Autor: Suad Avdiu

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në tubimin e sotëm në Gazi Babë theksoi se qytetarët ndodhen përpara një momenti historik dhe një zgjedhjeje midis vazhdimit të poshtërimit dhe një fillimi të ri që do ta rikthejë shpresën në komunë dhe në shtet. “Ne çdo detyrë që e kam pasur, edhe në më të vështirat, kam dalë me rezultate. Sepse nëse vazhdojmë kështu, nuk do të ketë më shpresë. Njerëzit do ta humbasin shpresën, një grup do të vazhdojë të pasurohet në kurrizin tuaj, ashtu siç ka bërë për njëzet vjet, ndërsa fëmijët tanë do të kërkojnë…

Read More

Nazim Taipi dhe Taravari në Tearcë, takim me deputetin turk Bejxhan Iljaz – paralajmërohet bashkëpunim i ngushtë mes AKI-së dhe TDP-së Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të komunës së Tearcës, Nazim Taipi, bashkë me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, dhe deputetin Halil Snopçe, kanë zhvilluar një takim me deputetin Bejxhan Iljaz dhe strukturat e Partisë Demokratike Turke (TDP) në Tearcë, raporton INA. Në këtë takim miqësor, u diskutua gjerësisht për programin e kandidatit të AKI-së, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit politik në nivel lokal gjatë katër viteve të ardhshme. “Bashkë me kryetarin z.…

Read More

-Disa ditë më parë, kryesuesi i listës për këshilltarë në Komunën e Kumanovës nga AKI, ka shpërndarë një gënjeshtër të pastër, duke pretenduar se pas një “vërejtjeje” nga Kryeministri, unë paskam kërkuar falje pse kam folur shqip. Dua ta them publikisht, qartë dhe pa ekuivoke: Asnjëherë, në asnjë moment, nuk kam kërkuar falje për përdorimin e gjuhës shqipe. Përkundrazi, jam krenar që e përdor dhe e mbroj gjuhën shqipe në çdo institucion të këtij shteti — kjo është detyrë ligjore dhe kombëtare. Përhapja e qëllimshme e gënjeshtrave është taktikë e njerëzve që kanë humbur lidhjen me realitetin dhe dinjitetin. Kush…

Read More

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka reaguar ashpër ndaj kritikave të adresuara ndaj saj dhe qeverisë aktuale, duke akuzuar ish-pushtetarët se për dy dekada kanë përfituar nga emri dhe sakrifica e UÇK-së, ndërsa kanë lënë pas dore banorët e Lubotenit. “Sot kur ne po realizojmë ato që ju nuk i bëtë kurrë, ju guxoni të flisni për moral e patriotizëm. Vizita jonë në Luboten nuk ishte fushatë, por inspektim i punimeve për projektet jetike që përfshijnë rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit,” deklaroi Shaqiri. Ajo theksoi se për 20 vite askush nuk ka bërë as minimumin për t’i…

Read More

Koalicioni me shirit ngjitës, që u bashkua për interesa të imta personale, pas zgjedhjeve lokale mbyll kapitullin e vet politik, përfundimisht. Britmat e Ahmetit, Taravarit dhe Selës janë ulërimat e fundit të një koalicioni në agoni. Njëri kërkon “marrëveshje politike” dhe përpiqet të kopjojë Ali Ahmetin, të cilin me të drejtë duhet ta pyesë atë çfarë ndodhi me letrat që i dërgonte nëpër botë dhe ku e kanë ekspertizën e Paul Wiliams? Tjetri endet vërdallë, në panik, se mos po tradhtohet nga të dy. Sipas të gjitha anketave, kandidatët e VLEN-it janë dukshëm përpara, ndërsa “referendumi” i BDI-së, projekti i…

Read More

Një javë para Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025, të cilat do të mbahen më 19 tetor, partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur vazhdojnë t’ua prezantojnë qytetarëve programet dhe kandidatët e tyre. Sot janë paralajmëruar tubime dhe takime të drejtpërdrejta në disa komuna në të gjithë vendin. Që nga fillimi, partitë politike patën një fushatë aktive, duke shpalosur programet e tyre para qytetarëve.

Read More

Moti me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Kah fundi i ditës vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 16 deri në 22 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 20 gradë Celsiusë.…

Read More

Komisioni Evropian ka njoftuar se nga sot fillon zbatimi gradual i sistemit të ri për kalimin e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian. Shtetet anëtare do të fillojnë mbledhjen e të dhënave digjitale për qytetarët e vendeve joanëtare të BE-së, të cilët qëndrojnë deri në 90 ditë në hapësirën evropiane. Faza tranzitore do të zgjasë gjysmë viti, gjatë së cilës secila shtet do të vendosë vetë në cilat pika kufitare do të fillojë së pari zbatimi i procedurës së re. Më pas, sistemi do të shtrihet në të gjitha vendkalimet kufitare. Me rregullat e reja hiqet vulosja fizike e dokumenteve…

Read More

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrimin (AKI) përmes një komunikate siç thuhet “shpreh shqetësim të thellë dhe indinjatë ndaj veprimit skandaloz të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila mbrëmë kufizoi lëvizjen e qytetarëve shqiptarë në Shkup gjatë festimeve për fitoren historike të Kombëtares së Shqipërisë ndaj Serbisë.” Sipas tyre, një veprim i tillë nuk mbahet mend të ketë ndodhur që nga viti 2001 dhe përbën një precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe të drejtat themelore të qytetarëve për t’u shprehur dhe festuar lirshëm, në mënyrë paqësore dhe dinjitoze. “Kufizimi i festimeve vetëm deri tek ura “Goce Dellçev” dhe “Ura e…

Read More

Pas një reflektimi të kujdesshëm, kandidati për kryetar të komunës së Haraçinës ka vendosur të tërheqë kandidaturën e tij dhe t’i japë mbështetje kandidatit të VLEN-it Daut Beqirit. Në njoftimin e bërë publik, ai thekson se vendimi është marrë pas analizës së situatës politike dhe bindjes se Beqiri është “njeriu i duhur për Haraçinën”. “Pas një reflektimi të kujdesshëm, kam vendosur ta tërheq kandidaturën time për kryetar komune dhe ta përkrah njeriun e duhur për Haraçinën, Daut Beqirin. Një njeri me vizion, energji dhe dashuri të sinqertë për vendin tonë”, thuhet në postimin e tij.

Read More