Autor: Suad Avdiu

Shkup, 9 tetor – Në ditën e njëmbëdhjetë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale të vitit 2025, të cilat do të mbahen më 19 tetor, partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur vazhdojnë t’u prezantojnë qytetarëve programet dhe kandidatët e tyre. Për sot janë paralajmëruar tubime dhe takime të drejtpërdrejta në disa komuna në të gjithë vendin. VMRO-DPMNE dhe koalicioni do t’i prezantojnë kandidatët e tyre në Zelenikovë, Ilinden, Qendër dhe Kisella Vodë, ndërsa LSDM paralajmëruan aktivitete në Demir Kapi, Rosoman, Kavadar dhe Negotinë. Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bujar…

Read More

Pothuajse 25 vjet paslufte, ish-pjesëtari i Sigurimit Shtetëror të Serbisë (UDB) gjatë viteve ’90, Fatmir Sheholli është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për spiunazh. Arrestimi i tij është kryer nga Prokuroria Speciale, nën asistencën e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, tha sot Prokuroria në një njoftim për media. Lajmin për arrestimin e tij e konfirmoi edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. “Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh”, tha Sveçla në një postim në Facebook. Sveçla tha se pret trajtim…

Read More

Aksidenti ka ndodhur më 14 shtator në fshatin Marino të komunës së Ilindenit, mes një mjeti pasagjerësh “Hyundai Tucson” me targa të Gjevgjelisë, me drejtim nga S.J. 36 nga Gjevgjelija dhe një motoçikletë të drejtuar nga një 16-vjeçar nga fshati Idrizovë i Shkupit. I mituri dhe shoqëruesi i tij 13-vjeçar nga lagjja Ilinden pësuan lëndime të rënda në aksident. Ndërkohë, S.J. dhe shoqëruesi i tij H.M., 25 vjeç nga Vevçani, pësuan lëndime trupore dhe u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski” Rreth orës 04:00, me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, drejtuesi S.J. është privuar nga liria…

Read More

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka shkruar se arritja e marrëveshjes për armëpushim në Gaza, është lajmi më i mirë nga Lindja e Mesme këto dy vitet e fundit. “Arritja e marrëveshjes për armëpushim, ndalim të luftimeve dhe dakordimi për një marrëveshje paqeje në Gaza është lajmi më i mirë që mund ta kishim marrë nga Lindja e Mesme në këto dy vitet e fundit. Kur të gjithë ishim bindur se në Gaza ishte vrarë njerëzorja, megjithatë vjen një shkëndijë shprese që të na ngushëllojë. Duke qenë të bindur se edhe paqja më…

Read More

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për paqe mes Hamasit dhe Izraelit. Sipas tij, përfundimi i luftës në Gaza dhe i vuajtjeve të mëdha të njerëzve të pafajshëm është ndër prioritetet më të mëdha për gjithë botën. “Lajme të jashtëzakonshme nga Shtëpia e Bardhë për paqen në Lindjen e Mesme, por me rëndësi për tërë botën. Përfundimi i luftës në Gaza dhe i vuajtjeve të mëdha të njerëzve të pafajshëm është ndër prioritetet më të mëdha për gjithë botën. Përshëndes angazhimin e madh dhe të sinqertë të Presidentit Amerikan Trump për paqe dhe uroj realizim të…

Read More

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në përgjigje të një pyetjeje gazetareske, ka reaguar sërish ndaj refuzimit të kundërkandidatit të tij, Izet Mexhiti, për të marrë pjesë në debatet televizive. “Unë e kam kursyer Mexhitin tashmë disa javë, sepse ai i ka refuzuar të gjitha ftesat e mëparshme për debate. E ka refuzuar ftesën e ‘Telma’, të ‘TV24’, si dhe të mediumi kosovar të Jeta Xharës”, deklaroi Osmani. Ai theksoi se Mexhiti madje ka dërguar një njoftim deri te të gjitha mediat në gjuhën shqipe se nuk do të marrë pjesë në debate – gjë që, sipas…

Read More

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, prezantoi sot shtyllën e tretë të programit të tij zgjedhor, të fokusuar në rilindjen e Çarshisë së Vjetër të Shkupit dhe zhvillimin e turizmit si motor ekonomik të komunës. Në prezantim, Mexhiti theksoi se Çarshia e Vjetër është shumë më tepër se një kompleks tregtar, ajo është “historia e gjallë e Shkupit, shpirti i qytetit dhe zemra e Çairit”. Ai nënvizoi se objektivi i tij është ta shndërrojë këtë hapësirë të trashëgimisë kulturore në një qendër moderne evropiane të turizmit dhe kulturës, me projekte konkrete dhe financim të…

Read More

Arben Fetai, njëri nga liderët e VLEN tha në tubimin në Bogovinë se përballemi me një opozitë që e ka humbur fijen dhe që nuk ofron asnjë zgjidhje Si e tillë, tha ai, nuk kontribuon as në Kuvend qoftë me një iniciativë të vetme në këto 15 muaj sa jemi në qeverisje, “pra opozitë që është destruktive”. “Në fillim thanë se këto bien për një muaj, tre muaj, nuk ndodhi duke na dhënë afate, dhe na sulmuan në shumë pika me propagandë. Dhe kur i pyet mbështetësit e tyre se si u deshqiptarizuan institucionet nuk kanë asnjë përgjigje, 2.300 punësime,…

Read More

Ekipi menaxhues i M-NAV po reagon ndaj asaj që ata e quajnë njoftime sensacionale dhe të pasakta që po përhapen nga një pjesë e udhëheqjes së sindikatës profesionale në lidhje me njoftimet për një grevë dhe “mbylljen e qiellit” më 20 dhe 24 tetor. Drejtorët u bëjnë thirrje të gjithë palëve të interesuara, medias dhe publikut “të përmbahen nga përhapja e informacionit të pakonfirmuar dhe të nxjerrin në pah faktet”. Nga M-NAV thonë se puna e kontrollit të trafikut ajror nuk duhet dhe nuk mund të ndalet në asnjë rrethanë për shkak të rrezikut për sigurinë e të gjithë qytetarëve.…

Read More

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi për veprën penale nxitje e urrejtjes, përçarjes ose intolerancës në bazë të bazave kombëtare, racore, fetare dhe bazave të tjera diskriminuese sipas nenit 319 paragrafi 1 i Kodit Penal, thuhet në njoftimin e PTHP-së. “Në procedurën paraprake të zhvilluar, prokurori publik ka siguruar prova që vërtetojnë bazat e dyshimeve se i akuzuari ka kryer veprën penale kundër një anëtari të bashkësisë hebraike – drejtor i Fondit të Holokaustit të Hebrenjve në Maqedoni. Më 26.12.2024, para ambienteve të Fondit në rrugën “11-ti Mart” në Shkup, ndërsa i dëmtuari po kryente…

Read More