Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Deklarata e Vuçiqit për Ibrin, SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve, pjesë e domosdoshme e procesit

12 Gusht, 2026

Trump sulmon institutin e financuar nga Sorosi: Mashtruan hapur, do ngre padi edhe ndaj kontribuuesve

12 Gusht, 2026

Rama pret Alex Sorosin në vilat qeveritare në jug

12 Gusht, 2026

E sulmoi nënën 72 vjeçe, e arreston policia

12 Gusht, 2026

E pazakontë: Nusja shkon në dasmë hipur mbi lopën e saj të preferuar

11 Gusht, 2026

Cilët të burgosur u falën nga presidentja për „Ilinden“?

11 Gusht, 2026

Rama darkon me Alex Soros gjatë pushimeve në Dhërmi

11 Gusht, 2026

Rebecca duket elegante në të bardha, por një detaj i veshjes surprizon

11 Gusht, 2026

Pse shqiptarët shkëlqejnë si individë, por rrallë si grup?

11 Gusht, 2026

Dr. Sc. Imrane Morina: MARRËVESHJA E OHRIT DHE SHQIPTARËT!

11 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 12 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Bullgaria i kërkoi ndihmë Hungarisë që të bindë Maqedoninë e Veriut t’i bëjë ndryshimet kushtetuese

Suad AvdiuBy Suad Avdiu21 Tetor, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti bullgar Rumen Radev i bëri thirrje Hungarisë që ta bindë Maqedoninë të bëjë ndryshime kushtetuese, të cilat, sipas tij, janë të nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton BGNES, transmeton Portalb.mk.

Radev tha se diskutoi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së me presidentin hungarez Tamas Suljok.

“Bullgaria mbetet motori i këtyre proceseve dhe ne i mbështesim fqinjët tanë në rrugën evropiane. I bëra thirrje palës hungareze, e cila ka marrëdhënie miqësore në rritje me Maqedoninë, të bindë vëllezërit tanë se ndryshimi i Kushtetutës dhe konsensusi evropian janë një kusht i domosdoshëm për anëtarësim në BE”, tha Radev.

Sipas Radevit, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar dialogun konstruktiv. Nuk ka informacion se çfarë përgjigjeje dha Suljok, por Radev aludoi në marrëdhëniet e mira të qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE me kryeministrin hungarez Orban në kërkesën e tij. Sipas qëndrimit të fundit të kryeministrit Mickoski, dialogu për çështjet me Bullgarinë mund të intensifikohet pas vitit të ri.

Pas takimit me Mickoskin, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, tha se topi është në fushën e palës maqedonase dhe se duhen bërë ndryshime kushtetuese për të zhbllokuar negociatat me BE-në.

Nga ana tjetër edhe eurodeputeti austriak Thomas Weitz shprehu shpresën se pas zgjedhjeve lokale, “do të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë komunitetin bullgar në Kushtetutë si pakicë”.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. RMV duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Ndryshimi kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime. 

Me kusht të ndryshimi të Kushtetutës, Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit 2022 i filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022. Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet. 

Lexuar: 5

Lajme te ngjashme

E sulmoi nënën 72 vjeçe, e arreston policia

Cilët të burgosur u falën nga presidentja për „Ilinden“?

Dr. Sc. Imrane Morina: MARRËVESHJA E OHRIT DHE SHQIPTARËT!

Zëdhënësja e Qeverisë zbulon agjendën për 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: “25 vjet dhe përtej”

Eklipsi pjesor i Diellit nesër mbi Maqedoni: Ja orari i saktë për Shkupin, Kumanovën, Tetovën dhe Strugën

Përtej Ohrit: 25 vjet nuk mund të jetojmë brenda një kompromisi

Lajmet e fundit

Deklarata e Vuçiqit për Ibrin, SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve, pjesë e domosdoshme e procesit

12 Gusht, 2026

Trump sulmon institutin e financuar nga Sorosi: Mashtruan hapur, do ngre padi edhe ndaj kontribuuesve

12 Gusht, 2026

Rama pret Alex Sorosin në vilat qeveritare në jug

12 Gusht, 2026

E sulmoi nënën 72 vjeçe, e arreston policia

12 Gusht, 2026

E pazakontë: Nusja shkon në dasmë hipur mbi lopën e saj të preferuar

11 Gusht, 2026

Cilët të burgosur u falën nga presidentja për „Ilinden“?

11 Gusht, 2026

Rama darkon me Alex Soros gjatë pushimeve në Dhërmi

11 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.