Autor: Suad Avdiu

Në ditën e njëmbëdhjetë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale të vitit 2025, të cilat do të mbahen më 19 tetor, partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur vazhdojnë t’u prezantojnë qytetarëve programet dhe kandidatët e tyre. Për sot janë paralajmëruar tubime dhe takime të drejtpërdrejta në disa komuna në të gjithë vendin. VMRO-DPMNE dhe koalicioni do t’i prezantojnë kandidatët e tyre në Zelenikovë, Ilinden, Qendër dhe Kisella Vodë, ndërsa LSDM paralajmëruan aktivitete në Demir Kapi, Rosoman, Kavadar dhe Negotinë. Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bujar Osmani, do të mbajë…

Read More

Në periudhën nga 01.01.2025 deri në muajin e kaluar 30.09.2025, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme policore në fushën e trafikut në të gjitha Sektorët e Punëve të Brendshme, përfshirë aktivitetet e Njësisë mobile për sigurinë në trafikun rrugor, janë sanksionuar 18.458 shoferë që kanë marrë pjesë në trafik pa pasur patentë shoferi. Më shumë shkelje të tilla janë regjistruar në zonat e SPB Strumicë dhe Shkup, 3.275 dhe 3.202 shkelje, më pas në territorin e SPB Manastir, 2.811 shoferë janë sanksionuar për drejtim pa patentë shoferi, 2.086 masa janë shqiptuar në territorin e SPB Tetovë, dhe 1.660 shoferë janë…

Read More

E lanë valixhen në vend publik me rrezik të lartë, i nënshtrohet kontrollit të Antiterrorit Dy të huaj e kanë lënë bagazhin përpara ndërtesës së VMRO-DPMNE-së “Plusinfo” ka publikuar ekskluzivisht dy video, që tregojnë një burrë dhe një grua që i afrohen ngadalë parkingut të biçikletave, nën tabelën e madhe të partisë VMRO-DPMNE, duke shikuar përreth dhe lart. Burri e lë shpejt valixhen e zezë pranë biçikletave të parkuara dhe të dy largohen shpejt nga vendi. Videot në këtë Link: https://plusinfo.mk/ostaven-kufer-na-visokorizichno-avno-mesto-podlezhi-na-antiteroristichka-proverka-dva-ca-stranci-go-ostavile-bagazhot-pred-zgradata-na-vmro-dpmne/

Read More

Një zhvillim historik pritet të shënojë kthesën më të madhe në konfliktin izraelito-palestinez pas dekadash dhune dhe gjakderdhjeje. Izraeli dhe grupi Hamas kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshjen e parë të një plani paqeje, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende arabe. Lajmin e bëri publik vetë Presidenti amerikan Donald Trump, i cili deklaroi se të dy palët kanë firmosur “Fazën e Parë të Planit të Paqes”, e cila parashikon lirimin e të gjithë pengjeve dhe tërheqjen graduale të trupave izraelite nga Gaza, drejt një vije të dakorduar ndërkombëtarisht. “Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli…

Read More

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar në Tiranë, te të cilët janë gjetur euro dhe denarë, të cilat nuk i kanë deklaruar. Nga shtetasit e Maqedonisë, të cilët do të udhëtonin në Norvegji, u zbuluan dhe sekuestruan 22.805 euro dhe 2.600 denarë. Sipas njoftimit të policisë tek personi A.J. (33) u gjetën 11.800 euro dhe 2.600 denarë, ndërsa tek B.I. (43) 11.005 euro, të cilat nuk i kanë deklaruar. Materialet procedurale janë dorëzuar nga Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme.

Read More

Bekim Qoku Dy anketat e fundit të brendshme nxjerrin që VLEN fiton, thuajse absolutisht, që në raundin e parë në këto komuna: Çair Saraj Haraçinë Tetovë Zhelinë Tearcë Bogovinë Dibër dhe Strugë ………. Në balotazh shkon në komunat: Likovë Studeniçan Gostivar Kërçovë Vrapçisht Dollnen ………… Humbet në: Pllasnicë

Read More

Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 14 deri në 21 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup, moti do t jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët, herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 20 gradë Celsiusë.…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kritikuar Turqinë, duke thënë se është i tmerruar nga sjellja e këtij vendi dhe ka konsideruar se ai e ka shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas furnizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me “mijëra” dronë kamikazë “Skydagger”. “Tash është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe është duke ëndërruar sërish për ringjallje të Perandorisë Osmane. Serbia është shtet i vogël, por ne i kuptojmë synimet e tyre reale”, ka deklaruar Vuçiç. Në dispozicion të Forcës së Sigurisë së…

Read More

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) miratoi në seancën e sotme Udhëzimet për Votim në Zgjedhjet Lokale të vitit 2025. Votimi bëhet personalisht, dhe votuesit do të mund të votojnë vetëm një herë, duke u identifikuar me kartë identiteti ose pasaportë. Do të mund të votojnë edhe personat, dokumentet e të cilëve kanë skaduar nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri më 19 tetor. Para se të marrin fletën e votimit, votuesit do të kontrollohen me pajisje identifikimi biometrike me gishtin e madh të dorës së djathtë. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, theksoi se fletëvotimet do të vulosen para se t’u…

Read More