Autor: Suad Avdiu

Ministri i Jashtëm bullgar, Georgy Georgiev shpreson që pas përfundimit të zgjedhjeve në Maqedoni qeveria do të angazhohet për zbatimin e obligimeve të qarta të ndërmarra në vitin 2022 . Ai, në përgjigje të pyetjes së një gazetari, ministri i jashtëm bullgar tha se, për fat të keq, një nga tiparet e pakëndshme të zgjedhjeve është se mendimet dhe fjalët e politikanëve nxirren në sipërfaqe, për të cilat ata ndoshta do të pendohen më vonë. “Nuk duhet t’i mbajmë sfidat tona të brendshme politike peng të politikës evropiane dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Shpresoj që pas përfundimit të zgjedhjeve në Maqedoni, pasionet…

Read More

Në 43 komuna në Maqedoni, votimi ka përfunduar në rrethin e parë të zgjedhjeve për kryetar komunash, në 33 do të ketë një rreth të dytë, ndërsa në katër komuna rrethi i parë do të përsëritet për shkak të regjistrimit të pamjaftueshëm. Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale është 46.63 përqind, përkatësisht në zgjedhje votuan 854.620 qytetarë, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve rezultatet fillestare zyrtare të Zgjedhjeve Lokale të mbajtura më 19 tetor. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, njoftoi se sipas procesverbaleve origjinale të marra nga të gjitha KKZ-të, në 33 komuna për dy javë, më 2 nëntor, do të ketë rreth…

Read More

Mosrealizimi i censusit në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit është përgjigjja më e saktë ndaj akrobacioneve politike që për muaj të tërë u bënë në emër të shqiptarëve, por për interesa personale. Në rend të parë, kjo është përgjigje ndaj Arben Taravarit, e më pas ndaj Isen Shabanit, të cilët menduan se shqiptarët do t’i ndjekin pas në lojërat e tyre politike, duke i ndërruar parimet si të ishin monedha kusuri. Sado që mund të trumbetojnë arsye, sovrani me këtë veprim i dha një shuplakë të nxehtë politikës së ndërrimit të parimeve për interesa të imta personale. Taravari shkoi për…

Read More

Moti me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në pjesët jugore dhe lindore do të ketë kushte për reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 13 deri në 18 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 18 gradë Celsiusë.…

Read More

Rezultati i zgjedhjeve të 19 tetorit, në Komunën e Butelit ka nxjerrën tetë këshilltarë nga 19 këshilltarë sa ka gjithsej Këshilli i Komunës së Butelit. Në përbërjen e re të Këshillit, do të jenë katër kandidatë të koalicionit VLEN, katër të koalicionit AKI, nëntë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe një nga LSDM-ja dhe E majta. Këshilltarët e AKI-s që kanë siguruar ulëse në Këshill janë: Linkest Lumani, Senijat Nuhi, Fatmir Ismaili dhe Armend Murseli; ndërsa këshilltarët e VLEN-it janë: Behar Rexhepi, Usein Ramadan, Albesa Raman dhe Xhemail Zendelovski. Në garën për kryetarin e Komunës së Butelit, kanë marrë…

Read More

Në zgjedhjet e fundit lokale në Maqedoninë e Veriut, të drejtë vote kanë pasur 1 832 415 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 48.30 % e tyre.  Në numërimin e votave, në shumë komuna ka pasur edhe fleta të votimit si të pavlefshme nga qytetarët. Në gjithë Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 53 714 vota të pavlefshme. Maqedonia e Veriut në të gjitha komunat ka regjistruar 884 862 votues që e kanë shfrytëzuar këtë mundësi, ndërsa vetëm 831 149 vota dolën të vlefshme, ashtu që 6.07 përqind e gjithë votave dolën të pavlefshme. Në…

Read More

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ishin konkurruese, të qeta dhe të mirëorganizuara, por të prekura negativisht nga mangësitë ligjore dhe polarizimi politik. Misioni vëzhgues i ODIHR-së ka konstatuar në raportin fillestar se boshllëqet ligjore sjellin mangësi edhe në mbikëqyrjen e financimit të fushatës, kurse janë raportuar edhe blerje votash, presione dhe frikësime. Perceptimi për nivelin e korrupsionit, mbetet i lartë. “Ndonëse nuk shkelën ligjin, kryetarët e bashkive dhe zyrtarët e lartë qeveritarë përuruan, vizituan ose promovuan projekte investimesh dhe infrastrukture si para ashtu edhe gjatë periudhës zyrtare të fushatës, duke minuar mbrojtjet ligjore që parandalojnë keqpërdorimin e burimeve publike…

Read More

Maqedonia e Veriut dje iu nënshtrua zgjedhjeve lokale. Atje, shënoi fitore absolute VMRO-DPMNE. Partia do të ketë kryetarë komunash në 30 nga gjithsej 80 komuna, dhe pret që në rundin e dytë të fitojë edhe në rreth 20 të tjera, përfshirë edhe qytetin e Shkupit. “Premtuam fitore, kemi fitore”, deklaroi kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Mickoski gjithashtu konfirmoi se nuk ka ndërmend të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pavarësisht insistimit të opozitës nga BDI, dhe theksoi se “politikat e etnocentrizmit janë mposhtur.” Opozitarja LSDM pësoi edhe një humbje pas zgjedhjeve të vitit të kaluar – atyre parlamentare…

Read More

Për shkak të shkeljes së heshtjes zgjedhore në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale 2025, dhe bazuar në raportet nga monitorimi i kryer mbi prezantimin mediatik zgjedhor,   Këshilli i Agjencisë, në seancën e sotme të 15-të, ka vendosur inicimin e procedurave kundërvajtëse kundër TV 24 Lajme dhe TV Vistel, kumtuan nga Agjencia për shërbime mediatike, audio dhe audiovizuele. Siç shpjegojnë nga atje, të dy televizionet më 19 tetor gjatë raportimit gjatë ditës së dytë të heshtjes zgjedhore, kanë transmetuar deklarata nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski bartës i funksionit në një organ qeveritar. TV Vistel në dy raste…

Read More

Kumanova shkon në balotazh. Nga gjithsej 8 kandidatë për numrin një të kësaj komune, Maksim Dimitrievski nga Lëvizja ZNAM dhe kandidati i pavarur Goran Stojkovski arritën të sigurojnë numrin më të madh të votave dhe do të garojnë sërish në raundin e dytë të zgjedhjeve më 2 nëntor. Nga numërimi i deritanishëm i votave,  Dimitrievski arriti të sigurojë 38.04 për qind, ndërsa Stojkovski 13.86 për qind të votave.  Dimitrievski mbrëmë gjatë shpalljes së fitores u shpreh i bindur se në rrethin e dytë do të dal si fitues. “Dua ti falënderoj të gjithë kumanovarët që dolën në këto zgjedhje dhe…

Read More