Autor: Suad Avdiu
VLEN dhe AKI edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale. Përfaqësuesit e VLEN-it sot kanë mbajtur tubim në Komunën e Zhelinës, ku kanë përkrahur kandidatin e tyre Blerim Sejdiu. Ky i fundit.”Motoja jonë ka qenë “punë dhe jo fjalë”. Kemi dashur që para popullit të paraqitemi me punë dhe vetëm me vepra konkrete. E kam ditur se një ditë do të dal para jush dhe do të vijë momenti të japim llogari para juve, pasi ju jeni arsyeja pse ne punojmë. Punuam pa ndalur duke mos e harruar amanetin që na…
Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Era do të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa era veriore do të jetë më e fortë në lindje. Në pjesën veriore të vendit do të ketë kushte lokale për shira të lehtë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 4 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 11 deri në 21 gradë.Në rajonin e Shkupit është pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, mesatare, veriore. Temperatura minimale do të bjerë në 11, ndërsa maksimale do të arrijë në…
Kandidati i AKI-së për Komunën e Likovës, Erkan Arifi në kuadër të fushatës zgjedhore premton se do ta bëjë komunën qendër të artit, kulturës dhe sportit. Arifi, thekson që do të punojë për ta bërë Likovën më të sigurt për qytetarët. Ndërsa pjesë e programit të tij thekson që do të jetë angazhimi për zhvillimin e turizmit malor. Për të rritur mirëqenien e banorëve të Likovës, Arifi premton zhvillim të biznesit të vogël dhe të mesëm.“Në këtë mandat do të fokusohem që të kthejmë në një qendër të artit, kulturës dhe sportit. Ku rritet vetëbesimi i banorëve dhe ngrihet niveli…
Arben Fetai, njëri nga liderët e VEN në tubimin në Haraçinë tha sonte se po përballemi me opozitën më hipokrite duke përmendur së fundmi rastin në Kumanovë, ku ndodhi një tragjedi familjare e ku opozita e keqpërdori të njëjtën. “Doli Arbër Ademi dhe foli për atentat politik, një manipulim i pastër. I bëj thirrje nga Haraçina, Arbër Ademit që të dalë publikisht dhe t’u kërkon falje të gjithë banorëve të komunës së Likovës dhe shqiptarëve sepse përpjekja e tij për të manipuluar në këtë mënyrë perfide me këtë tragjedi familjare ishte thirrje për vëllavrasje. Nuk kemi nevojë për thirrje të…
Gjermania ka njoftuar se do të ofrojë 29 milionë euro ndihmë të menjëhershme humanitare për Gazën, pas ratifikimit të armëpushimit me Hamasin nga Izraeli “Ne po ofrojmë 29 milionë euro për ndihmë humanitare. Së bashku me Egjiptin, do të ftojmë në një konferencë për rindërtimin e Gazës”, tha kancelari gjerman Friedrich Merz këtë mëngjes, duke shtuar se Gjermania do të marrë përgjegjësinë në procesin e paqes të propozuar nga Donald Trump. Qeveria e Izraelit e ka ratifikuar mëngjesin e së premtes një marrëveshje për armëpushim me grupin militant palestinez Hamas, duke hapur rrugën për ndalimin e luftimeve në Gazë brenda…
Koalicioni VLEN prezantoi programin përpara banorëve të komunës së Haraçinës. Kandidati për numrin një të kësaj komune, Daut Beqiri, u zotua se nëse fiton, gjatë mandatit të tij 4 vjeçar, do t’u jep fund të gjitha temave që për 3 dekada premtohen në çdo cikël zgjedhor, siç është uji i pijshëm, kanalizimi, e deponitë. Ai nënvizoi se këto çështje do të jenë pjesë e së kaluarës, dhe për të to nuk do të ketë kompromis. “Sa u përket investimeve infrastrukturore uji i pijshëm, kanalizimi dhe rrugët e pa asfaltuara, do të zgjidhen në katër vitet e ardhshme dhe këto janë…
Fushata për zgjedhjet lokale në Kërçovë po hyn në një fazë të nxehtë, ku Fatmir Limani, kandidati i koalicionit VLEN, vazhdon të mbajë epërsinë e qartë në terren dhe në opinionin publik. Me premtime konkrete dhe një fushatë të mirëorganizuar, Limani po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje dhe duket si kandidati që ka kapur më mirë simpatinë dhe besimin, veçanërisht për shkak të qasjes së tij pozitive dhe përkushtimit për përfshirjen e diasporës në zhvillimin e komunës. Shkodran Alili, një tjetër kandidat në garë, mban një prezencë të kujdesshme dhe të balancuar gjatë fushatës, megjithëse kjo qasje ka bërë…
Gjykata e refuzoi kërkesën e Prokurorisë, kështu që biznesmeni manastiras Borçe Markovski, në vend që të përfundojë pas grilave, hetimin për krim të mundshëm me vlerë mbi 100 milionë denarë do ta ndjekë nga arresti shtëpiak. Përveç tij, nga paraburgimi efektiv u shpëtua edhe një nga ish-drejtorët teknikë në ndërmarrjen shtetërore EMV, përcjell TV21. Prokuroria dje e arrestoi Markovskin së bashku me edhe 5 persona të tjerë, nën dyshimin për tender të paligjshëm për transport dhe montim të brezave transportues në TEC Manastir. Sipas informatave fillestare, ai nuk i kishte realizuar detyrimet nga tenderi, ndërsa Prokuroria dyshon gjithashtu se i…
Qeveria e Izraelit e ka aprovuar planin për armëpushimin në Gazë dhe lirimin e pengjeve, ka njoftuar zyra e Benjamin Netanyahut. “Qeveria sapo ka aprovuar kornizën për lirimin e të gjitha pengjeve – të gjallë e të vdekur”, thuhet në deklaratë. Një forcë shumëkombëshe prej 200 trupash e mbikëqyrur nga Ushtria amerikane do ta monitorojë armëpushimin, sipas një zyrtari amerikan. Forca do të përfshijë trupa nga Egjipti, Katari, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Roli i kësaj force do të jetë të “mbikëqyr, vëzhgojë dhe të sigurohet se nuk ka shkelje” të armëpushimit. Me aprovimin e marrëveshjes tani pritet që…
Forumi Rinor VLEN Komuna e Likovës dhe Forumi i Gruas VLEN Komuna e Likovës, sot në mënyrë simbolike e shpallën Komunën e Likovës si “Komuna e Kushërinjve”, nën udhëheqjen e kryetarit në ikje Erkan Arifi. Aktivistët e të dy forumeve vendosën mbishkrime me tekstin “Komuna e Kushërinjve” në hyrje të oborrit të objektit të komunës së Likovës, si shenjë proteste ndaj nepotizmit, abuzimit me detyrën dhe mungesës e transparencës që ka karakterizuar qeverisjen aktuale lokale. Ky aksion simbolik vjen pas publikimit të skandaleve të shumta, të dokumentuara nga kandidatët për këshilltarë të koalicionit VLEN, që dëshmojnë se kryetari në ikje…
