Autor: Suad Avdiu

Njëri nga krerët e koalicionit VLEN, Arben Fetai, gjatë tubimit përmbyllës të fushatës në qytetin e Tetovës, deklaroi se është kthyer nga Belgjika për të kontribuar në ndryshimin e gjendjes politike dhe shoqërore në vend, dhe jo për përfitime personale, raporton SHENJA. “Unë u ktheva nga Belgjika sepse nuk mund të rrija larg. Duke parë se si populli ynë po zhgënjehej çdo ditë. Nga ata që e trajtuan pushtetin si pronë personale. Nuk erdha as për karrige, as për karrierë, por u ktheva për ndryshim. Sepse besoj se njeriu duhet të kthejë diçka pas, kur vendi i tij ka nevojë…

Read More

Në lidhje me organizmin e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, Policia garantoi proces të drejtë dhe demokratik. Policia theksoi se po ndërmerren vazhdimisht masa dhe aktivitete për zgjedhje të sigurta, transmeton Portalb.mk. “Në përputhje me vlerësimet e bëra dhe planet e përcaktuara në ditën e zgjedhjeve, nëpunësit policorë do të jenë të pranishëm pranë vendndodhjeve të vendvotimeve, si dhe në pikat kyçe të trafikut, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe zbulimin në kohë të shkeljeve të mundshme të rendit dhe qetësisë publike”, premtoi Policia e Maqedonisë së Veriut. Policia kërkoi nga qytetarët dhe partitë politike të bashkëpunojnë në mirëmbajtjen…

Read More

Kryeqyteti i shqiptarëve u vesh sot për orë me radhë me ngjyrat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qytetarë nga të gjithat trevat shqiptare u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në protestën për mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-liderëve të saj që mbahen në qelitë e Hagës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Flamujt kuqezi mbushën sheshin kryesor të Tiranës, me protestuesit që mbanin në duar pankarta me thirrje kombëtare dhe për lirimin e ish-drejtuesve të UÇK-së. Mes protestuesve kishte familjarë të luftëtarëve të rënë në këtë luftë, ish-luftëtarë dhe vetë djali i ish-presidentit të…

Read More

Pas deklaratës publike të kryetarit të Komunës së Butelit, Daeko Kostovski se gjatë hutbes së sotme tmë mbajtur nga hoxha i xhamisë në Butel 2, ku sipas tij, “u bënë thirrje politike që shqiptarët të mos e votojnë atë për shkak të përkatësisë së tij etnike si maqedonas”, ka reaguar imami i Xhamisë së Butelit 2, Bedri Lika. Lika me një letër të hapur drejtuar Kostovskit ka theksuar se fjalimi i tij në hutben e së premtes nuk kishte karakter politik, por moral dhe shoqëror. “Me gjithë respektin e duhur për funksionin që ushtroni, ndjej detyrim moral dhe njerëzor të…

Read More

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën që po zhvillohet sot në Tiranë në përkrahje të UÇK-së dhe të burgosurve në Hagë, duke theksuar se qëndrimi i tij është parimor dhe jo politik.“Duke i dhënë mbështetje kësaj proteste, vetëm për arsye parimore, uroj që ajo të mos përvetësohet nga parti dhe figura politike, që edhe atë protestë duan ta vënë në funksion të fushatave elektorale”, ka shkruar Ibrahimi. Ai ka theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është krenaria e gjithë shqiptarëve dhe nuk duhet të përdoret për interesa partiake. “UÇK-ja është krenaria…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga Tirana, tha se protesta në Tiranë është mbarëkombëtare.Ahmeti u shpreh se sot po përjeton një emocion shumë të veçantë. “Kjo është një protestë mbarëkombëtare, sot bashkë me bashkëkombasit tanë në Shqipëri të cilët kanë qenë përherë bashkë me ne në ditë të vështira, nga Gjirokastra, deri në Shkodër, Kukës, kanë hapur të gjitha dyert dhe sot kam një emocion të veçantë se kjo protestë për drejtësi, që të gjithë jemi UÇK, mbahet në sheshin “Skenderbe”, mu në kryeqytetin e Shqipërisë, aty ku kanë vepruar të gjithë këta heronj dhe shumë të…

Read More

Kandidati për kryetar komune të Strugës, dr Arsim Dalipi, në një konferencë për shtyp ka hapur nje sfidë ndaj kundërkandidatit të tij, duke e ftuar që të pranojë publikisht një garë të ndershme dhe të pranojë rezultatin e 19 tetorit. Në fjalimin e tij, Dalipi theksoi se gjatë fushatës është vërejtur një atmosferë e qartë kontrasti mes dy kampeve, siç tha ai, “nga ana jonë besim, eufori dhe frymë në çdo cep të Strugës, ndërsa nga ana tjetër frikë dhe vetmi nga humbja e sigurt.” “Ai zgjodhi pushtetin, unë zgjodha popullin. Ai shkon me para e asfaltime në kohë fushate,…

Read More

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka reaguar pas hutbes së mbajtur nga hoxha i xhamisë në Butel 2, ku sipas tij, u bënë thirrje politike që shqiptarët të mos e votojnë atë për shkak të përkatësisë së tij etnike si maqedonas. Përmes një reagimi publik, Kostovski thekson se predikimet fetare nuk duhet të përdoren për fushatë politike dhe liston disa nga projektet e realizuara në këtë komunë, të cilat, siç thotë ai, janë për të gjithë qytetarët pa dallim etnie. Reagimi i plotë: Dua personalisht ta përshëndes hoxhën e xhamisë në Butel 2. Dua t’i them vetëm disa…

Read More

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kandidatët për kryetar të Komunës së Çairit — Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN dhe Bujar Osmani nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) — e përmbyllën garën me prezantimin e vizioneve të tyre për zhvillimin e komunës. Izet Mexhiti theksoi se Çairi po modernizohet me standarde të reja urbane, duke përmendur projektet e reja infrastrukturore që po realizohen në terren. “Po ndërtojmë rrugë të reja, ndriçim publik, kanalizime dhe trotuare të sigurta për qytetarët. Po ashtu, është në proces zgjerimi i bulevardeve ‘Cvetan Dimov’ dhe ‘Mit’hat Frashëri’,” deklaroi Mexhiti. Ai nënvizoi edhe investimet në…

Read More