Autor: Suad Avdiu
Një javë para Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025, të cilat do të mbahen më 19 tetor, partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur vazhdojnë t’ua prezantojnë qytetarëve programet dhe kandidatët e tyre. Sot janë paralajmëruar tubime dhe takime të drejtpërdrejta në disa komuna në të gjithë vendin. Duke filluar nga ora 12:00, kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, do të mbajë konferencë për shtyp në selinë e tij zgjedhore në sheshin Skënderbeu. Konferencë për shtyp në selinë e BDI-së në Shkup do të mbajë sot në mesditë nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi,…
Në mëngjes, me vranësira të ndryshueshme, gjatë ditës me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu, më e theksuar përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 15 deri në 22 gradë. Në Shkup, me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 9, ndërsa maksimale do të arrijë në 21 gradë.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë tubimit që u mbajt sonte në Zhelinë, theksoi se Aleanca Kombëtare për Integrim përbën një mobilizim kombëtar. Ai tha se janë zhvilluar përpjekje dhe bisedime të shumta për të kuptuar ndryshimet e reja që po ndodhin në mënyrë të fshehtë dhe në prapaskena. Ahmeti njoftoi për bashkëpunimin me disa parti shqiptare për ndërtimin e një fronti evropian dhe shtoi se puna për forcimin dhe organizimin e Aleancës Kombëtare do të vazhdojë. Gjithashtu, ai përmendi Marrëveshjen e Ohrit, duke theksuar se ajo nuk është dhuratë e ndonjë politikani, por rezultat i përkushtimit…
Kombëtarja e Shqipërisë fenomenale mposht Serbinë në Leskoc. Goli i Rey Manaj e vulosi fitoren madhështore, me goditje super volej në fund të pjesës së parë. Tabela e grupit K qëndron kështu pas kësaj ndeshje: 1-Anglia 15 pikë 2-Shqipëria 11 pikë 3-Serbia 7 pikë 4-Letonia 5 pikë 5-Andorra 1 pikë
Në një atmosferë të zjarrtë, madhështore dhe plot emocione, mbajtëm tubimin qendror të koalicionit VLEN në Komunën e Likovës. Likova sonte foli qartë – iu bashkua fitores plebishitare të koalicionit VLEN në të gjitha komunat! Sonte premtova se do ta ndalim zullumin, do ta kthejmë shpresën dhe do ta bëjmë Likovën vend më të mirë, ku të rinjtë nuk do të emigrojnë, shtëpitë nuk do të mbyllen dhe shkollat nuk do të zbrazen. Më 19 tetor fitojmë dhe festojmë, sepse me ne ia VLEN! Me ne, ju VLENI! Me ne, Likova VLEN! Faleminderit për energjinë, përkrahjen dhe dashurinë që na…
Në ngjarjen e mbrëmshme në Gostivar, ku disa persona të armatosur e të maskuar grabitën në një artari në Gostivar, SPB Tetovë ka dhënë detaje, Siç tha Fatmir Rexhepi, personat kanë marrë rreth 18 kilogramë ar në vlerë prej 1,8 milionë euro, shkruan Tv21. Ai shtoi se vetura e cila dyshohet se e kanë përdorur personat, është gjetur e djegur në Mavrovë, e cila është dërguar për inspektim. Rexhepi bëri të ditur se autorët ende janë në kërkim.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se është mahnitur nga tubimi në Kumanovë. “Mbrëmë në Kumanovën, e qëndresës dhe krenarisë shqiptare jehoi me zemër fuqia e popullit, e idealit dhe e bashkimit. Mbrëmë i gjithë populli ishte ngritur në këmbë për të dëshmuar se vullneti i qytetarëve është më i fortë se çdo pengesë. Tubimi i mbrëmshëm na dha edhe më shumë forcë në misionin tonë, atë të rikthimit të krenarisë kombëtare.”, shkroi Ahmeti. (INA)
Këshilli Bashkiak i Parisit ka marrë një vendim historik për të nderuar shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare, me vendosjen e një pllake përkujtimore në adresën 63, bulevardi Saint-Michel, ku Kadare dhe familja e tij jetuan për shumë vite dhe ku ai krijoi disa prej veprave më të bukura të letërsisë së tij. Vendimi u miratua njëzëri nga Këshilli Bashkiak i Parisit, si një homazh i gjallë dhe emocionues për kolosin e letrave shqipe dhe, nëpërmjet tij, për kulturën shqiptare. Lajmin e bëri të ditur në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Francë, duke e…
Analiza taktike Serbia Stili i lojës: Mbështetet në qarkullimin e shpejtë të topit dhe përdorimin e krahëve (Tadić, Kostić, Živković). Pika e fortë: Sulmi ajror dhe përvoja — me Mitrović si referencë në zonë. Dobësi: Mbrojtja shpesh mbetet e hapur pas humbjes së topit; qendërmbrojtësit janë të ngadaltë ndaj kundërsulmeve. Shqipëria Stili i lojës: E disiplinuar, luan mirë në tranzicion dhe përdor kundërsulmet me Asanin ose Brojën. Pika e fortë: Organizimi defensiv dhe shfrytëzimi i hapësirave. Dobësi: Lodhja në pjesën e dytë dhe mungesa e saktësisë në pasimin final. ???? Lojtarët kyç Serbia: Mitrović (sulm), Kostić (krahu i majtë). Shqipëria:…
Aleanca Kombëtare për Integrim, mbajti tubim në komunën e Kumanovës. Kandidati i këtij koalicioni, për kryetar të kësaj komune, Selver Ajdini, u zotua se nëse merr besimin e qytetarëve, në asnjë mënyrë nuk do ta lejojë diskriminimin dhe margjinalizimin e shqiptarëve në këtë komunë.“Zotohemi këtu para jush, se për asnjë çmim nuk do të lejojmë të diskriminohemi dhe të margjinalizohemi, apo majorizohemi në bazë etnike, apo sociale. Ju e dini që Kumanova është Maqedonia në miniaturë. Kryetari aktual po sillet njëjtë si kryeministri i vendit, edhe ai sikur kryeministri nuk e respektoi legjitimitetin, nuk e respektoi as opozitën me këtë…
