Autor: Suad Avdiu
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, dalja në Kumanovë deri ora 17 është 35,16 për qind. Kryetarja e KKZ Kumanovë, Kristina Cvetkovska, informoi se procesi po zbatohet pa pengesa. Të drejtë vote kanë 94.041, me çka Kumanova është komuna me numër më të madh të votuesve, të cilët do të votojnë në 164 vendvotime. Në komunën e Likovës, votimi zbatohet pa pengesa, informoi kryetarja e KKZ-së, Ajshe Demiri. Sipas KSHZ-së, deri ora 15 dalja është 34,81 për qind. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në komunën e Likovës ka 26.362 votues, të cilët votojnë në 36 vende.
Dy persona janë arrestuar ndërsa pesë janë thirrur në bisedë informative në polici në lidhje me veprën penale blerje të votave gjatë zgjedhjeve. “Në orën 09:00 në rrugën ‘Dabinqka’ në Prilep, zyrtar policor nga Prilepi në lidhje me veprën ‘blerje të votave gjatë zgjedhjeve’ kanë privuar nga lirai B.H (72) dhe D.S (36), që të dy nga Krusheva. Në lidhje me të njejtën ngjarje, në stacionin policor Prilep janë ftuar edhe S.A (28), M.A (31), SH.A (40), D.A (22) dhe Xh.A (36) nga Krusheva me vendndodhje në Prilep”, thonë nga MPB, përcjell SHENJA. Poashtu janë regjistruar disa denoncime për agjitim…
Sipas informacioneve të marra nga prokuroritë publike në mbarë vendin, dita e sotme e zgjedhjeve lokale 2025 po zhvillohet përgjithësisht qetë dhe pa shkelje të mëdha të procesit zgjedhor, njofton Prokuroria Publike e Shtetit. Që nga hapja e vendvotimeve në mëngjes, në prokuroritë publike dhe në adresën elektronike zyrtare izbori@jorm.mk nuk janë raportuar incidente apo parregullsi në vendvotime që do të kishin elemente të veprës penale. “Një prokuror nga Prokuroria Publike e Strumicës është njoftuar gojarisht për fletëvotime të shtypura gabimisht në komunën e Novo Sellës dhe është zhvilluar bisedë lidhur me rastin. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është informuar që ta zëvendësojë materialin, por…
Raundi i parë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet nën vëzhgimin e 1,451 vëzhguesve, përfshirë 807 vendorë dhe 644 ndërkombëtarë, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Numrin më të madh të vëzhguesve ndërkombëtarë e ka ODIHR-i i OSBE-së, me 524 vëzhgues, pasuar nga ambasada e SHBA-së me 30, Parlamenti Evropian me 12, Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës me 10, dhe ambasadat e Kosovës, Shqipërisë, Turqisë, Francës, Britanisë, Holandës dhe Hungarisë, me përfaqësues në numër më të vogël. Nga organizatat vendore, më e madhja është Shoqata “Zgjohu” – Shkup me 549 vëzhgues, ndërsa pjesë e monitorimit janë edhe…
Jehona e votuesve deri në orën 13:00 është 20,12%, shkruan Alsat. Kështu ka bërë të ditur KSHZ, përmes konferencës për media të mbajtur në orë 13:30.
Pasi kreu votimin, kandidati për kryetar të Çairit Izet Mexhiti, është prononcuar për media. “Z. Mexhiti, është përmendur se në rast se fitojnë kundërshtarët tuaj politik, mund të kërkojnë edhe zgjedhje të jashtëzakonshme në nivelin qendror”, ishte pyetja e Bellagoshit për Mexhitin. Mexhiti u shpreh: “Unë edhe njëherë uroj mbarëvajtje të procesit të përmbyllet kështu si festë. Kur t’i shohin rezultatet, janë të njohur që i ndërrojnë qëndrimet dhe me ua përmend zgjedhjet qendrore do të ikin fare”, ishte mesazhi i tij drejtuar kundërshtarëve politik. Përballë tij në garën për Çairin, do të jetë Bujar Osmani nga koalicioni AKI,…
Qytetari nga Kumanova tha se edhe në të kaluarën ka qenë i zhgënjyer, por e njëjta po ndodhë edhe në këto zgjedhje, shkruan TV21. Siç tha ai, shpreson për më mirë dhe shtoi se duhet të kishte lista të përbashkëta të shqiptarëve. “Me thënë të drejtën, deri tani kemi qenë të zhgënjyer prej këtyre zgjedhjeve dhe kësaj radhe e njëjta vazhdon. Të shohim nëse do të bëhet më mirë, po të kishte qenë një listë e përbashkët e gjithë shqiptarëve, do të kishte qenë më mirë”.
Votimi në dy vendvotime, një në Kumanovë dhe një në Shtip, po zhvillohet pa përdorimin e pajisjeve për identifikim biometrik për arsye objektive dhe teknike, njoftoi kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Boris Kondarko, në konferencën për media të mbajtur sot. Në Kumanovë, në vendvotimin nr. 1133, ku janë të regjistruar 12 votues, votimi ka vazhduar me spërkatës dhe llambë UV, pasi për shkak të mungesës së energjisë elektrike, ekipet e EVN konstatuan se ndërhyrja do të zgjaste së paku një orë e gjysmë. Një vendim i ngjashëm është marrë edhe për vendvotimin nr. 2271 në Shtip, ku janë të…
Një studimi të ri ka konfirmuar se një analizë gjaku mund të zbulojë më shumë se 50 lloje kanceri. Rezultatet e një prove në Amerikën e Veriut tregojnë se testi mundi të identifikonte një gamë të gjerë kanceresh, nga të cilat tre të katërtat nuk kanë asnjë formë të programit të shqyrtimit. Më shumë se gjysma e kancereve u zbuluan në një fazë të hershme, ku ato janë më të lehta për t’u trajtuar dhe potencialisht të shërueshme, shkruan BBC. Testi Galleri, i prodhuar nga firma farmaceutike amerikane Grail, mund të zbulojë fragmente të ADN-së kanceroze që janë shkëputur nga një…
Nën moton “S’ka paqe pa çlirim”, të shtunën më 18 tetor në Shkup, u mbajt një marsh protestues në solidaritet me popullin palestinez dhe kundër vazhdimit të okupimit dhe gjenocidit në Gazë. Marsh, i organizuar nga iniciativa “Të gjithë për Palestinën” filloi para monumentit “Simfonia e Paqes” (përballë gjimnazit “Josip Broz Tito”) dhe vazhdoi deri te ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Organizatorët e kësaj iniciative theksuan se kjo protestë është e përqendruar në nevojën për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë, të bazuar në liri, drejtësi dhe përgjegjësi — dhe jo në një armëpushim sipërfaqësor…
