Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Wizz Air” e zgjeron bazën në Shkup me aeroplanin e 7-të

21 Korrik, 2026

Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në Komunën e Gostivarit për shkak të problemit me ujin e pijshëm

21 Korrik, 2026

Nis aksioni për rrënimin e 11 vilave në pronën e Ibër-Lepencit në Ujman

21 Korrik, 2026

Asnjëri nga liderët shqiptarë nuk u duk në Gostivar

21 Korrik, 2026

Ali Ahmeti ngushëllon familjen nga Tërnava që humbën 3 anëtarë në aksidentin tragjik

21 Korrik, 2026

Presidentja e Indisë për vizitë në Maqedoni! Siljanovska-Davkova: Diskutuam për partneritetin ekonomik

21 Korrik, 2026

Abazoviqi merret në pyetje për dhënien e shtetësisë së nderit biznesmenit kosovar

21 Korrik, 2026

MPB demanton: Askush nuk e ka përndjekur makinën e rastit tragjik

21 Korrik, 2026

Gjendja me ujin në Gostivar, Zafirovska: Ka filluar të ulet numri i të personave që kërkojnë ndihmë mjekësore

21 Korrik, 2026

Edhe Greqia ofron shtetësi greke për shtetasit maqedonas me origjinë greke

21 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 22 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Bujar Osmani: Kam pritur se kjo Qeveri do ta luftojë “Maqedoninë e Veriut”, por ajo prej ditës së parë nisi ta luftojë “Maqedoninë e Ohrit”

Suad AvdiuBy Suad Avdiu9 Tetor, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në një intervistë në emisionin Top Story me Grida Dumen, Bujar Osmani, kandidat për kryetar në komunën e Çairit nga radhet e Aleancës Kombëtare për Integrim, ngriti alarmin për, siç e cilësoi ai, “një agresion të plotë ndaj Maqedonisë së Ohrit dhe trashëgimisë së Marrëveshjes së Ohrit”. “Që nga dita e parë, ata kanë filluar të luftojnë gjithçka që lidhet me trashëgiminë e Marrëveshjes së Ohrit. Kam pritur se kjo Qeveri do ta luftojë Maqedonine e Veriut, por ajo prej ditës së parë nisi ta luftojë Maqedoninë e Ohrit. Synimi është të zhduket çdo lidhje e shqiptarëve me atë trashëgimi, që përfaqëson krenarinë dhe arritjet e përpjekjeve të Ushtrisë Çlirimtare”, deklaroi Osmani, duke aluduar në deklaratat dhe veprimet e kryeministrit aktual Hristijan Mickoski. Ai theksoi se janë zhbërë tre shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit. “Gjuha shqipe është eliminuar nga institucionet dhe po tentohet të hiqet plotësisht pas zgjedhjeve. Balancuesi etnik, që garantonte përfaqësim të drejtë, është hequr. Gjykata Kushtetuese është instrumentalizuar për të rrëzuar ligjet që burojnë nga marrëveshja”, tha Osmani. Shqiptarët janë përjashtuar nga institucionet dhe nuk respektohet më vullneti i tyre politik, tha më tej Osmani. “Kjo është luftë ndaj konceptit të barazisë dhe statusit shtetformues të popullit shqiptar”, u shpreh ai. Duke folur për bashkimin e forcave politike shqiptare, Osmani theksoi se koalicioni aktual përfshin rreth 90% të skenës politike shqiptare, përfshirë BDI-në, Aleancën e Arben Taravarit dhe Ziadin Selës, si dhe PDSH-në në fazat e para të këtij bashkëpunimi. “Shqiptarët janë bashkuar për të mbrojtur Maqedoninë e Ohrit dhe barazinë që u fitua me shumë sakrifica. Kjo nuk është një betejë etnike, por një betejë për drejtësi, për shtetformim dhe për mbijetesë politike e kombëtare”, përfundoi Osmani.

Lexuar: 1

Lajme te ngjashme

“Wizz Air” e zgjeron bazën në Shkup me aeroplanin e 7-të

Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në Komunën e Gostivarit për shkak të problemit me ujin e pijshëm

Asnjëri nga liderët shqiptarë nuk u duk në Gostivar

Ali Ahmeti ngushëllon familjen nga Tërnava që humbën 3 anëtarë në aksidentin tragjik

Presidentja e Indisë për vizitë në Maqedoni! Siljanovska-Davkova: Diskutuam për partneritetin ekonomik

MPB demanton: Askush nuk e ka përndjekur makinën e rastit tragjik

Lajmet e fundit

“Wizz Air” e zgjeron bazën në Shkup me aeroplanin e 7-të

21 Korrik, 2026

Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në Komunën e Gostivarit për shkak të problemit me ujin e pijshëm

21 Korrik, 2026

Nis aksioni për rrënimin e 11 vilave në pronën e Ibër-Lepencit në Ujman

21 Korrik, 2026

Asnjëri nga liderët shqiptarë nuk u duk në Gostivar

21 Korrik, 2026

Ali Ahmeti ngushëllon familjen nga Tërnava që humbën 3 anëtarë në aksidentin tragjik

21 Korrik, 2026

Presidentja e Indisë për vizitë në Maqedoni! Siljanovska-Davkova: Diskutuam për partneritetin ekonomik

21 Korrik, 2026

Abazoviqi merret në pyetje për dhënien e shtetësisë së nderit biznesmenit kosovar

21 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.