Autor: Suad Avdiu
Si çdo vit, ndryshimi nga ora verore në atë dimërore do të bëhet të dielën e fundit të tetorit. Duke nisur nga data më 26 tetor, në të gjithë Europën do të fillojë të funksionojë ora dimërore. Konkretisht, në orën 04:00 të mëngjesit të së dielës, 26 tetor, akrepat e orës do të kthehen një orë prapa, pra në orën 03:00. Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para. Ndërrimi i orës ka si qëllim kursimin e…
Gjithsej 91 qytetarë kanë humbur jetën në aksidente trafiku për tetë muaj, tregojnë kështu statistikat që Radio Evropa e Lirë (REL) i siguroi nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Këto shifra i referohen periudhës nga 1 janari deri më 31 gusht të vitit 2025, transmeton Portalb.mk. Ose, në të njëjtën periudhë në aksidente trafiku jetën e kanë humbur mesatarisht 11,3 persona në muaj. Aksidenti i fundit ndodhi tre ditë më parë (12 tetor) ku u përplasën dy automjete në rrugën Shtip – Veles, e në të cilin jetën e humbi një banor 72-vjeçar i Shtipit dhe u lëndua një shofer 18-vjeçar nga Strumica.…
TAV Maqedonia njofton se dy aeroportet kombëtare, në Shkup dhe Ohër, do të ofrojnë këtë dimër 10 destinacione të reja, duke nisur nga fundi i tetorit 2025 dhe deri në mars të vitit 2026, përcjell TV21. Këtë e bëri të ditur Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonia. “Gjatë dimrit dy aeroportet do të jenë të lidhura me destinacione të reja si Bari, Stokholm, Bazel, Madrid, Larnaka, Pragë, Keln, Budapest, Neapoli, Milano dhe Zhenevë. Kjo do të ofrojë mundësi të reja për udhëtim dhe lehtësi për pasagjerët”, tha mes tjerash Kurt. Logo Maqedoni 10 destinacione të reja këtë dimër…
Në zgjedhjet e teta lokale që do të mbahen të dielën më 19 tetor 2025, të drejtë vote kanë gjithsej 1.832.415 qytetarë, prej të cilëve 1.717.803 ndodhen në vend, ndërsa 112 mijë janë të regjistruar në listën e veçantë zgjedhore si persona që jetojnë jashtë shtetit. Po ashtu, në procesin e votimit do të marrin pjesë 2.162 persona të burgosur ose në paraburgim, si dhe 450 votues nga shtëpitë e të moshuarve. Në diasporë nuk do të ketë votim, por qytetarët që jetojnë ose punojnë përkohësisht jashtë vendit mund të ushtrojnë të drejtën e votës nëse kthehen në Maqedoni gjatë…
Mbrëmë në mesnatë filloi heshtja zgjedhore e cila do të zgjas deri ora 19:00 të 19 tetorit. Gjatë 20 ditëve fushatë për këto zgjedhje të lokale e cila filloi më 29 shtator, kandidatët për kryetar komunash kanë pasur mundësinë të prezantojnë ofertën e tyre para qytetarëve. Sot votojnë personat e pafuqishëm ose të sëmurë, personat në arrest shtëpiak, të burgosurit dhe personat në azile. Gjatë kohës së heshtjes zgjedhore ndalohet paraqitja mediatike e pjesëmarrësve në fushatë zgjedhore. Radiodifuzerët duhet të raportojnë gjatë ditës së zgjedhjes, sipas rregullave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Çfarë do të thotë heshtja zgjedhore?Heshtja zgjedhore hyn…
Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje lokale të shiut me intensitet më të ulët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 5 deri në 10 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 14 deri në 19 gradë. Në Shkup, pjesërisht i vranët me reshje të rastit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 10 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 16 gradë.
Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi duket se mund të shfaqet në një rol krejtësisht ndryshe nga çdo herë më parë. Burime pranë produksionit kanë bërë të ditur se ndër emrat që po përmenden për rolin e opinionistes në edicionin e ri të “Big Brother VIP Kosova” është edhe ai i Leonora Jakupit. Deri më tani, artistja nuk ka dhënë asnjë reagim publik lidhur me këtë situatë, shkruan “Kosovarja”. Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse Leonora do të jetë pjesë e panelit të opinionistëve të këtij spektakli të madh televiziv.
Këngëtarja Rovena Stefa ka publikuar një fotografi ku shfaqet me një fustan të zi që thekson linjat trupore. Zgjedhja e veshjes ka nxjerrë në pah anën e saj elegante dhe vetëbesimin që e karakterizon në çdo dalje publike, shkruan “Kosovarja”. Rovena njihet për stilin e guximshëm dhe paraqitjet e kuruara deri në detaj. Me këtë imazh, ajo ka treguar edhe njëherë aftësinë për të kombinuar sensualitetin me finesë, duke ruajtur gjithmonë imazhin e një artisteje me përvojë.
Kandidati për komunën e Çairit nga radhët e AKI-t, Bujar Osmani, në një paraqitje publike theksoi se jeta në këtë komunë nuk duhet të jetë një përballje e përditshme me problemet e krijuara nga pushtetet e mëparshme. Ai u shpreh se Çairi dhe banorët e saj meritojnë më shumë sesa ajo që u është ofruar në dy dekadat e fundit. “Fëmijët tanë meritojnë më shumë. Secili prej nesh që jeton këtu e di se jeta në Çair është e vështirë – rrugë të bllokuara, plehra në çdo cep, ndërtime pa leje që e mbytin ajrin, shkolla që nuk janë të…
Efektivë të forcave speciale nga Shqipëria, Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kroacia zhvilluan dje një stërvitje të përbashkët, me qëllim forcimin e aftësive ndërvepruese dhe operacionale, si dhe shkëmbimin e përvojave mes forcave aleate dhe partnere. hefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral-lejtnant Arben Kingji, shprehu urimet më të përzemërta për gjithë personelin e Forcave Speciale, me rastin e 27-vjetorit të krijimit të tyre. “Forcat Speciale përfaqësojnë profesionalizmin, përkushtimin dhe dinjitetin më të lartë të Forcave të Armatosura, dhe janë një burim krenarie kombëtare. Faleminderit për shërbimin dhe kontributin tuaj të çmuar në…
