Autor: Suad Avdiu
Sami Ukshini i njohur si komandant Sokoli i UÇK-së sot ka ditëlindjen. Ai ka mbushur 58 vjeç. Por kjo ditëlindje sërish e gjeti në burgjet e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht në burgun e Idrizovës, përcjell INA. Një mesazh të veçantë urimi për ditëlindje ka përcjellur djali i tij së bashku me familjarë tjerë. “Urime babi ditlindja shpresoj qe tjetren ta festojm bashk ne liri ”, ka shkruar djali i tij. Sami Ukshini, konsiderohet si një nga komandantët e parë dhe ndër bartësit e luftës së vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut. Që në ditët e para të luftës ai shfaqet me…
Reshjet e shiut nuk kanë ndaluar qytetarët të cilët kanë nisur pak nga pak duke u grumbulluar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë lidhur me protestën në mbështetje të lidëreve të UÇK-së, e cila do të nisë orën 17:00. Atmosfera në shesh është duke u “gjallëruar” minutë pas minute, teksa shqiptarët e Kosovës mbërrijnë në Tiranë. 78-vjeçari, Daut Maloku pavarësisht moshës, ka udhëtuar nga Prishtina herët në mëngjes. Ai për “Euronews Albania” shprehet se në Hagë po devijohet e vërteta dhe se lufta çlirimtare ka qenë e pastër duke e krahasuar me lotin prandaj duhen përkrahur liderët e UÇK-së. “Do të…
Më datë 16.10.2025 në orën 11:40 të paradites në SPV të Kumanovës, A.K. (32) dhe I.S. (33), të dy nga Kumanova, kanë raportuar se në lagjen Sredorek në Kumanovë, ndërsa po shpërndanin material zgjedhor për një parti, personag S.S. dhe R.Sh. nga një parti tjetër politike janë sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre dhe kanë bërë kërcënime. Siç transmeton portali Lideri.mk, më pas R.Sh. i ka sulmuar edhe fizikisht. “Po merren masa për sqarimin e rastit dhe, në koordinim me prokurorin publik, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, deklaruan nga policia e Kumanovës për Lideri.mk.
Shoqata ABC Poetike organizon për të 5-in vit radhazi Orën Letraré Mbarëshqiptare, më 21 nëntor 2025, ora 14:00, në Shtëpinë-Muze të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Manastir. “Detajet dhe programi i plotë do të bëhen të ditura në ditët në vijim”, paralajmëron kryetari Vullnet Sadiku
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë në kuadër të pjesëmarrjes në protestën gjithëkombëtare “Liria ka emër – Drejtësi për Çlirimtarët”, zhvilloi një takim vëllazëror me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi. Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në rajon, proceset euroatlantike, si dhe domosdoshmërinë e bashkërendimit të veprimeve ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian. Ahmeti theksoi se Shqipëria ndodhet në një fazë të avancuar të negociatave me BE-në, ndërsa nënvizoi se është…
Fejesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin ka vënë sërish në qendër të vëmendjes familjen mbretërore shqiptare. Por këtë herë, gjithë dritat nuk janë te historia e dashurisë, janë te unaza. Sipas revistës britanike Hello Magazine, princi shqiptar ka propozuar me një unazë fejese vlerësuar në 120 mijë paund, ose rreth 140 mijë euro, një shifër që po qarkullon gjerësisht në mediat ndërkombëtare. “Unazë mbretërore, por pa zhurmë” Eksperti i bizhuterive Nilesh Rakholia, i cituar nga Hello Magazine, përshkruan unazën si “të qetë, elegante dhe pa teprime”, një diamant me prerje ovale ose cushion, i vendosur mbi një shirit…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një paraqitje në podcastin “Proveritas”, theksoi se pret një fitore bindëse historike të kandidatëve për kryetarë komunash që vijnë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ndërsa vlerësoi se numri do të jetë ndërmjet 45-50 kryetarësh komunash, përfshirë edhe Qytetin e Shkupit. “Pres një fitore bindëse përsëri të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit. Pres minimum ndërmjet 45 dhe 50 kryetarë komunash, plus kryetarin e Shkupit. Tani kishim saktësisht 42. Disa më thonë se jam pesimist, disa të tjerë mendojnë se do të kemi edhe më shumë. Nuk e di saktësisht sa do të jetë ‘më shumë’, por pres që…
Nga Destan JONUZI Pas dy jave premtime, emocione dhe akuza të ndërsjella, sot bie perdja mbi fushatën elektorale për komunat më të rëndësishme shqiptare në vend: Çair, Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Dibër… Dita e diel, 19 tetori, do të jetë momenti kur qytetarët do të ndajnë fjalën nga veprat dhe premtimin nga realiteti. Në thelb, kjo fushatë ofroi më shumë narrativë politike sesa program konkrete. Diskursi publik u dominua nga përplasjet e liderëve, rivalitetet brenda kampit shqiptar, dhe rikthimi i temave të vjetra mbi përfaqësimin, krenarinë politike, duke lënë në hije thelbin e çdo zgjedhjeje lokale: qeverisjen urbane, shërbimet publike,…
MMPB njofton se më datë p16.10.2025, rreth orës 20:45, në rrugën “Indira Gandi” në Shkup, oficerët e Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup kryen kontroll ndaj personit J. Sh. (43) nga Shkupi, gjatë të cilit u gjetën 71 paketime plastike me marihuanë. Personi u arrestua në bazë të nenit 215 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.
Shtipi, Kratova, Kriva Pallanka, Vallandova dhe Dellçeva janë ndër 21 komunat ku në garë për kryetar komune janë vetëm dy kandidatë, dhe me shumë gjasa qytetarët do të zgjedhin udhëheqësin e vetëqeverisjes lokale që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, respektivisht më 19 tetor. Zgjedhjet lokale do të mbahen në gjithsej 80 komuna dhe për Qytetin e Shkupit. Në Komunën e Bogorodicës do të përballen Bllazhe Shapov, i mbështetur nga koalicioni i LSDM-së, dhe Marjan Peev nga VMRO-DPMNE. Në Bogovinë garojnë Feti Anazi nga VLEN-i dhe Besnik Emshi nga AKI; në Bosillovë – Mariçe Karmaziçeva nga LSDM dhe Risto…
