Autor: Suad Avdiu
Iniciativa “Të gjithë për Palestinën” do të organizojë marshim proteste për të shprehur solidaritet me popullin palestinez dhe për të shprehur jopranimin e gjenocidit në Gazë. Ngjarja do të zhvillohet nesër, më 18 tetor 2025, duke filluar nga ora 12:00, para monumentit “Simfonia e Paqes” në sheshin e Lirisë. Marshimi do të vazhdojë nëpër zonën qendrore të qytetit dhe do të përfundojë para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përfaqësuesit e iniciativës “Të gjithë për Palestinën” do të jenë në dispozicion për deklarata për mediat në pikat e fillimit dhe të mbarimit të marshimit. Ngjarja është pjesë…
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se askush nuk duhet të pret se kjo qeveri do të bëjë ndryshimet kushtetuese pa kushte. Ai tha se bisedimet me kryetaren e KE-së, Ursula Von der Leyen, e cila këto ditë ishte për vizitë në vend, kanë qenë miqësore. Mickoski në “Samo Intervju” theksoi se “askush nuk jeton me iluzione” dhe e shumë mirë e di se përfshirja e bullgarëve në preambulë është kusht për hapjen e negociatave, por siç tha, “deri sa jam unë kryeministër ndryshimet kushtetuese nuk do të bëhen përmbushjen e obligimeve nga fqinji lindor dhe garanca konkrete nga BE”. “Askush nuk…
STRUGË – Entuziazëm i madh po mbretëron në Strugë, teksa vala e mërgatës shqiptare po kthehet për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të së dielës. Sipas shtabit zgjedhor të kandidatit Mendi Qyra, nga Zvicra, Gjermania, Austria, Italia e Suedia tashmë janë nisur dy aeroplanë, katër autobusë dhe mbi 100 vetura me bashkatdhetarë që synojnë ta mbështesin ndryshimin në Strugë. Ky mobilizim i paprecedent, siç e përshkruan shtabi, është dëshmi e besimit të mërgatës se fitorja e Mendi Qyrës është e pashmangshme që në raundin e parë. “Struga po zgjohet me energji të re, me besim dhe me shpresë. Diaspora…
Moti sot kryesisht më vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut, të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore të vendit, ku lokalisht priten mbi 25 l/m2. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 11 deri në 15 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup, moti do të jetë me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të…
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale njofton transmetuesit se fushata zgjedhore për raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale zgjat deri në orën 24:00 të datës 17 tetor 2025. Nga 18 tetori, duke nisur prej orës 00:00 deri në orën 19:00 të datës 19 tetor, zbatohen rregullat për heshtjen zgjedhore. Gjatë heshtjes, media vazhdon të raportojë mbi procesin zgjedhor, por të gjitha ndalojnë të gjitha format e përfaqësimit mediatik zgjedhor të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore. Sipas Kodit Zgjedhor, shkelje e heshtjes zgjedhore konsiderohet transmetimi i çdo informacioni, fotografie, materialesh audio dhe audiovizuale që lidhen me ose në të cilat marrin…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, ka paralajmëruar rreziqet që mund të sjellë përsëritja e precedentëve në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se rruga e vendit drejt BE-së nuk duhet të kushtëzohet me marrëveshje bilaterale që tejkalojnë kornizën e kritereve të Kopenhagës. Kjo qëndron në komunikatën e kabinetit të presidentes, pas takimit me kryetaren e Komisionit Evropian në Shkup, Ursula Von Der Lejen. Ajo u shpreh e gatshme për bisedime me Sofjen, pas zgjedhjeve lokale. “Ajo përkujtoi mosrespektimin, përkatësisht shkeljen e disa parimeve dhe vlerave themelore të akteve themelore kushtetuese të BE-së që garantojnë identitetin kombëtar dhe kulturor të shteteve dhe kombeve,…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përcjellë një porosi të qartë dhe të drejtpërdrejtë nga Shkupi, duke theksuar se rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut varet tani vetëm nga vullneti i saj për të përmbushur obligimet e marra – para së gjithash, ndryshimet kushtetuese. Në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), pas takimeve zyrtare me liderë politikë dhe institucionalë në Shkup, von der Leyen ritheksoi mbështetjen e Bashkimit Evropian, por njëkohësisht nuk kurseu as paralajmërimin: “Ne mbetemi plotësisht pas Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së. Mund të llogarisni tek ne. Por hapi i…
Kandidati i AKI-së, për komunën e Butelit, Isamedin Azizi, njëherit edhe kandidati i vetëm shqiptar që garon në këtë komunë, thotë se në këto zgjedhje, ka mundësi reale që në krye të komunës të ketë një kryetar shqiptar. Ai kërkon mobilizim sa më të madh për siç thotë ai t’i dhënë fund politikave diskriminuese të kreut të deritanishëm në të gjitha fushat, në sektorin e urbanizmit, arsimit dhe kulturës. Azizi tha se investimet bëhen vetëm në zonat etnikisht të pastra. “Është një mundësi e artë, është një mundësi historike për banorët e komunës së Butelit, për shkak se është, siç…
Skandali që qarkullon në rrjetet sociale dhe media, e që ka tronditur opinionin në Kërçovë dhe më gjerë, ka nxjerrë në pah faqen e zezë të kulturës politike që për dy dekada ka prodhuar turp në vend të përgjegjësisë. Përpjekjet për ta paraqitur këtë si “shantazh” apo për ta relativizuar me pretendime për “materiale të fabrikuara” nuk mund ta ndryshojnë faktin se dëmi ndaj moralit publik dhe besimit të qytetarëve tashmë është bërë. Opinioni publik nuk ka nevojë për ekspertiza për të kuptuar se çfarë është e denjë dhe çfarë jo për një përfaqësues publik. Qytetarët e Kërçovës janë mjaft…
MPB Maqedoni njofton (15.10.2025), midis orës 12:00 dhe 18:30, oficerë policie nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Punës, Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe inspektorë nga Departamenti për krimin ndërkufitar, migracionin, të huajt dhe riatdhesim – Tetovë, kryen kontroll aksioni në fshatin Stençe, Komuna e Bërvenicës, ku një person juridik në pronësi të E.Z.M. nga Tetova po kryente aktivitete ndërtimi. Në të njëjtën kohë, 39 punëtorë nga Shqipëria të moshës 20 deri në 65 vjeç u gjetën në vendngjarje duke kryer detyra pune. “Ata u ndaluan sepse u zbulua se nuk ishin të…
