Autor: Suad Avdiu

Në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2025, numri i fletëvotimeve të pavlefshme në zgjedhjet lokale në Maqedoni është në rritje, me një rritje veçanërisht të theksuar në ciklin e fundit zgjedhor. Në vitin 2017, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetar komunash u regjistruan 45.551 fletëvotime të pavlefshme. Ky numër u ul në vitin 2021, kur u regjistruan 19.127 fletëvotime të pavlefshme për kryetarët e komunash, por në të njëjtën kohë kishte 37,959 fletëvotime të pavlefshme për listat e këshilltarëve. Në zgjedhjet e fundit të së dielës, numri i fletëvotimeve të pavlefshme u rrit ndjeshëm. Në…

Read More

Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti ka deklaruar se zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut kanë tejkaluar kuptimin e një gare komunale, duke u shndërruar në një referendum për ndryshim dhe legjitimitet politik në kampin shqiptar. “Normal që bashkë me qytetarët kemi festuar deri në orët e mëngjesit. Është fitore e madhe, sidomos në këto zgjedhje të cilat nuk ishin vetëm zgjedhje lokale, por shumë më tepër, ishin një betejë për legjitimitetin, një lloj referendumi,” deklaroi Mexhiti në “Ora News”. Ai theksoi se Çairi dhe Tetova ishin epiqendrat e…

Read More

Presidenti bullgar Rumen Radev i bëri thirrje Hungarisë që ta bindë Maqedoninë të bëjë ndryshime kushtetuese, të cilat, sipas tij, janë të nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton BGNES, transmeton Portalb.mk. Radev tha se diskutoi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së me presidentin hungarez Tamas Suljok. “Bullgaria mbetet motori i këtyre proceseve dhe ne i mbështesim fqinjët tanë në rrugën evropiane. I bëra thirrje palës hungareze, e cila ka marrëdhënie miqësore në rritje me Maqedoninë, të bindë vëllezërit tanë se ndryshimi i Kushtetutës dhe konsensusi evropian janë një kusht i domosdoshëm për anëtarësim në BE”, tha Radev. Sipas…

Read More

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare “Bogorodicë” kanë kapur emigrantë, të fshehur në një kamion, përcjell TV21. Kamioni kishte targa të Kosovës, ndërsa rimorkio ishte me targa të Maqedonisë. “Shërbimi i skanerit mobil në pikën kufitare Bogorodicë zbuloi një përpjekje për kontrabandë emigrantësh, shtetas të Sierra Leone, Egjiptit dhe Guinesë Ekuatoriale. Rasti u zbulua gjatë kontrollit të një kamioni me targa të Kosovës dhe rimorkio me targa të Maqedonisë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Read More

Sot (21.10.2025) në orën 10:40 të mëngjesit, pas një raportimi të mëparshëm për një person që po tentonte vetëvrasje, oficerët e policisë nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Kumanovës së bashku me një ekip nga Departamenti Territorial i Zjarrfikësve të Kumanovës shpëtuan një person 34-vjeçar nga zona e Kumanovës, i cili u përpoq të hidhej nga “Ura e Shkëlqyer” në Kumanovë. Pas marrjes së masave, personi u bind të hiqte dorë nga qëllimi i tij, pas së cilës u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës për ndihmë mjekësore.

Read More

Komunikata e plotë e ASH-së Deklaratat e fundit të VLEN janë shprehje dëshpërimi dhe përpjekje për të fshehur dështimin e tyre të thellë në zgjedhje. Qytetarët ua kthyen shpinën për manovra politike, për mungesën e vizionit, sinqeritetit dhe lidhjet e tyre të hapura me struktura që kanë vepruar kundër interesave shqiptare. VLEN në këto zgjedhje u dëshmua se nuk ka mbështetjen e shqiptarëve. Me votat e VMRO-së ndoshta shpëtuan diku, por moralisht janë rrëzuar. Pa VMRO-në, VLEN nuk do të ekzistonte më në skenën politike. Bojkoti i censuseve në Gostivar e Vrapçisht ishte thikë pas shpine për kandidatët e tyre…

Read More

Më 20 tetor 2025, rreth orës 09:20, në rrugën rajonale Gostivar–fshati Sërmnovë, në hyrje të fshatit Llakavicë, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një personi. Automjeti i tipit Daewoo Lanos me targa të Gostivarit, i drejtuar nga T.F. (69) nga fshati Bellovisht, ka dalë nga rruga dhe si pasojë, shoferi ka ndërruar jetë në vend. Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Në vendngjarje ka kryer ekspertizë ekipi hetimor i DPB Gostivar në bashkëpunim me prokurorin publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.TS

Read More

Ish-ambasadori Andrej Zhernovski deklaron se VMRO-DPMNE ka pësuar rënie më të madhe dhe më të shpejtë se çdo parti tjetër në pushtet në historinë e pluralizmit politik në vend. “Kur i publikova këto shifra në gjysmën e parë të gushtit, Mickoski dhe VMRO-DPMNE, si dhe mediat e tyre, u përpoqën me dëshpërim ta mohonin, duke pretenduar se po i thoja gënjeshtra publikut. Por votimi i djeshëm i mohoi ata që e mohuan. OBRM-PDUKM humbi 140,000 vota, dhe diferenca midis LSDM dhe VMRO-DPMNE është ulur ndjeshëm, shkroi në Facebook politikani”, tha ish-ambasadori, Andrej Zhernovski. Zhernovski shkruan se analizat krahasuese me rezultatet…

Read More

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi në rrjetin social facebook, ka shkruar se në zgjedhjet e dielës është deligjitmuar politika e arrogancës, prepotencës, korrupsionit dhe klientelizmit. Ibrahimi thotë se të dielën janë deligjitmuar edhe krerët e AKI-së me akrobacionet e tyre politike dhe me retorikën urrejtjendjellëse, transmeton Alfax.mk “Të dielën u deligjitimua politika e arrogancës, prepotencës, korrupsionit dhe klientelizmit, e cila sa herë që ka pasur mungesë të kauzës dhe ofertës për zgjidhjen e problemeve konkrete të qytetarëve, këtë e ka mbuluar me retorikë patriotike dhe UÇK. Në të vërtetë, këtë u mundua ta…

Read More

MPB njofton se më datë 21.10.2025, rreth orës 01:30, zyrtarë policorë nga Njësia për Krim Ndërkufitar, Migracion, të Huaj – Shkup, pranë Qendrës Rajonale për Punë Kufitare Veri, së bashku me Njësinë për Policinë Ndërhyrëse të SPB Shkup, arrestuan A.Z. (30), Z.A. (26), E.S.O. (20) dhe A.U. (51), të gjithë nga Turqia, si dhe N.A.T. (39) dhe A.D.M.U. (27), të dy nga Uzbekistani, nën dyshimin për shkelje të nenit 212 të Ligjit për të Huajt dhe nenit 378 të Kodit Penal. Gjatë bastisjes në shtëpinë e A.Z., në rajonin e Çairit, e cila u krye me urdhër gjykate dhe ku…

Read More