Autor: Suad Avdiu

Era e fuqishme nxori në sipërfaqe mbeturinat e shumta në kryeqytet. Shumë mbeturina të fshehura, dolën në rrugë duke bllokuar madje në disa raste edhe komunikacionin. Nga ana tjetër edhe përskaj rrugëve situata është e ngjashme. Koshat e stërmbushur pasqyrojnë gjendjen reale të higjienës. Qytetarët ankohen për neglizhencën e institucioneve. Anketë me qytetar ”Patjetër kjo të pastrohet, sa minj të mëdhenj ka qe shëtisin neper mbeturina, duhet të reagohet, kemi fëmijë që shëtisin ndërsa nga të gjitha anët ka mbeturina”. ”Nuk kam koment për papastërtinë, mendoj se edhe ne qytetarët kontribuojmë por edhe duhet të pastrohet. Mendoni se faji është…

Read More

Izet Mexhiti ka bërë të ditur sot përfundimin me sukses të një tjetër investimi madhor në Çair – rrugës “Maksut Sadik”, ndërkohë që në të njëjtën ditë ka nisur ndërtimi i kampusit modern të Universitetit “Nëna Terezë”. Rruga “Maksut Sadik”, me vlerë investimi prej 220 mijë euro, tashmë është gati për t’u vënë në shërbim të qytetarëve. Projekti është realizuar me standardet më të larta të cilësisë, sigurisë dhe funksionalitetit, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën urbane të zonës. Kjo rrugë lidh lagjet e Çairit me bulevardin “Nikola Karev” dhe Universitetin “Nëna Terezë”, duke u shndërruar në një arterie të rëndësishme zhvillimore,…

Read More

Në tubimin e mbajtur sonte në komunën e Zhelinës, njëri nga liderët e koalicionit VLEN dhe kandidati për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, mbajti një fjalim të fuqishëm drejtuar qytetarëve dhe mbështetësve të ndryshimit politik në vend. Duke folur për nevojën e një epoke të re në politikën shqiptare, Kasami goditi ashpër kundërshtarët e tij politikë, duke përdorur një metaforë që ngjalli entuziazëm të madh në publik: “Ata i ndrojnë emrat si thotë populli, ujku e ndron qimen po jo edhe tabiatin. Aliu është po ai që ka qenë, prandaj në këto zgjedhje janë ato që Aliun duhet ta çojnë…

Read More

Shkruan: Dijana Toska Fushatës zgjedhore po i vjen fundi. Thanë e çka nuk thanë… Na tregun vetë se çfarë malli janë dhe ku duhet t’i vendosim. Dikë bashkë me turshitë sezonale, se bukur janë thartuar nga nervat, dikë në arkiv, nga premtimet e prishura, disa në harresë me afat të skaduar, e disa të tjerë moti e kanë trasu rrugën për në Shutkë, po si me hile: jo sot e jo nesër, tu na rrejtë përditë e më shumë. Ata pak që kan ba diferencën nga turma e arrogantëve, ndoshta edhe meritojnë ndonjë votë. Po çka me ba me do…

Read More

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë dhe një nga lideret e VLEN ,Arben Fetai ka reaguar përsëri për rastin e djeshëm në Kumanovë ku u plagos bartësi i listës së AKI-së, Zekirja Shahini. “Pa kaluar 24 orë, organet e rendit kanë bërë të qartë se tentim- vrasja e ndodhur në Kumanovë ka qenë vetëm e vetëm për motive familjare dhe private. Prositesja është arrestuar, ndërsa krimineli që kreu këtë akt po ndiqet me urdhërarrest”, ka reaguar Fetai. Sipas tij është turp dhe neveri për të gjithë ata politikanë opozitarë, të cilët, në mënyrë të poshtër, manipuluan një tragjedi familjare për të…

Read More

Ali Ahmeti ekskluzivisht për Televizioni News u deklarua: Deri më tani mund të vlerësoj me krenari që, sa i takon frymës, është në nivelin më të lartë. Sa i takon votës kombëtare, përsëri është në anën kombëtare për integrim. Sa i takon sondazheve, gjithashtu sondazhet janë në favor dukshëm, sa që në një raport 3 me 1. Dhe po të reflektojë në kuti fryma, vota kombëtare dhe sondazhet që i bëjnë, do të kemi një fitore të jashtëzakonshme si një Aleancë Kombëtare për Integrim. Ai vazhdoi duke thënë se pritshmëritë për Likovën dhe Kumanovën nuk diskutohen, Aleanca Kombëtare bindshëm do…

Read More

Profesori dhe historiani bullgar, Aleksandar Grebenarov ka kritikuar qasjen që ka kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoskit ndaj komunitetit bullgar në RMV, e poashtu dhe ngecjen që po bën ai në procesin e përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. “Nga Mickoski po vërejmë sulme negative kundër Bullgarisë, kundër politikës së jashtme bullgare. I njejti person tha para disa muajve se dëshiron nga BE që bullgarët të bëhen pjesë e kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, pasi që vendi të anëtarësohet në BE, gjen arsyetime, mirëpo ai duhet ta dijë që BE nuk është Akademi Shkencore që merret…

Read More

Në tubimin e Aleancës Kombëtare për Integrim, Arben Taravari iu përgjigj sfidës së Adnan Azizit nga VLEN-i. Në një tubim Adnan Azizi e sfidoi Taravarin se a guxon t’ia thotë në sy Ali Ahmetit se ai është i sëmurë, dhe këtë e bëri sonte Taravari duka i thënë në sy dhe live në tubimin që u mbajt në Kumanovë, “Ai më sfidoi me një pyetje, dhe unë dua t’i përgjigjem sonte. Më tha: ‘Ti ke thënë se z. Ali Ahmeti është i sëmurë seriozisht.’ Po, e kam thënë këtë fjali. E kam thënë sepse z. Ahmeti pi shumë duhan. Rri…

Read More

Në Maqedoninë e Veriut sot shënohet 11 Tetori, Dita e Kryengritjes Popullore. Në këtë ditë në vitin 1941 populli i vendit u ngrit në kryengritje të armatosur kundër fashizmit. Nga ora 12:30 do të mbahet akademi solemne me temë “Në rrugën e duhur, për një atdhe me të ardhme”, në INQK “Marko Cepenkov” në Prilep. Kjo ditë shënohet me organizime të ndryshme në mbarë vendin. Për shkak të kësaj feste, 11 tetori është ditë jopune në Maqedoninë e Veriut.

Read More

Ministria e Shëndetësisë informon se ministri Azir Aliu ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Klinikës Universitare për Neurologji, prof. dr. Igor Kuzmanovski. “Në një afat sa më të shkurtër do të emërohet një drejtor i ri, në përputhje me procedurat ligjore”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë. Puna në Klinikë vazhdon pa pengesa.

Read More