Autor: Suad Avdiu

Në prag të përfundimit të fushatës zgjedhore, Aleanca Kombëtare për Integrim ka paralajmëruar anulimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara për kryetarin Ali Ahmeti ditën e premte, me qëllim që ai të marrë pjesë në protestën gjithëkombëtare në Tiranë në mbështetje të çlirimtarëve të UÇK-së. Duke e cilësuar këtë si një “akt solidariteti kombëtar dhe kujtesë për sakrificën që solli lirinë”, Arbër Ademi nga AKI tha se partia po e mbyll një fushatë të gjatë e të ngarkuar, por “me dinjitet, qetësi dhe ofertë konkrete për qytetarët”, duke u distancuar nga, siç tha ai, “fushatat e zeza dhe manipulimet e…

Read More

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti në konferencën e sotme për media theksoi rëndësinë e zgjerimit të burimeve buxhetore përmes fondeve evropiane, me theks të veçantë në programin Horizon Europe, si një mundësi reale për zhvillim të qëndrueshëm dhe modernizim të komunës. Mexhiti, i shoqëruar nga këshilltari i tij për financa dhe buxhet, Bujamin Bela, tha se prioritet i ekipit të tij është krijimi i një diversiteti në strukturën buxhetore dhe sigurimi i burimeve të reja të financimit për të shtuar investimet kapitale dhe projektet afatgjata zhvillimore. “Ne si prioritet e kemi të krijomë…

Read More

MPB Maqedoni njofton se më (15.10.2025) në orën 19:30 në Shkup, në zonën e komunës Aerodrom, oficerët e Njësisë për Trafikim të Paligjshëm të SPB Shkup e privuan nga liria H.V. (18) nga Shkupi. Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij dhe lokaleve të tjera, të kryer me urdhër gjykate, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë dhe një shiringë e mbushur me lëng. “Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë raport përkatës”, njofton MPB.

Read More

Në tubimin që koalicioni VLEN mbrëmjen e djeshme e ka mbajtur në Kërçovë është vërejtur edhe prania e Fazli Veliut. Kjo nënkupton se “Daja” ia ka kthyer shpinën Ali Ahmetit dhe në këto zgjedhje është rreshtuar me nipin e tij Fatmir Limanin. Kjo lëvizje paraqet një goditje e radhës për partinë e Ahmetit në Kërçovë, pas skandaleve të njëpasnjëshme të cilat po zbulohen këto ditë për kandidatin e AKI-së, Fatmir Dehari, raporton Alfax.mk

Read More

Në komunën e Zhelinës është hapur Qendra Ditore për të Moshuarit, e cila do të ofrojë shërbime dhe aktivitete të ndryshme për qytetarët e moshës së tretë. Kryetari i komunës, Blerim Sejdiu, tha se aktualisht objekti është në fazën e inventarizimit dhe pajisjes me mobilie, duke theksuar se shumë shpejt do të jetë plotësisht funksional. Ndërsa ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, bëri të ditur se 24 të moshuar do të mund të shfrytëzojnë hapësirat e qendrës. Ai njoftoi se janë investuar 30 mijë euro për plotësimin dhe përmirësimin e kushteve në objekt, si dhe 90 mijë…

Read More

Prodhuesi belg i autobusëve “Van Hool”, i cili prodhon kryesisht për tregun amerikan, ka njoftuar rreth 500 punonjësit e fabrikës në Zonën Industriale Teknologjike Zhvillimore (TIRZ) – Shkup 2 se për shkak të pasigurisë në treg do të punojnë me kontrata që do të rinovohen çdo muaj. Punonjës të kompanisë kanë bërë të ditur për portalin “Faktor” se më parë kontratat e tyre kishin afat gjashtëmujor, më pas tre mujor, ndërsa që nga fundi i tetorit janë reduktuar në vetëm një muaj. Nga kompania VDL Van Hool Macedonia e kanë konfirmuar informacionin, duke sqaruar se masa është e domosdoshme për…

Read More

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës, qytetarët e të cilëve nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në Bashkimin Evropian që nga fillimi i zbatimit të Sistemit të ri Evropian të Hyrjeve dhe Daljeve (EES), do të hyjnë në seksione të veçanta të kalimeve kufitare me Bashkimin Evropian të destinuara vetëm për ta. Ministria e Brendshme kroate shpjegoi se kishte informuar menjëherë të gjithë qytetarët e vendeve në rajon se, që nga fillimi i zbatimit të Sistemit të ri Elektronik dhe Elektronik të Sigurisë (EES), rregulla të reja kanë hyrë…

Read More

Ministria e Shëndetësisë informon se sot ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal, i cili po realizohet në gjithsej 35 pika vaksinimi në mbarë vendin, prej të cilave pesë janë në Shkup. Deri më tani, siç njofton Ministria e Shëndetësisë, 43.000 qytetarë janë paraqitur përmes aplikacionit vakcinacija.mk, ndërsa mundësia për paraqitje mbetet e hapur. “Interesi i qytetarëve që deri tani janë paraqitur për vaksinën kundër gripit sezonal është i madh. Jam i kënaqur me interesimin e treguar dhe dua të rikujtoj se mundësia për paraqitje është ende e hapur – përmes aplikacionit vakcinacija.mk ose përmes mjekut amë. Këtë vit, Ministria ka…

Read More

Shtypshkronja Kiro Dandaro pritet të fillojë me shpërndarjen e materialit zgjedhor për Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) për Zgjedhjet Lokale 2025 që do të mbahen të dielën. Materiali zgjedhor nga KKZ-të – fletët e votimit dhe Lista e Votuesve – do t’u shpërndahet më pas Këshillave Zgjedhore. Shpërndarja do të kryhet nën siguri të vazhdueshme dhe të plotë nga pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme. Materiali zgjedhor do të sigurohet nga policia deri në ditën e votimit, pra deri të dielën, më 19 tetor. Janë shtypur aq fletë votimi sa janë votues të regjistruar në Listën e Votuesve, për kryetar komune dhe…

Read More

Seanca kryesore për lëndën që lidhet me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, i cili shkaktoi pasoja të rënda, është caktuar për 19 nëntor 2025 në sallën e gjyqit të Insitucionit ndëshkues-përmirësues Idrizovë, kumtuan nga Gjykata Themelore Penale në Shkup. Lënda e cila udhëhiqet nën numrin K.nr. 1872/25, fillimisht është ngritur nga Prokuroria Themelore Publike në Koçan, dhe më pas, me vendim të Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është transferuar në kompetencë të Prokurorisë së Shkupit. Aktakuza është miratuar plotësisht dhe është shpërndarë përmes sistemit AKMIS te gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska. Për shkak të kufizimeve ligjore dhe…

Read More