitën, duke paralajmëruar detaje për ditët e ardhshme. Ndryshe, Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin…
Koalicioni VLEN sonte ka zhvilluar tubimin kryesor në Haraçinë. Në komunikatën e tyre, thuhet se Haraçina ka treguar se është gati për ndryshimin që kthen dinjitetin e shqiptarëve. “Sonte, Haraçina tregoi se është gati për ndryshimin që kthen dinjitetin e shqiptarëve. Pas dekadash premtime e harresë, po vjen koha e punës, barazisë dhe zhvillimit që ndjehet në çdo lagje. Uji i pijshëm, kanalizimi, rrugët, shëndetësia, arsimi dhe rinia, janë zotimet tona të para. Haraçina nuk do të jetë më simbol i neglizhencës, por shembull i komunës që ecë përpara me VLEN. Më 19 tetor, bashkë e bëjmë realitet ndryshimin që…
