Autor: Suad Avdiu
Kandidatët e partive dhe koalicioneve tjera të cilët kanë kaluar në rrethin e dytë, akoma nuk janë kthyer në aktivitetet zgjedhore në Maqedoni të Veriut. Sipas informacioneve nga shtabet zgjedhore, aktivitetet pritet t’i fillojnë nga dita e mërkurë duke u kthyer në terren me qytetarët dhe takimet më të mëdha për prezantimin e platformave të tyre. Fushata zgjedhore në rrethin e dytë vazhdon deri më 31 tetor, më 1 nëntor fillon heshtja zgjedhore, votimi zhvillohet më 2 nëntor.
Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 14 deri në 19 gradë, shkrun Alsat.Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me kushte për reshje të shiut. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 19 gradë Celsiusë. /Alsat.mk
Kryeparlamentari Afrim Gashi, së bashku me nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve parlamentare, organizoi një drekë pune me përfaqësuesit e Programit për Mbështetje Parlamentare, të udhëhequr nga z. Robert Scott Hazlett. Në takimin mori pjesë edhe ambasadori i ri i Zvicrës, Christoph Sommer. Gjatë diskutimeve u trajtuan prioritetet e Kuvendit për vitin e ardhshëm, si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në forcimin e kapaciteteve parlamentare. Ky program konsiderohet një mbështetje e rëndësishme për zhvillimin institucional, transparencën dhe efikasitetin e punës së Kuvendit, duke kontribuar në konsolidimin e funksionimit të institucioneve demokratike.
Gërvalla paralajmëron në OKB: Mos rrezikoni edhe një luftë ballkanike, merruni me rrezikun e vërtetë
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në hyrje të fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit ka thënë se do që ta bëjë të qartë se “Kosovë e Metohi” nuk ekziston, në përgjigje të parafolësit të saj serb, Marko Gjuriq. Ajo ka theksuar se Kosova po ndjek rrugën drejt integrimit euroatlantik, por se Serbia ka drejtim tjetër drejt Rusisë. “Paralajmërimi ynë është i qartë, mos prisni gjatë, mos rrezikoni edhe një luftë ballkanike, duke u përqendruar në pyetjet e gabuara, në vend se të merreni me rrezikun e vërtetë”. “Nuk ka Kosovë dhe Metohi, ajo nuk ekziston.…
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, është shprehur i bindur në fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 2 nëntor. Përmes një postimi në Facebook, Rexhepi ka theksuar se do të vazhdojë fushatën afër qytetarëve, duke vizituar çdo lagje dhe vendbanim të Tetovës. Ai ka theksuar vendosmërinë për të mos lejuar “pazare të inxhinjeringut elektoral”, duke u zotuar për një proces të pastër dhe demokratik. “Në rrethin e dytë zgjedhor do të jemi bashkë me qytetarët në çdo lagje e vendbanim për ta rikthyer Tetovën…
Në 12 komuna të vendit, ku janë të banuara me shumicë shqiptare këshillat tani më janë definuar pa pasur nevojë për koalicione, ndërsa të disa të tjera që janë mbi 20% shqiptarë, vërehet që janë të domosdoshme koalicionet me këshilltarët të fituar nga partitë tjera, raporton Tv21. Sipas parashikimeve, VLEN do të bëj koalicione me VMRO-DPMNE në ato këshilla komunale ku nuk kanë arritur të marrin shumicën e këshilltarëve, por edhe anasjelltas sipas bashkëpunimit që janë në pushtet. Gjithashtu në Komunën e Çashkës nga 11 mandate për këshilltarë komunal 6 janë shqiptarë të AKI-së, të cilët pritet të bëjnë diferencën…
Shefi i shtabit qendror të VLEN-it dhe deputeti, Adnan Azizi, ka falënderuar qytetarët që kanë marrë pjesë në votime, ndërsa i fton të gjithë shqiptarët që t’i lënë anash ndarjet partiake dhe t’ia zgjasin dorën njëri-tjetrit. Ai thotë se këto zgjedhje ishin më korrektet dhe më demokratiket në historinë e Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia. “Të dashur qytetarë, më lejoni të ju falënderoj nga zemra për pjesëmarrjen e madhe në zgjedhjet lokale, vetëdijen e lartë qytetare dhe demokratike të cilën e dëshmuam. Qytetarët dolën të lirë, pa presione, pa shantazhe dhe pa asnjë ekces serioz në ditën e votimit…
Në katër komuna procesi zgjedhor do të përsëritet, për shkak se jo mjaftueshëm qytetarë dolën për të shprehur vullnetin e tyre të dielën. Në mesin e tyre është edhe një komunë urbane, Gostivari, në të cilat nuk arritën të dalin mjaftë qytetarëve në votime. Komunat ku nuk u përmbush kushti: Gostivar – 33.31% Mavrovë Rostushë – 30.31% Vrapcisht – 25.18% Qendër Zhupë – 21.49% Nga KSHZ-ja thanë se në këto komuna, duhet të përsëritet procedura zgjedhore. “Në këto katër komuna nuk është plotësuar census ligjor për daljen e të paktën 1/3 se votuesve të regjistruar në atë komunë prandaj përsëritet…
Më 21 tetor 2025, rreth orës 01:20, është raportuar në SPB Shkup se në bulevardin “Hristijan Todorovski-Karposh”, D.D. (19) nga Shkupi, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Si pasojë, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”. Në vendngjarje ka kryer këqyrje një ekip nga SPB Shkup, ndërsa hetimet për rrethanat e aksidentit vazhdojnë.TS
Njësia për Punë të Brendshme në Prilep ka ngritur kallëzim penal kundër D.M. (50) nga Prilepi, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Gjatë bastisjes së kryer nga nëpunësit policorë në një shtëpi të cilën e shfrytëzonte i denoncuari, është gjetur dhe sekuestruar sasi amfetamine. Policia po ndërmerr masa shtesë për dokumentimin e plotë të rastit.TS
