Autor: Suad Avdiu
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e sotme të 147-të hodhi poshtë shtatë ankesa të paraqitura nga qytetarët në lidhje me të drejtat personale të votimit, ku pranoi tre prej tyre. Janë hedhur poshtë si të pabaza ankesat e Radica Radeskës nga Manastiri, Zilqafete Memedi nga Zhelina, Ixhal Kamberit nga Zhelina, Gordana Radeskës nga Manastiri, Jeton Dalipit nga Struga, Vesna Trajkovës nga Kërçova dhe Oliver Trajanovskit nga Kumanova. Janë pranuar ankesat e Bozhidar Altiparmakovit nga Manastiri, Adis Tahirit nga Gostivari dhe Edina Tahirit poashtu nga Gostivari. Të tre do të mund ta ushtrojnë të drejtën e votës pa pengesa nesër,…
Konsumi i pijeve energjike në vend po shënon rritje nga viti në vit. Të dhënat e Drejtorisë së Doganave tregojnë se importi i këtyre pijeve është në rritje të vazhdueshme. Nëse gjatë gjithë vitit 2023 janë importuar gjithsej 9.5 milion litra, këtë vit, vetëm për nëntë muaj, janë importuar 9.9 milion litra. Në vitin 2024, konsumi ka shkuar në rreth 13 milion litra. “Importi i përgjithshëm i pijeve energjike Në vitin 2025 nga 01.01.2025 deri në 03.10.2025 : 9.994. 412 litra Në vitin 2024 : 13.019.407 litra Në vitin 2023: 9.529.520 litra”, thonë nga Drejtoria e Doganave. Edhe përkundër faktit…
Edhe pse sot është heshtje zgjedhore, vëzhguesit shënojnë disa raste të shkeljes. Në rrjetet sociale ende shfaqen përmbajtje të sponsorizuara, edhe pse ato duhej të ndalonin në mesnatë. Xhabir Deralla nga Qendra për Liri për televizionin Alsat thotë se nga pjesë të ndryshme të vendit vijnë informacione për një aktivitet të shtuar të aktivistëve partiakë, të cilët po përgatiten për ditën e nesërme të zgjedhjeve. Megjithatë, atmosfera mbetet kryesisht e qetë, pa incidente serioze, shton ai. “Gjithashtu, vëzhguesit tanë afatgjatë nga i gjithë vendi raportojnë se ka një aktivitet të shtuar të aktivistëve partiakë, kryesisht bëhen përgatitje për ditën e…
Asambleja Parlamentare e NATO-s i ndanë Presidentes Osmani Çmimin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar sot me Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një vlerësim që nderon lidershipin, kontributin dhe angazhimin e grave që kanë avancuar paqen, sigurinë dhe demokracinë në vendet e tyre dhe në mbarë botën. Duke e pranuar këtë çmim, Presidentja Osmani u shpreh se ky është “një nder i veçantë dhe një çmim që i dedikohet popullit të Kosovës, e në veçanti të gjitha grave të Kosovës, atyre që me guxim, dinjitet e…
Një vajzë 22 vjeçe që po qëndronte në një konvikt në Shkup, pa denoncuar në polici një rast, ku ka raportuar se ajo është fotografuar deri sa po bënte dush, përcjell TV21. Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit, ndërsa deri tani është ndaluar një person. “Më 16.10.2025, në orën 20:10, në SPB Shkup, një vajzë 22-vjeçare nga Prilepi, e cila qëndronte në një konvikt studentor në zonën e Karposhit, raportoi se rreth orës 17:00 të së njëjtës ditë, ndërsa po bënte dush, kishte vënë re një telefon mbi paravanët. Sipas raportit, A.M. (22) nga Bogdanci…
Arrestohet personi që gjuajti me revole pas ndeshjes Serbi-Shqipëri Është arrestuar në Bujanoc të Serbisë, nga pjestarët e xhandarmerisë serbe, personi me iniciale V.A. (I lindur ne vitin 2002) që dyshohet të ketë gjuajtur me revole pas ndeshjes Serbi-Shqipëri. Tanimë i arrestuari dyshohet se me këtë akt, ka kryer vepër penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. Dyshohet se pas ndeshjes se futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë, më 11 tetor, ai ka gjuajtur nga pistoleta (revolja), pas përfundimit të ndeshjes nga vetura në lëvizje, shkruajnë mediat serbe.
Ministria e Transformimit Digjital përshëndet vendimin e Komisionit Evropian për miratimin e lirimit të dytë të fondeve për Republikën e Maqedonisë në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor, në një shumë totale prej 16 milionë eurosh, transmeton Portalb.mk. Si[ thuhet në kumtesë, Komisioni Evropian, në kuadër të vlerësimit të vet teknik, konstatoi se katër reforma janë realizuar me sukses, prej të cilave tri janë në fushën e transformimit digjital, edhe atë: Miratimi i Ligjit për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit, i cili është plotësisht i harmonizuar me direktivën evropiane për sigurinë kibernetike (NIS2); Miratimi i…
Me ardhjen e stinës së ftohjeve dhe gripit, shumë prej nesh përdorin vitaminë C, mjaltë, limon apo xhenxhefil për të ndihmuar sistemin imunitar. Por ekspertët thonë se nuk është aq e thjeshtë sa të marrësh një ushqim apo suplement të vetëm për të qenë i shëndetshëm Dr. Jenna Macciochi, imunologe dhe autore e librave, thotë se rreth 70 për qind e mbrojtjes së trupit ndaj sëmundjeve vjen nga zorrët, dhe kjo mbështetet në një ushqim të ekuilibruar, me shumë lëndë ushqyese, jo vetëm një vitaminë apo mineral të veçantë. Ajo shpjegon se: “Vitaminat C, D, A dhe mineralet si zinku,…
Tre persona kanë vdekur dhe rreth 80 të tjerë janë lënduar pasi një autobus ka devijuar nga rruga në mes Sremska Mitrovicës dhe Jarakut të Serbisë. Sipas Tanjugut, 35 prej të lënduarve janë shtruar në spital për ndihmë mjekësore, të cilët ishin punonjës të kompanisë “Healthcare”. Një nga 35 të lënduarit që janë pranuar në spital, sipas mjekut Millan Mandiq, është në gjendje kritike, ndërsa pjesa tjetër e të lënduarve janë në gjendje të qëndrueshme.
Një diskutim është hapur në rrjetet sociale rreth dallimit mes çmimeve të të njëjtave produkte midis Maqedonisë dhe jashtë vendit, pasi një përdorues i Twitter-it tregoi përvojën e tij duke blerë atlete Nike. Në postim, ai thekson se në Selanik i njëjti model kushton 81 euro, ndërsa në Shkup – deri në 12,999 denarë (rreth 212 euro). “Atlete Nike Selanik 81 euro, të njëjtat atlete Shkup 12.999 denarë. Tani imagjinoni sa po na zhvasin këtu. Mund të shkoni në Selanik – të pini një kafe në port – dhe prapë të keni kusur për të kthyer!”, shkroi ai dhe shkaktoi…
